Një jetë për artin dhe kulturën e kombit

Kultura

Një jetë për artin dhe kulturën e kombit

Nga: Aziz BYTYQI Më: 4 gusht 2017 Në ora: 10:31
Foto nga aktiviteti në Therandë

Kur tani vendin i jonë , i pret bashkëatdhetaret e vetë dhe muajt e pushimeve të tyre në atdhe i shpall muaj të mërgimtarëve,krijuesit e letrave shqipe,poetet dhe shkrimtaret organizojnë Manifestime Letrare për t’i promovuar veprat e tyre në atdheun e përmalluar të tyre.Në qytetin e Therandës në këtë qytet të lashtë e të kultures nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “PAPA KLEMENTI XI” , të Suedisë është prezantuar me botime të reja të librave, si : Pjesa  e 7 dhe 8 “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi nga SHSHASH “Papa Klementi XI”,Suedi dhe libri i autorit Hysen Ibrahimi vepra 2 “Arsimi Shqip në Suedi” .  në kuadër të së cilës u bë edhe promovimi i librit “Trimat e Dardanisë”,të autorit Remzi Basha në Qendren e Rinisë në Shtëpin e Felbachut ne Therand.

Autori në fjalë ishte larguar që nga vitet e 90-ta i cili ishte i përndjekur nga regjimi sllavo – serb.Remziu pothuajse tërë jeten u mor me organizime për çështjje kombetare që Kosova një ditë ta fitoi lirin.Ai ishte kryetar i LDK-së në Suedi,ishte njëri ndër organizatoret e tre përqindeshit në Suedi dhe tani është nënkryetar i LDK-së në Suedi dhe nëkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Suedi.Në këtë manifestim Letrar që u mbajt në kuadër të aktivitetev “Ditët e mërgatës 2017”përpos që moren pjesë poet dhe shkrimtar po thuajse nga të gjitha trevat shqiptare,moren pjesë edhe gazetar,politikan e qytetar e një  ndër ta në këtë evenimentë shumë të rëndesishem e madhështor ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Therandes dr.Sali Asllani.

Image

Emri i krijuesit Remzi Basha është bërë tashmë i njohur në analet e poezisë , sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në megrim.Kjo letërsi , e cila tashmë quhet e diasporës , e sidomos poezia ,  ka arritur t’i  kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues . Pa mëdyshje në mesin e tyre bënë pjesë edhe krijuesi dhe poeti i njohur Remzi Basha. Ky poet me këtë  përmbledhje poezish vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjërimit  poetik në vargje.Remzi Basha është poet i lirisë , skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik, i ngarkuar me meditime filozofike , ëndrrime , përjetime të ëmbla e të dhimbëshme , dhe , siç thekson kritika letrare , vargu I tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti I shqiptarizmit në Kosovë dhe Diaspor . Libri i mire është ai që na e kultivon shpirtin duke na pajisur me një spekter mendimesh e ndjenjash të bukura.Remzi Basha është një force e  gjallë e vitalitetit shqiptar, një album meditimesh me tingujt e gjallë të shqiptarizmit në diasporë.Ai dëshmon se e ka përvetsuar tekniken e artit  dhe historinë , duke e ndjerë gjuhën shqipe si një xeheror të florinjët për të krijuar vlera të reja.Poeti është mbret që e kupton letërsinë si një ansambël meditimesh sociale,patriotike dhe filozofike.

Fillimisht hapja e promovimit të librit “Trimat e Dardanisë” e hapi moderatorja e Radio Televizionit të Kosovës duke e ftuar të parin e qytetit të Therandës dr.Sali Asllanin ta marrë fjalën.Para të pranishmëve kryetari Asllani tha se:Neve sot ndjehemi shumë të gëzuar kur me ardhjen e bashkëatdhetarëve tanë nga mërgata në atdhe e sidomos të krijuesve që jetojnë në mërgat të cilet veprat e tyre i promovojnë në atdheun e tyre me vëllezërit e tyre iu uroj suksese për kontributin e tyre, që kontributi i tyre ishte në qdo kohë e veqanërisht i Remziut , dhe njëherit autorit i dëshiroj suksese dhe jetë të gjatë duke shpresuar se ky do na sjell edhe shumë e shumë titujsh libra që të pasuroj thesarin e dijes në bibliotekat tona.

Pas fjalës së kryetarit me kumtesen e tij para të pranishmëve u ftua bashkëatdhetari nga Suedia,shoku I idealit që vepruan me Remzi Bashen,babai I këngëtarit tonë të mirnjohur Bleros ,z.Bajram Muharrem Bistrica.Fillimisht I pershendeti të gjithë të pranishmit e në veqanti kryetarin e Komunes që ishte present në këtë event të rëndësishem.Z.Bistrica tha se ky njeri i cili që nga e njof unë, pra në vitet e 90-ta në Suedi nuk u ndal kurrë për qështje të kombit tonë.unë për Remzi Bashen kamë me orë të tëra për të folur, por një gjë dua ta them se Remzi Basha lirisht mund ta quajmë dhe të shkruajmë për të ,është Hasan Prishtina i dytë.Unë nuk dua të marr kohë por njeriu I uroj suksese në jetë dhe botime tjera, titujsh libra.

Pastaj me radh doli kryetari i SHSHASH “PAPA KLEMENTI XI” në Suedi z.Hysni Ibrahimi i cili I pershendeti të gjithë të pranishmit.Neve sot po e bëjmë prezantimin e botimeve të reja, kun ë kuadër të së cilës po e bëjmë edhe promovimin e librit “TRIMAT E DARDANISE” të autorit Remzi Basha.Unë ndjehem shumë i gëzuar që anë e mbanë atdheut tim krijuesit e letrave shqipe që jetojnë në mergat, këta muaj të pushimit të tyre organizojn manifestime letrare dhe promovojn libra së bashku me vëllezërit e vet e sidomos neve kur po e promovojm librin e Remzi Bashës këtu në vendlindjen e tij në Therand.I uroj jetë të gjatë dhe suksese për punën e tij të pa ndalur.Me radhë mori fjalën profesor Rukiqi e pastaj me kumtesen e saj doli redaktorja e librit nga Berati njëherit e kryetare e Shoqatës Patriotike Qamëria ,Dega në Berat, zonja.Drita Braho Sadiku.Të nderuar motra dhe vëllezër dardan!Jamë e previligjuar sot,që vi para jush për prezantimin e librit me të fundit me poezi të z.Remzi Bashës “Trimat e Dardanisë”.Me kureshtje I kam pritur librat ku subjekti I tyre është gjithmon patriotizmi dhe atdhedashuria e shkrimtarit për Kosovën.

Me një varg Modest , ai shpalos thjeshtësinë duke I dhënë madhështi figures së heronjëve.Në poezit e tij flet shpirti,flet vargu,duke na sjell portretet të gjallë luftetarësh.Autori ka një heshje mistike por befasuese me vargun e tij kuptimplotë.Që në fillim të librit kopertina flet.Libri “Trimat e Dardanisë” është një libër me vlera të rrall pasi autori përshkruan me vertetësi figurat e heronjëve.Kjo na banë të ndjehemi krenar se jemi pasardhës  të një kombi titanesh që u rezistuam stuhive barbare,përfundoi zonja Drita Braho sadiku,duke I uruar jetë të gjatë autorit dhe suksese.Pas shumë e shumë folësve u ftua kryetarja e LDK-së në Suedi,ish deputetja e Kuvendit të Kosovës (2004-2007) zonja Qibrije Hoxha.Kam nderin dhe kënaqësin që sot para jush,para bashkëvendasëve dhe në vendlindjen e z.Remzi Bashës të ju flas rreth veprimtarisë së z.Bashës në Suedi.

Ju të nderuar bashkëvendas dhe miq të z.Bashës sigurisht se keni njohuri për jetën dhe veprimtarinë e z.Remzi Bashës,deri në kohen kur ai emigroi në Suedi.E keni të njohur se z.Remzi Basha që në rini merrej me veprimtari atdhetare dhe se ne kohen e demonstrative për Liri dhe Pavarësi të kosovës, ishte në ballë tëtyre.si pasojë e kësaj veprimtarie atdhetare,z.Remzi Basha ndiqet,arrestohet dhe denohet disa herë.z.remzi Basha ishte creator dhe udhëheqës I grevës së punëtorëve të “BALLKANIT” , n ëish Suharekë.Pas shumë fjalëve të shkruar nga kryetarja dhe ish deputetja znj.Hoxha për veprimtarin e bujshme të Remzi Bashës që nuk ndalet duke lobuar edhe në skandinavi, ajo  e uron nga zemra dhe tha krejt në fund:-është nder dhe kënaqësi për mua si bashkëveprimtare që mu dha ky previlegj që në vendlindjen e z.Remzi Bashës të bëjë këtë prezantim për këtë atdhetar dhe poet të shquar të kombit.Uroj nga zemra që të vazhdoni veprimtarin tuaj letrare sepse dashuria e juaj për Atdheun dhe njeriun është burim fundamental për kultivimin e vlerave universal njerzore e cila pasuron letërsin jo vetëm atë nacional por letërsinë në përgjithësi.

Si qdo heri mbetej në fund të marrë fjalën autori .Doli para të pranishmëve,bashkëatdhetari i jonë,njeriu i vlerave , poeti me namë Remzi Basha,I cili nga zemra I pershendeti të gjithë të pranishmit nga zemra.Z.Basha  tha se , unë ndjehem i lumtur që sot në mesin e prezantimit të librave po e bëjë edhe promovimin e librit tim mu ne vendlindjen tim ku ju më bëtë të ndihem mirë me prezencen e juaj,si dhe bashkëveprimtaret e mi që punoj e veproj në megrim janë sot me mua.Ju falenderoi nga zemra.Nga përmallimi për atdheun e tij z.Basha e recitoi një vjerrshë të tij ende pa e botuar.Në këtë eveniment aqë madhështorë të organizuar nga SHSHASH “PAPA KLEMENTI XI” në Suedi u hap edhe ekspozita  me vizatim e piktorit të bashkëatdhetarit Arbnor Tafollit , i cili jeton dhe vepron në Austri.Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë.

Pas përfundimit të pranishmëve ju shtrua një drekë solemne në njërën nga restorantet më luksoze të Therandës nga bashkëatdhetari I jonë Remzi Basha.Ku gjatë drekës e cila zgjati mbi tri orë nuk munguan recitimet e poezive , komunikimet në mes poetëve mërgimtarë me poet të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat