Prezenca dhe përkrahja e UNESCO-s për Kosovën daton nga viti 1999

Kultura

Prezenca dhe përkrahja e UNESCO-s për Kosovën daton nga viti 1999

Neshad Asllani Nga Neshad Asllani Më 9 gusht 2017 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Menjëherë pas luftës, në nëntor të vitit 1999, UNESCO ka dwrguar në Kosovë, Z. Paolo Fontani, Specialist i UNESCO për Edukim Kualitativ. Ishte nder i madh të bashkëpunoje me Z. Fontani dhe të hartojmë së bashku projektin “Trajnimi i Mësuesve Kosovar në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” dhe të themelojmë Qendrën Kosovare për të Drejtat e Njeriut- QKDNj.
 
Themelimi i QKDNj hapi rrugë për Edukimin e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Në vazhdim UNESCO dhe QKDNj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përkthimin e kompletit të UNESCO-s, “Ushtrimi i Edukatës Qytetare”, (12 tekste/libra) material burimor i UNESCO-s për EDNj, me të cilat do të shërbehen 17 trajnerë dhe 155 mësuesë dhe drejtor të 55 shkollave fillore në rajonin e Pejës. Nga ky projekt do përfitojnë 7.000 nxënës. Misioni i Z. Fontani në Kosovë përfundoi në Qershor të vitit 2000. Sot Z. Fontani është Drejtor i UNESCO-s në Afganistan.
 
Në Korrik  të vitit 2000 UNESCO dërgoi në Kosovë, Z. Taro Komatsu, Zyrtar i Lartë për Edukim në UNMIK, bashkëpunëtor e përkrahës i QKDNj për projektet e UNESCO-s në Kosovë.

Gjatë viteve 2000-2003, QKDNj ka implementuar disa projekte të rëndësishme për EDNj:
 
“Kampi Edukativ Kalimi i Urave”, “Akademia për të Drejtat e Njeriut”,  “Dialogu dhe Përfshirja”, dhe
filmi dokumentar “Rruga prej Dhëmbjes në Shpresë” etj.

Me rëndësi të veçantë për tu cekur është botimi i librit burimor “Hapat Kosovar për Edukimin e të Drejtave të Njeriut” (autor Satu Honkala dhe Neshad Asllani) si dhe botimi i “Fjalorit Anglisht-Shqip për Të Drejtat e Njeriut”, përkrahur poashtu nga UNESCO.

Perveë projekteve në Edukimin për të Drejtat e Njeriut (EDNj), UNESCO përkrah edhe pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në "Seminarin për Edukimin e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Evropën Juglindore" organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, Tokio, Mars 2001.

Pranimi i Shkollës Fillore nga Istogu në UNESCO Associated School Project Netëork është projekt tjetër i rëndësishëm për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. 

Shpresoj këto të dhëna sadopak mund të ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në lobimin për pranimin e Kosoves në UNESCO. Bashkëpunëtorët ndërkombëtar të QKDNj, do lobojnë poashtu, pasi konsiderojnë se kjo është me rëndësi për të ardhmen e Kosovës dhe të UNESCO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat