Eris Durmishi rrëmben tre çmime në garën ndërkombëtare të bukurisë

Kultura

Eris Durmishi rrëmben tre çmime në garën ndërkombëtare të bukurisë

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 22:51
Eris Durmishi

Me pjesëmarrjen e shumë fëmijëve nga shtetet e ndryshme të Ballkanit, Evropës dhe Botës, në qytetin Burgas të Bullgarisë, ka përfunduar Gara Ndërkombëtare Miss&Mister World 2017.

Në Natën Finale fëmijët e grupmoshave të ndryshme  prezantuan, kulturën, traditën, talentin dhe bukurinë e vendeve përfaqësuese. Djaloshi nga Kosova, 12 vjeqari  Eris Durmishi, edhe kësaj radhe triumfoi në këtë garë ndërkombatre duke rrëmbyer tre qmimet kryesore të kësaj gare.

Image

Me unanimitet të jurisë profesionale, Erisi shpallet Little Mister Evropa, Little Mister World 1-rst Runner Up dhe qmimin fotogjenik Winner Photo.

Është hera e dytë që Erisi vlerësohet me qmime ndërkombëtare në konkurse bukurie. Ai përveq bukurisë, me dinjitet perfaqësoi kulturën dhe traditën e shtetit të Kosovës, duke bërë të ndjehet krenar qdo shqiptar me sukseset e ketij djaloshi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat