I njomi e i thati

Kultura

I njomi e i thati

Nga: Dibran Demaku Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:46
Dibran Demaku

Erdhën zgjedhjet ikën zgjedhjet
si gjithmonë filluan përdredhjet
 
Kush e bëri koalicionin
kush e fitoi ekuacionin
 
Koalicionet e bëra përposh
ekuacionet u dolën bosh
 
Gjashtëdhjetë-gjashtëdhjetë rezultati
për pushtet u buzëqeshi fati
 
Kush e gjen vetëm një votë
e merr pushtetin qershi mbi tortë
 
Veç pushtetin të gjithëve ua kënda
dhe s`e hanëtë bijnë brënda
 
Të gjithë bëjnë be e rrëfe
pushtetin do ta bëjmë ne
 
Veç Ramushi e Kadria
nuk largohen nga tepsia
 
I pari e kuptoi këtë Pasolli
krejt cfarë hëngri më parë e volli
 
Për realizimin e ëndrrës së tij
me Ramushin bëri krushqi
 
"Do punojmë!"-thanë për vendin
do të formojnë shpejt kuvendin
 
Do të formojnë dhe qeverinë
veç të flasin shqip nuk dinë
 
Nuk u duhet gjuha me presje e pika
atyre u duhet veç politika
 
Ty Kosovë të buzëqeshi fati
janë bërë bashkë i njomi e i thati...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat