Ribotime: "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878" i J.Buxhovit

Kultura

Ribotime: "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878" i J.Buxhovit

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 06:07
Kopertina e librit

Këto ditë u ribotua libri i  historianit Jusuf BUXHOVI me titull "KONGRESI I BERLINIT DHE LIDHJA SHQIPTARE 1878", studim voluminoz, 727 faqe, i  pari i llojit të tillë në historiografinë shqiptare.

Ky liber e një rëndësie të veçantë për historiografinë shqiptare që ybardh momente të rëndësishme dhe kthesa në shtetformimin shqiptar para dy shekujve, zgjoi interesim te lexuesit prandaj ishte nevojë e kohës që autori në bashkëpunim me botuesit, ta ribotojnë këtë vepër me vlera të veçanta të historiografisë shqiptare në relacion me faktorin ndërkombëtar gjatë kohëve.

Ky liber me peshë jashtëzakonisht të çmueshme historike, është fryt i punës shumëvjeçare hulumtuese të z. Buxhovi në arkivat gjermane me ç'rast thyhen shumë nga paragjykimet dhe gënjeshtrat e historiografisë së Beogradit dhe asaj të kufizuar ideologjike rreth raporteve të shqiptarët me fuqitë evropiane veçmas me gjermanët.

Në libër përfshihen edhe protokollet origjinale të Kongresit të Berlinit (në frengjisht dhe gjermanisht) bashkë me vendimet e Kongresit të përkthyer në gjuhën shqipe të shoqëruara edhe me dokumente të tjera autentik të kohës (letrat dhe peticionet shqiptare drejtuar Kongresit) të përmbledhura për herë të parë në një studim historik. E botoi "Faik Konica" - Prishtinë dhe "Jalifat Publishing" – Houston (SHBA). E.D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat