U përurua në Vuthaj Qendra e Kulturës

Kultura

U përurua në Vuthaj Qendra e Kulturës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 gusht 2017 Në ora: 08:49
U përurua në Vuthaj Qendra e Kulturës

Një  investimi  prej 129 mijë euro, e 176 familjeve vuthjane që e përkrahen këtë vepër për vendlindjen , pra mërgimtaret e këtij fshati që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kryesisht por edhe atyre në vendet e Evropës, e Kanda e Australi. 
 
VUTHAJ : Në fshatin Vuthaj të trevës shqiptare në Mal të Zi, Plavë e Guci, dje me një solemnitet të rastit është përuruar Qendra e Kulturës, një  investimi  prej 129 mijë euro, e 176 familjeve vuthjane qe përkrahen këtë vepër për vendlindjen , nga mërgimtaret e këtij fshati që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kryesisht dhe atyre në vendet e Evropës,

Në praninë e dhjetra Vuthjanëve, kryesishtë të një numëri të madh,  të atyre që kishin ardhur për pushime nga SHBA, dhe Europa,  shiritin e përurimit e preu regjisori nga Prishtina, me prejardhje nga Vuthaj, Isa Qosja dhe në emër të akademikut Rexhep Qosja, moderatoria e kësaj ceremonie,  lexoi një letër përshëndetse, meqëse akademiku për arsye shendetësore  nuk mund të ishte prezent.

Akademik Rexhep  Qosja në përsahendetjen e tij, e quajti ketë investim vepër patriotike dhe rrëfim të atdhedashurisë të vuthjanëve në disaporë, sidomos atyre në Shtetet e Bashkuara, të cilët sipas tij ndër vite janë shquar për kontributin e tyre historik, për çështjen kombëtare.

Në përurim foli edhe pasardhësi i patriotit Jakup Ferri, profesor Naser Ferri, i cili me këtë rast i dhuroi kësaj qendre një korrnizë të madhe me një fotografi të vjetër të Jakup Ferrit me luftëtarët vuthjanë gjatë luftës në këto anë për pavarësi dhe bashkim kombëtarë.

Profesor Naser Ferri, gjeti rastin gjithashtu të i përgëzoi Vuthjanët, për ketë vepër duke uruar që Qendra e Kulturës të ketë sa më shumë gëzime.
Duke ua uruar  vuthjanëve: "E gëzofshi Shtëpinë tuaj të Kulturës! ",njëri prej iniciatorve kryesorë për grumbullmin e mjeteve fininciare nga SHBA, veprimtari nga Nju Jorku, Esad Gjonbalaj, tha se :" Qendra e Kulturës në Vuthaj do të përdoret si vend për ngjarje kulturore,si  pikë takimi edhe për tubime të ndryshme, festa apo të pame për vdekje, ku poashtu do t’i ndërtohet dhe morgu në të ardhmen, dhe kompletimin e kësaj qendre në një qender multifunksionale".
 
Më pas ai dhe bashkëvendasi i tij Vesel Qosja, dy veprimtarët që e bënë të mundur ketë investim, ndër të tjera falënderuan të gjithë ata që dhuruan nga buxheti i tyre, për ndërtimin e kësaj qendre që ndërtohet me kontributin financiar të Vuthjanëve në SHBA dhe Europë

Ceremonia, e përurimit solemn i Shtëpisë së Re të Kulturës në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë, e cila filloi datën 2 Gusht 2017 duke filluar në ora 11:30 paradites, u shoqërua me një program të pasur artistik, me këngë e valle nga kjo trevë,në oborrin dhe mejdiset e brendshme të qendres së kulturës, prej grupit të djemve e vajzave të valltarve nga Ansambli "Maja e Karafilit".

Këtë  vit në Vuthaj, me ardhjen masive të Vuthjanëve nga Amerika dhe Europa, pati disa zhvillime te reja ku përveç festivalit që zgjati tri ditë, gjithashtu, janë peruruar edhe dy  shtëpi  të  reja  të  ndërtuar këto me kontributin financiar  të Fondacionit “Plavë – Guci” me seli në New York për familjet në  nevojë.

Gjithashtu, është  përmovuar  edhe emisioni kulturor “Bukuritë natyrore dhe vlerat kombëtare shqiptare në Plavë-Guci..  Fondacioni “Plavë-Guci”  ka financuar dhe ndertuar dy shtepit per bashkatdhtaret Haxhi  Goçaj, Vuthaj dhe Zef  Vukaj, Gerçar.  

Shtëpia e Kulturës në Vuthaj, u ndërtua fal kontributeve të vuthjanëve ne mërgim, dhe fal angazhimit të të këtyre atdhetarëve të devotshëm dhe të përkushtuar qe gjithnjë dhuruan dhe dhurojnë pa hezitim për ceshtje kombëtare.

Shtëpin e Kulturës ne Vuthaj, u ndërtua me punën e mire qe ka bere kompania e përzgjedhur Aljor Projekt ne këtë objekt dhe projekt te diasporës për vendlindjen.. 

Kjo qendër u përurua në këto ditë të para të muajit Gusht, edhe për faktin se në këtë muaj Vuthajt mbushen përplot me vuthjanë të ardhur me familjet e tyre nga diaspora, si  çdo vit në  Vuthajt e Plavë-Gucia, ku ata u lindën dhe u rritën  rriten në këto anë me një bukuri të rallë natyrore.

Ky projekt kulturor humanist thonë se kap shifren 129.000 USD, ka 416 m2 sipërfaqe, janë dhjetra shqiptar atdhetar, kryesisht nga Amerika që kanë dhanë kontributet e tyre, ndaj më duket sikur kjo Shtëpia e Kulturës "Vuthaj" do të thirret ndryshe edhe "Shtëpia e të gjithë Vuthjanëve dhuruar nga bashkëvendasit e tyre nga Amerika".

Ndaj si tha edhe vetë veprimtari i dalluar në SHBA, z Esad Gjonbalaj, ;"Dëshirojmë tani  që të nisim edhe nga mobilimi tërësor i saj i brendshëm me mjete e objekte cilësore e të nevojshme të jetë model në funksionimin e saj për kulturën shqiptare në Vuthajt krejtësisht shqiptar, të jetë "Një Amerikë vuthjane" e vërtetë në këtë truall shqiptar".

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat