Festa e plisit të bardhë

Kultura

Festa e plisit të bardhë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 09:49
Festa e plisit të bardhë

Në Festën e Plisit të Bardhë

Sikur të bardhët e vezës

Do të bashkohen shqiptarët

Prej Preshevës e Prevezës

 

E pse mos  t’jenë bashkë

Në këtë ditë historike

Aty ku shpaloset Plisi

I lashtësisë mitike

Image

Që të parët tanë

Këndej e matanë deti

E bartnin mbi kokë

Si kartë identiteti

 

Mbi Malin e Dajtit

Te Parku i Tiranës

Ikona e veshjes kombëtare

Në kulm të jehonës

 

Kjo nismë Bytyçase

Është me shumë thesare

Dita e 27 Gushtit

Merr ngjyrë mbarëkombëtare

 

Le të jetë në traditë

Për çdo vjet me radhë

Ta festojmë së bashku

Festën e Plisit të Bardhë

 

Sevdail Hyseni

(Kjo poezi i kushtohet nismës së  Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, për ta shpallur  “Festën e Plisit të Bardhë”, si një festë mbarëkombëtare shqiptare, e cila do të mbahet të dielën e fundit të muajt Gusht, në ditën e 27-ë,  në Malin e Dajtit mbi Tiranë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat