Hakerët shantazhojnë HBO, i kërkojnë 6 milionë dollarë

Kultura

Hakerët shantazhojnë HBO, i kërkojnë 6 milionë dollarë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 17:54
Javën e kaluar hakerët kanë vjedhur episodin e pa emituar “Game of Thrones” dhe e kanë publikuar në internet.

Hakerët e prezantuar me emrin “Mr. Smith“ kërkojnë miliona dollarë nga kompania amerikane HBO, pasi që kanë vjedhur skenarin e serisë së njohur televizive, e-mailat dhe dokumente të besueshme.

Javën e kaluar hakerët kanë vjedhur episodin e pa emituar “Game of Thrones” dhe e kanë publikuar në internet.

HBO nuk ka saktësuar se çfarë kanë vjedhur hakerët, por drejtori ekzekutiv i kompanisë Richard Plepler ka bërë të ditur se nuk është në pyetje vetëm një episod, por edhe pjesë të e-mailave për programin televiziv.

Sipas mediave amerikane, hakerët deri më tash kanë kërkuar gjashtë milionë dollarë për të mos publikuar të dhënat e besueshme, transmeton AP.

Hakerët pohojnë se kanë skenarin, kopjen e filmave dhe serive të pa emetuara, por edhe informacione të besueshme nga lista e të punësuarve.

Tash për tash, nuk dihet nëse HBO do të pranojë t’i paguajë gjashtë milionë dollarë për hakerët,  ose do të refuzojë kërkesën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat