Fragmente jete me axhën tim

Kultura

Fragmente jete me axhën tim

Nga: Haki Bunjaku Më: 30 gusht 2017 Në ora: 08:49
Haki Bunjaku

Sa isha fëmijë i veja pas axhës tim-Salihin,i cili as nuk më thonte eja,as kthehu.

Punonte vetëm në çeljen e Lejthishtë, ku lejthia e therra si dhe kaquba i nxirrte me rrënjë.

Unë sillesha andej dhe e lakmoja për forcën që kishte. Atëherë as duhan nuk pinte dhe as ulej të pushojë.

Kjo punë e tij zgjati me disa javë,por atë vend therra e lejthia e bëri tokë buke. (Tash ajo arë është në hisën tonë, të Nezirit, por nuk e punon kush!).

Ishte, muskuloz, i fortë e trim, që prej tij s'guxonte kush me na prek.

Njëherë, axha im ishte tu shtyp pasul në lamë, kur një grue e lajmëroi se do kojshi ngucakeqë e kishin shty Xhavitin në kurpëna e thera. Ai si ke me tëfurk në dorë u fluk andej dhe i rrahi të dytë,edhe pse ishin burra.

Une shikoja nga ana tjetër e përronit dhe kur isha me të nuk disha me u tutë.

Kurrë nuk më ka ndëshkuar (rrahur), por i frikohesha!

Shkuem njëherë me kije e sajë te një arë në rrafsh në Selishtë. Unë në sajë, ndërsa ai i ngrehte kijet.

E nxuerr pasun, e ngarkoi në saj dhe u nisëm për në shtëpi. Ai para kijeve, kurse une mbas tyre me një thupër.

Kur duelëm te dardha në rrafsh te vorret tona familjare; na del para një Zenë Surdulli me pushkë në krah, milic vullnetar, dhe i thotë axhës:

Leji kijet e hajde menjëherë se kije me shkue në punë vullnetare (kështu i thonin punës së detyruar-angari)!

-Ska pritje,po zjelloi dhe u afrue me ia heç zhegrën kaut; axha shpejt e vërviti për toke, po nuk i ra, ndërsa pushkën ia gjou nja 20 metra larg në therra dhe me kije e saj shkuem te shpija.

Ai humbi dikah dhe e kishte lajmërue mikun që ta mbroi! Erdh ditën e dytë te shtëpia dhe kurrë nuk fliste për atë që ndodhte.

Po qysh nuk u frikova dhe as që ma ndjeu qoshi! Kur isha me axhën isha shumë i sigurtë dhe nuk frikohesha.

Nisa shkollën,por baba shkaku i vëllazërve nuk më thonte shko dhe as nuk më stimulonte materialisht,

Axha atëherë nuk kishte fëmijë, prandaj i tha babës:

-Nezir, le të shkojë djali në shkollë, se une fëmijë nuk kam dhe po e shes hisën teme vetëm le të shkollohet.

Kjo i shërbeu axhës për nder, ndërsa mue si stimulim moral dhe përkrahje!

Shënime shtesë:

Ky koment u bë pikërisht në tetëvjetorin e kalimit në amshim(30 gusht 2009),si shpagim për mirësitë që ka treguar ndaj familjes,e në veçanti ndaj meje!

Kjo mirësi le t'i shërbejë për mëshirë në botën e përtejme!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat