Poezi që reflekton filozofinë e një kohe të sëmurë

Kultura

Poezi që reflekton filozofinë e një kohe të sëmurë

Nga: Isak Ahmeti Më: 7 gusht 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Libri më i ri  me poezi"Ëndërr e mërguar" i poetes ,Manushaqe Toromani, botuar më 2015, sjell një freski të re lirike në poezinë e sotme shqipe.Poezia e këtij libri ,që trajton tema dhe motive nga më të ndryshmet si:temat e fatit të njeriut,të jetës, të lumturisë, të dashurisë së njeriut etj.është shkruar thjeshtë por bukur,është shkruar me një thjeshtësi pothuaj të paimitueshme(Sadik Bejko).

Poezitë e librit "Ëndërr e mërguar "/ky është libri i tretë i poetes ,M.Toromani, të cilën pata fat të njoh, para më shumë  se dy vite,në Tiranë/, vijnë si gërshëtim i dy librave poetikë të mëparshëm.Mirëpo ligjërimi poetik në librin e tretë  është gjithsesi më i saktësuar,më autentik, më i latuar, më i përkryer.

Libri në fjalë është strukturuar në gjashtë cikle:

I.QYTETI I LAGUR

II.DUA TË TË DUA

III.KARPE DIEM

IV.VENDLINDJA

V.BUZA QESH SYRI QAN 

VI.RRUGË PA KTHIM.

Librit në fjalë i paraprin një shkrim mjaft përmbajtësor dhe vlerësues :Dy fjalë(fq.3-5),i shkrimtarit,Sadik Bejko, vrojtues i fenomeneve letrare  dhe njëri nga përcjellësit më fanatikë të zhvillimeve të letërsisë shqipe.Në jetën e metropolit-shkruan Bejko- herë me punë e herë pa punë, herë "me miq e shoqëri" herë e vetmuar ,herë në dashuri, më shumë me iluzionin e një dashurie të përjetshme,të ëndërruar , në mungesën e dashurisë,herë e realizuar por dhe e zhgënjyer, heroina lirike e këtij libri(M.Toromani),ka fituar një përvojë  jete , filozofinë postmoderne të njeriut të qytetit ,njeri që duhet të jetë i pavarur  nga të tjerët, i pavarur si individ social , si psikologji, si mënyrë jetese(fq.3-4).Pas shkrimit të Sadik Bejkos , që është përmbajtësor-vlerësues dhe interpretues për poezinë e këtij libri ,vjen poezia programatike me titull:Pa adresë(fq.7),që u paraprin të gjashtë cikleve , e të cilën po e japim në tërësi për të parë dhe shijuar drejtpërdrejtë  thellësinë e mendimit dhe bukurinë e fjalës poetike:

PA ADRESË

Jam nisur të shkoj

Po ky?

Pa adresë në xhep.

Do ndalem ndoshta diku?

S'e di !

Njeri a më pret?

Veç ëndrrën mërguar diku

Si hijen në mendje e ndjek.

Do eci 

Do endem kuturu

Xixë që natën shkrep.

Çelës

Kam ëndrrën e mërguar,

Të vetmen adresë në xhep.

Është me rëndësi të theksohet se për këtë libër ,që është përcjellë tek receptuesi, janë dhënë vlerësime të mira nga kritika letrare(Sadik.Bejko,Hyqmet Hasko,Murat Gecaj,etj.).Kështu ,p.sh., Hyqmet Hasko shkruan se "Ëndërr e mërguar" është libri i saj i tretë ,një libër ku kurbat e figurës  dhe mendimit poetik janë ngjitur ,ku shqetësimi i poetes  është bërë më kompleks ,më ankthioz dhe më human në të njëjtën kohë.

Nata, shiu, idili, mungesa,malli, erosi,brenga ,trishtimi, ankthi , lagia (shiu ka lagur gjithçka) ,drita e akulli, zhveshja (me zhvesh me sy), këmbimi i pamjeve,imazheve ,trajtave,kohëve etj.,e bëjnë poezinë  e Manushaqe Toromanit të lexueshme  me një frymë dhe nxisin  reflektimin  e thellë rreth aktit të saj poetik.Poetja në fjalë nuk moralizon,nuk mban anë, e mira dhe e keqja këmbehen në vargjet e saj dhe bartin filozifinë e një kohe të sëmurë. ..

Krejt në fund le të theksojmë se ky libër me poezi lexohet me një frymë  dhe të krijon një kënaqësi të veçantë estetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat