Akuzat për largimin, tenori Hushi: Më sulmojnë njerëzit që kanë sindromën…

Kultura

Akuzat për largimin, tenori Hushi: Më sulmojnë njerëzit që kanë sindromën…

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 18:31
Agim Hushi

Tenori Agim Hushi i kundërpërgjigjet kritikëve të shumtë pasi statusit të ashpër të mbajtur për largimin e nga Shqipëria. Ai thekson se këto sulme vijnë nga njerëz që janë lindur me sindromën e tmerrit dhe janë që janë xhelozë për suksesin e tjetrit! Ja statusi i plotë i Hushit:

Të dashur miq! Është e pabesueshme e gjitha kjo!

Nuk mund ta besoj akoma se si një postim personal për miqtë e mi, me dashurinë dhe reagimin e natyrshëm njerëzor të kthehet në një agresion të verbër, ku mungesa e arsyes, cmira e zezë dhe instikte të një gjykimi ballkanik të hedhin baltë mbi një njeri dhe jetën e tij pa asnjë shkak ose për shkakun e vetëm se foli sinqerisht për një klasë politike që po e bënte të ikte atë dhe mijëra bij dhe bija të tjerë.

Një shoqëri që nuk ngurron të hedh baltë vetëm se ka lexuar gazetën, bile arrijnë deri aty sa që një “filozof” shkruante se kisha pështyrë atdheun megjithëse kur e pyeta ma trego ku e paskam bërë këtë mu përgjigj se nuk e kam bërë; një “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thënë që më vjen turp që jam bashkombas me hajdutët e popullit tim, paskam bërë tradhti pse më dhemb që populli im është përdorur nga politika! Po të ishte ndryshe kush e mban këtë klase politike mbi kokë? Ndërkohë mijëra e mijëra mesazhe mbushën inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjalë si t’i falënderoj.

Por do të doja që dhe ata që ndoqën turmën dhe me “mallkuan”, të rishikojnë me qetësi fjalët e mija dhe ta kuptojnë se janë fjalë që i thonë shqiptarët çdo ditë. S’do doja kurrë të zhgënjeja njeri, por s’më interesojnë fare, pasi gjithë jetën jam ndeshur me ziliqarët, cmirëzinjtë dhe njerëzit e lindur me sindromën e tmerrit kur dikush ecën me këmbët e tij dhe prek suksesin! Nuk jam unë natyrisht shkak i vrerit të tyre, as zëri im, nëse braktiset plazhi në Shqipëri, apo sepse kthehem unë të jetoj në Sydney.

Ju siguroj se fyerjet e tyre, jo vetëm që s’më thyejnë, por më lartësojnë dhe më bëjnë krenar se vërtet unë vlej…

Ndërkohë mund t’ju them se me miqtë e mij të komunitetit shqiptar këtu në Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjinë e miqve 20-vjecarë! Familja Ramadani, një familje e shkëlqyer me tradita këto dit më ka ndejtur kaq pranë dhe suporti i tyre vëllazëror më ka bërë të ndihem si kurrë më parë krenar për gjithçka kam bërë dhe arritur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat