Udhëtim nëpër trojet shqiptare: “Shqipëria e bukur- Saranda"

Kultura

Udhëtim nëpër trojet shqiptare: “Shqipëria e bukur- Saranda"

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 gusht 2017 Në ora: 21:50
Sarande

Në kuadrin e një udhëtimi të gjatë, nëpër Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare, këto ditë verë, edhe promovimi i turizmit shqiptar, të tërhqë shumë dhe të mahnit disi me ato bukuritë e rralla të saj.

Pas vizitës time në bukuritë magjepse të bregdetit Adriatik, aty ku ndahet edhe kufiri ujor shqiptaro shqiptar, në Ulqin, Tivar, dhe duke zbritur në bukurit liqenore të Prespes, dhe më pas të Liqenit të Ohërit, krye-qendren e saj Ohrin dikur shqiptar, më pas Strugën, dhe Manastirn, dhe më poshtë rrethinat e tij, rrugëtimi im vazhdoi në pjesën më të lartë dhe më fundore për nga veriu i Shqipërisë, në Plavë e Guci ku është edhe krenaria e Shqiptarisë.

Pas Vermoshit, vjen Shkodra kryeqendra shqiptare e qyterimit perendimor dhe më tej për të përfunduar si "Qershia mbi Tortë" me një vizitë disa ditore në Sarandë.

Pikërisht, në Hotel "Cocktail Dreams" një hotel fantastik , bujtes me fetesën e mikut tim të respektuar Kryetarit të Ballit Demokrat Kombëtar zotit Artur Roshi dhe që pronari i saj një bisnesmen i talentuar në fushën e turzimit, Mario, me punën e tij, ka arritur të krijojë një ambient tropikal, për turistët nga e gjithë bota, bile do të thoja duke e krahasur me Karaibet, për të vazhduar më pas me Borshin, Porto Palermon, Himarën, Dhermiun, e Vunoin deri sa të mbrrijë në Vlorë.

Dhe kështu udhëtim nëpër trojet shqiptare, po përfundon sot me Sarandën magjike e bregdetit dhe të riverës shqiptare, e cila është përplot me turistë nga e gjithë bota, por që nuk po mungon dhe truizmi patriotik, i shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedoni, dhe diaspora, sidomos nga SHBA.

Kjo është edhe fundjava e këtij udhëtimi tim të gjatë nëpër trojet shqiptare që po mbyllet në skajin më fundor të Shqipërisë, dhe pikërisht me Sarandën, që këto diteë të nxehta vere ka shënuar një bum turistësh që frekuentojnë bregdetin e Sarandës

Turistë të shumtë nga mbarë bota jan të joshur nga bukuritë natyrore dhe plazhet e pastra, dhe ka bërë atë që thonë axhensit hoteliere që edhe numri i pushuesve nga Kosova këto vitet e fundit po vjen gjithnjë e në rritje.

Shumë pushues sidomos ata nga Kosova dhe trojet shqiptare thonë axhensitë turistike janë berë besnik të frekuentimit të zonës bregdetare, ndërsa grupe të tjerë po e eksplorojnë për herë të parë, Sarandën dhe përzgjatjen e Riverës shqiptare, deri në Vlorë.

Sarandën, e kisha dëgjuar heret, mbasi disa nga fqinjët e mij - në kasollet e kashtës në kapmpin e interrnimit në Savër, (Kokali, Kalivjoti, Guveli, Buzi,Daka,Anastasi, dhe Xani, të cilët janë sot edhe miqt e mi të përjetshëm, -prej nga koha e keqe e interrnimit, ishin pikërishtë nga Sranda.

Mirëpo, për her të parë këtë qytet e kam "vizituar" si ushtar i xhenjos, kur në vend të armës na ishte besuar lopata, për mbrojtjen e vendit nga armiku, duke ngritur si "kërpurdhat" bunkierët, të cilat na thuhej në atë kohë si po i ngrinim atobunkier për tu mbrojtur ndaj rrezikut të Flotës së 6të Amerikane, e cila kishte një bazë në Greqinë fqinje..

Shfaqja e nji dokumentari natyrishtë, që ka bërë efektet e veta, tek shumë shikues, dhe sidomos tek mua që me zor po prisja të vizitoja edhe një herë Sarandën, mbas asaj shfaqje mjaft tërheqës, që i është bërë këtij qyteti në kineman “Cinema Village” në qytetin e Neë Yorkut në zonën ku ndodhen një serë kompleksesh të kinemave të njohura të qytetit.

Premiera e dokumentarit “Shqipëria e bukur – Romanca Joniane – Saranda”, ishte ashtu siç është vërtet Saranda, me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës.

Në premierën e dokumentarit “”Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, është dokumentar, të cilin ju mund të shikoni live, në se planifikoni të vizitoni vetë Sarandën, këtë “Parasjen – Paradise” e riverës shqiptare – në bregdetin e detit Jonë.

Ngado që ta vështrosh qytetin të sillen për rreth teje, pamaje të cilat nisin me qytetin e bukur të Sarandës, për të vijuar me tej me:Detin e Manastirit, mozaikët e lashtë në “dyshemen” e tij, Manastirët e Mesopotamit, Kostanin, Kishën ortodokse Saint Geroge, etj, qytetin e lashtë i Foinike, edhe kështjella e Ali Pashës, Kalaja e Lekuresi dhe ajo e Borshit si dhe kompleksit bektashian në Rusan.

Pikiatë përgjatë rrugës së re, futesh menjëherë në ujin e kristaltë, ujë i pastër si “pika e lotit”, vënde vendë edhe rërë, plazh me guraleca, shkëmbinjë të “çarë” nëpër një mori galerish në formë “Jacuzzi” natyralë, në mes të shkëmbinjëve bregdetar që rihhen nga dallgët e detit Jone.

Vizita më tej vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinjë e protokalle, dhe furta tropikale(banane ne mes te qytetit), deri sa zbret në plazhet e madhështore të Kakomes, Bunets, Borshit, etj … nga pamjet e mahnitshme të Parkut Kombëtar të Butrintit( mbrojtur nga UNESCO), Plazhet e Ksamilit, burimi i “Syrit të Kaltër” Plazhet e Borshit, deri tek një vështrim i gjatë që “bie” më poshtë në jug, në vargun e plazheve shkëmbore, “përqafuar” me njëri tjetrin përmes një bukurie tjetër përrallërore –deri në Plazhet e Qeparoit e duke vijuar deri në Qafën e Llogaras.

Kudo nga kjo vizitë dallon menjëherë dhe fare lehtë, vlerat historike e natyrore,të këtij qyteti Sarandes, ndërsa pushon pak në ndonjë lokal të cilët janë të shumtë,dhe shijonë me kete rast edhe ushqimet e pergatitura nga kuzhinat bregdetare, sidomos ato me "fruta deti", ose ka edhe te tjera lokale me ushqime dhe zakonet e traditat banorëve, bregdetar mish te pjekur ne hell dhe kukurrec.

Rënja e komunizmit, dhe hapja e Shqipërisë, i ka dhënë shumë vlera turistike Sarandës, për promovimin e këtij bregdeti me një klimë joshëse për vizitorët – sidomos atyre të turistëve të huaj, te cilet ne cdo sesion i gjen te ardhur nga vendet skandinave, gjerman e hollandez, apo nga Europa lindore, polonia , cekia, hungaria, dhe rusia, por cdo sesion gjen edhe vizitore te shumte nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare e diaspora, ku disa pej tyre kan blere edhe banesat e tyre ne Sarande.

Saranda, ka një turizim vjetor i cili fillon qysh në hapjen e sesionit të plazhit, dhe ashtu si Karaibet ose Florida në SHBA, vazhdon me turizmin gjatë gjithë vitit .

“Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda”, “një dokumentar, i cili në fakt, mbasi ju t’a shikoni patjetër që do të “fluturoni” për një moment “në mendjen” tuaj – të ngacmuar nga ndjenja që ndoshta, edhe për t’a shijuar, qoftë edhe një sesion veror edhe ju atë mrekulli që e ka krjuara natyra Bregdetin e Sarandës”.

Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur ne një shpat mali.

Gjeografia

Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë.

Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon.

Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint.

Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti Qishmë-dhe/ja - kishë nën dhe, në krye të malit të Gjashtës, në JL.

Ky emër shqip është zëvendësuar me atë grek, Sarandë, për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë greke, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun i Shqipërisë. Ky vend - tregojnë të moshuarit - dikur heret ka qenë kthyer në një vend pelegrinazhi, është trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Me kohë, pas ndërtimit të kishës sipër, ka humbur emri shqiptar Qishmëdhe, duke fituar ngarkesën e re fetare Onkezmo Qishmë dhe - Sarandë. Shizma 1041, ndarja e kishës katolike nga ajo ortodokse. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, Qishmëdhe - ja është emëri autokton që zëvendëson Onkezmus e Saranda. Ky emër ka rezistuar qysh nga koha e lashtë e gjer tani. Tregojnë se ky vakëf (Qishmëdheja) ka pasur 900 dhi malteze pëlleja. Kur mileshin dhitë lartë te kisha, qumështi do të kalonte me tubo qeramikeje poshtë në disa depo të ndërtuara qysh në atë kohë, dhe që sot po shkatërrohen me buldozera për ndërtimet pa plan, që po bëjnë qytetaret.

Demografia

Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e qytetit të Sarandës u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në rënien e komunizmit në vitin 1992. Pas kësaj date, qyteti i Sarandës kishte rritje të shpejtë së popullsisë kur shumë shqiptarë nga rajone të tjera u vendosën atje. Emrat e mëposhtme janë të njerëzve dhe familjeve që u vendosën në Sarandë deri 1945.

Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance

Historia

Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një "boom" i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije.

Saranda ne kohët e hershme

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).

Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.

Popullsia dhe qyteti në shekullin 20

Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative.

Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh.

Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë.

Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet.

Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.

Zhvillimi i qytetit në kohën e sotme

Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar.

Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera.

Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor.

Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal.

Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen tre kanale televizive lokale, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhedisa kanale televizive greke dhe italiane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat