Albert Heta në Konferencën Vjetore CIMAM 2017, Singapor

Kultura

Albert Heta në Konferencën Vjetore CIMAM 2017, Singapor

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:08
Konferenca e këtij viti merret me Rolet dhe Përgjegjësitë e Muzeve në Shoqërinë Civile.

Albert Heta, drejtor artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, është ftuar të marrë pjesë në Konferencën Vjetore CIMAM 2017.

Konferenca Vjetore CIMAM 2017 do të mbahet në Singapor (10-12 nëntor), organizuar nga Galeria Kombëtare e Singaporit, me vizitat studimore në Ho Chi Minh City, Vietnam (8-9 dhjetor) dhe Jakarta dhe Yogyakarta, Indonezi (13-15 nëntor).

Konferenca e këtij viti merret me Rolet dhe Përgjegjësitë e Muzeve në Shoqërinë Civile.

Duke marrë parasysh sentimentet në rritje të nacionalizmit popullist, i cili po dëshmohet gjithandej rreth botës, dhe duke vazhuar fokusin nga konferenca e Barcelonës (Konferenca CIMAM 2016 Muzeu dhe Përgjegjësitë e tij), është imperativ që të ri-vlerësohen dhe ri-ekzaminohen rolet e muzeve, funksionet e tyre publike dhe si këto institucione i përgjigjen sfidave aktuale.

CIMAM apo Komiteti Ndërkombëtar për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern është një forum i rëndësishëm ndërkombëtar i karakterit profesional i krijuar për diskutimin e çështjeve teorike, etike dhe praktike në lidhje me mbledhjen dhe shfaqjen e artit modern dhe bashkëkohor.

CIMAM është komitet ndërkombëtar që bashkëvepron me ICOM – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (The International Council of Museums). ICOM është organizatë ndërkombëtare që përfaqëson muzetë dhe profesionistët e muzeve në botë. Që nga viti 1946, ICOM ka asistuar anëtarët të komunitetit të muzeve, të struktura në komitete kombëtare, për të ruajtur, dhe konzervuar trashëgiminë kulturore dhe për bërë të qasshme dhe për ta ndarë me të gjithë. Sekretariati i ICOM gjendet në shtëpinë e UNESCO-s, Paris.

Kontributi më i rëndësishëm i CIMAM bëhet nëpërmes Konferencës Vjetore që është një mundësi për komunikim, bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, ndërmjet muzeve, profesionistëve të arteve pamore, artistëve dhe institucioneve të tjera që merren me artin modern dhe bashkëkohor.

Qëllimi i konferencës është t’i paraprijë dhe diskutojë çështjet në raport me udhëheqjen dhe zhvillimin e muzeve të artit bashkëkohor dhe koleksioneve në gjithë botën. Delegatët e konferencës gjithashtu kanë mundësinë e privilegjuar të marrin pjesë në vizitat në muzetë më të rëndësishëm dhe qendrat e artit në qytetin mikpritës.

Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat