Promovohet libri "Debutimi i Artë" kushtuar Majlinda Kelmendit

Kultura

Promovohet libri "Debutimi i Artë" kushtuar Majlinda Kelmendit

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 20:40
Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka promovuar librin "Debutimi i Artë", me rastin e njëvjetorit të medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, të fituar në “Rio 2016".

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik, Shasivar Haxhijaj tha se promovimi i librit "Debutimi i Artë", që është një fotoreportazh kushtuar rrugëtimit të ekipit të sportistëve të Kosovës me protagonistët kryesor Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukajn.

"Është kënaqësi shumë e madhe, ka me qenë historik për Kosovën. Më gëzon shumë fakti që protagonistja kryesore jam unë", u shoreh ajo.

E pyetur se cila është data më e rëndësishme për të, ajo e ditëlindjes apo fitores së medaljes së artë, Majlinda u shpreh se mbetet 7 gushti data më e veçantë.

Driton Kukaj, u shpreh i befasuar nga botimi i librit me fotografitë e "Rio 2016", ndërsa tha se pas kthimit nga Londra ka pasur çka të flas më shumë, pasi që siç tha ai ka pasur në duar një aset të vlefshëm, përderisa theksoi se më 2016, Majlinda ka fituar çdo titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat