Fahrije Kllokoqi uragan malli e dashurie

Kultura

Fahrije Kllokoqi uragan malli e dashurie

Nga: Sabit Abdyli Më: 31 gusht 2017 Në ora: 11:24
Fahrije Kllokoqi

Që në fillim të shkrimeve të poetes Fahrije Kllokoqit vërehej se vargu  i saj përmban brumë qind për qind natyral e të shëndosh. Me besim në vetvete ajo vazhdoi ecjen si uragan vargut plotë elegancë e jetë, dashuri e revoltë.  Shpërtheu vrullshëm dhe brenda pak kohe botoi librin e parë "Peng i fjalës" ku dominojnë vargjet plotë dritë e thellësi shpirti. Libri u mirëprit nga lexuesit. E trimëruar me sukseset vazhdon në kërkim të përsosjes e origjinalitetit të vargut  me  aromë toke, e cila e lindi, ndërthurur me mjeshtëri tradicionalen e modernen, guximshëm e pa asnjë tabu. Rrëfen hapur, bukur, pastër e besueshëm shqip, krejt shqip. Preokupim i saj është jeta e njeriut tonë në gjithë gjeografinë shqiptare e diasporë. Tamam një uragan malli e dashurie. Mall për Shqipërinë matanë e këtej Drinit, dashuri për njeriun e gjithçka  shqiptare tonën. 

Ja sa shumë e rëndon e dhemb  shpirti  poetes për  shtëpinë që e la ditën kur u nis:

MALL

Më është ndryshkur shpirti
si ai parmaku i dyerve të vjetra
kur mbyllem për herë të fundit i lamë shkret
tri ditë me radhë qyqja këndoi ato ditë vere...
Kujtoj gjyshen time që shtrëngonte dorezën fort
Mall kam për atë tokë të bekuar
për ahishtën, kroin, fushën e malet e Qyqavicës
për dyert e mëdha të drunjta...
për parmakun e qëndresës dhe qyqen! 
Nga vëllimi "Peng i fjalës"
Fahrija Kllokoqi u lind në vitin 1968 në fshatin Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vushtrri.
U  rritë e edukua në familjen  tradicionale shqiptare. 
Për shkak kushteve ekonomike dhe represionit serb si shumë familje tjera shqiptare,  në vitin 1994 migroi në Zvicër ku edhe tash jeton.
Deri tash ka botuar këto vepra:
Peng i fjalës
Otage des mots –  në frëngjisht
Aromë burri,
Hukamë Shpirti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat