Shteti Komb i shqiptarëve, domosdoshmëri historike

Kultura

Shteti Komb i shqiptarëve, domosdoshmëri historike

Nga: Azgan Haklaj Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:57
Azgan Haklaj

Eshtë e pamundur të studiosh historinë e një populli dhe të mos gjesh aty përpjekjet për të krijuar identitetin e vet kulturor, si një pjesë themelore e pandashme e identitetit kombëtar.

Ai përfaqëson psikologjinë e tij, përpjekjet për të ruajtur e trashëguar brez pas brezi doket e zakonet, mënyrën e jetesës.

Shndërrimi i lëvizjeve kulturore në lëvizje kombëtare, është e përsenofikuar në jetën dhe veprat e figurave më të spikatura të historisë së popujve, në levizjet shtetformuese, të cilën iluministët francezë e kanë cilësuar si levizje kombëtare.

Ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popujve janë ruajtur e trashëguar pikërisht përmes eposëve kombëtare.

Në anën tjetër, personalitetet e shquara të kulturës i kanë dhanë një identitet kaq të fuqishëm kombeve të cilave u përkasin duke tejkaluar dukshëm nga pikëpamja e kujtesës historike ,famën dhe lavdinë e udhëheqësve , politikë, ushtarakë, e parandorëve apo mbretërve të këtyre vendeve.

Gillgameshi, Vedat , Iliada e Odiseja e Homerit, Shahnameja e Firdeusit, këngët e Rolandit e Sidit apo Nibelungët, sot janë thesare te lashtësisë ,të kulturës sumero-babilonase -irakjane,të Indisë, Iranit, Greqisë, Francës, Spanjës ,Gjermanisë.

Nga koto thesare janë frymëzuar intelektualët më të shquar e figurat më të ndritura të letërsisë, arteve dhe të iluminizmit.

Askush nuk mund të tejkalojë në Angli Shekspirin, në Gjermani Gëten, në Francë Molierin, Dante Aligerin në Itali, apo Pushkinin në Rusi ,si emblema të ketyre popujve.

Ata kanë kontribut të spikatur dhe ndriçimi i veprës tyre ka lanë gjurmë të pashlyeshme.

Popullariteti që kanë fituar mbetet në kuotat maksimale, i jashtëzakonshëm ,aq sa ka eklipsuar edhe shtetarë të mëdhenj.

Historia na mëson se aspak më shumë nuk ka rol Bismarku sesa Gëte në bashkimin e Kombit Gjerman.

Askujt nuk ja kam frikën thoshte Cari i Rusisë, veçse Tolstoit.

Lirikat e Eseninit u ndaluan nga pushteti i Stalinit dhe Hrushovit ,edhe pse është një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë, popullariteti i të cilit e ktheu atë në nje figurë mitike.

E kunderta pati ndodhë me Aleksandrin e Madh.

Ai u tha prerë ushtarëve të tij kur e pushtoi Tebën:

"Mos guxoni të digjni shtëpinë e Pindarit"

U zgjata në këtë hyrje sintezë për të theksuar faktin se ne duhet tashmë të jemi të ndergjegjshëm se bota e civilizuar nuk ka hequr dorë aspak nga trashëgimia e saj kulturore historike, përkundrazi i ruan këto vlera si të shenjta e bazike, të cilat identifikohen me autoritetin dhe kontributin që kanë sjellë në historinë e Qytetërimit Botërorë.
Ne shqipëtarët kemi përshkruar një rrugë të gjatë e dramatike në histori, për shkak të pushtimeve të gjata nga invadorët e lindjes dhe përendimit.
Askush nuk ka arritur të na asimilojë të na imponojë gjuhën e tij apo një ndryshim drastik të pandreqshëm në sjelljet, zakonet, doket dhe më në fund në mënyrën tonë të jetesës.

E kemi ruajtur nga rrebeshet e shekujve ritin pagan të Ditës së Verës, lahutën , xhubletën, plisin e bardhë, si debora e Tomorit, Korabit, Shkëlzenit e Gjallicës, vallen e shqipeve, dhe atë pirrike, gjëmen e burrave , monofoninë e polifoninë, fustanellën labe e xhamadanin.

Revolucioni i Francës u frymëzua nga iluministët gjenial të këtij kombi, Rusoi, Volteri, Didëroi dhe përmes parimeve të tij të mëdha:

Liri-Barazi-Vellazëri shperndau dritën e shpresës dhe të qytetrimit në mbarë Evropën e Botën duke frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe duke i hapur rrugë shteteve kombe.

Tek shqipëtarët ishte aksioni i madh kulturorë i De Radës,i cili është urë lidhëse mes Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Shqipëtare por edhe i rilindasve të tjerë të shquar që kontribuan në zgjimin e vetëdijës kombëtare, për dashurinë e gjuhës, dokeve, e zakoneve tona të lashta.

Pra këta rilindas mendjendritur, De Rada, Pashko Vasa, vellezërit Frashëri e plejada e tyre e nxorën gjuhën shqipe nga bunkeri i shekujve dhe e prezantuan ate para Evropës si një vlerë krejt të veçantë dhe autentike, jo vetëm për shqipëtarët, por edhe për vetë historinë e Kontinentit të vjetër.

Jorenim Derada me veprën e tij poetike, e publicistike e prezantoi para Evropës Atdheun e tij të robëruar si një komb kulturorë.

Pashko Vasa me veprën:

"E verteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët" ,Vepra e Sami Frashërit:

"Shqipëria ç'ka qenë ç'është dhe çdo të bëhet" u banë frymëzimi i platëformës politike të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit.

Të ndërgjegjshëm se pa një alfabet të tyrin, dhe me një gjuhë të shkruar e ardhmja e Shqipërisë do të ishte e errët dhe e pashpresë, prandaj 
korifejtë e kulturës Fishta, Mjeda,Mithat Frashëri, Dervish Hima, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi etj, kurorëzuan përpjekjet dhe ëndrrat e rilindasve dhe i dhanë shqipëtarëve në

Kongresin e Manastirit të vitit 1908 ,Alfabetin Shqip.

Ata banë më shumë se askush më parë ,projektuan shtetin komb.

Poeti Ndre Mjeda i ka kushtuar vargje të mrekullueshme Gjuhës Shqipe.

Permbi za që leshon bylbyli

Gjuha Shqipe m'shungullon

Permbi erë qi n'ep zymbyli

Pa 'da zemren ma ngushllon

Geg e toskë, malësi, jallia

Jan nji komb, m'u 'da s'duran

Fund e majë nji asht' Shqypnia

E nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Katër vjet më vonë ideja gjeniale e 160 delegatëve që u mblodhën në Manastir, u kurorëzua në Vlorë ,me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit ,nga plaku i Vlorës Ismail Qemali.

Meqenëse gjuha identifikohet me të drejtë si një nga tiparet themelore dhe shtylla kurrizore e identitetit të një kombi, këtu dallohet më qartë vepra e vizioni i jashtëzakonshëm i hartuesve të Alfabetit Shqip.

Nëse Kuvendi i Arbërit e kuroi Gjuhën Shqipe të plagosur rëndë nga barbaria turke, Kongresi i Manastirit e bëri atë të pavdekshme.
Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, përveçse një epos kombëtarë e kryevepër letrare, është njëherësh një minierë floriri.

Aty janë ruajtur më mirë se kudo, gjuha e popullit, psikologjia e tij, mitologjia e folku.

Është absurde të kërkosh një krijues të madh shqipëtar, apo edhe evropian , i cili të krijojë teorinë e tij, e të mos jetë mbështetur fort tek folklori i popullit të vet.

Rilindasit tanë, por edhe më të njohurit e letërsisë moderne shqipe Kuteli, Koliqi, Kadare, Agolli apo Martin Camaj e kanë gjetur frymëzimin për të shkruar disa nga veprat e tyre më të mira tek folku. Ata janë frymëzuar nga mitet legjendat nga kënga dhe vallja e lashtë shqipe.

Realitetet e reja pas renies së perdes së hekurt, çlirimi i Kosovës dhe njohja e shtetit të dytë shqipëtar në Ballkan kanë sjellë për shqipëtarët shansin e papërseritshëm historik të bashkimit të trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb.

Të vendosur e me bindje të patundur në drejtësinë e luftës së UÇK-së, dhe finalizimin e saj me çlirimin e Kosovës ,shpalljen e pavarësisë ,e integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Të bindur në domosdoshmërinë e ndërkombëtarizimit ,e njëherësh të kthimit në një kauzë kombëtare të Çeshtjes Çame.

Të vetëdijshëm se shqipëtarët e Maqedonisë të Malit të Zi, të Çamërisë, të Preshevës, apo Mitrovicës së veriut janë pjesë e pandarë e gjymtyrëve të Atdheut.

Të ndërgjegjshëm se bashkimi shpirterorë i Kombit Shqipëtar eshtë gurëthemeli i të nesërmes, para 15 vitesh në kryeqendrën e shqipëtarëve në Tiranë, themeluam Unionin Artistik të Kombit Shqipëtar.

Ky osesacion u projektua dhe u themelua që në fillim, si një lëvizje kulturore ,mbarë kombëtare ,apo më mirë të themi ,si një parlament shpirterorë i Kombit.

Kjo levizje, ky trust artistik ,që hartoi platformën e unifikimit të kulturës kombëtare u pagëzua e u mbështet nga korifejtë e kulturës kombëtare, duke firmosur platformën tonë.
Apostrofoj këtu kollosët e letrave shqipe, Kadare dhe Agolli dhe dhjetra personalitete te shquara të botës akademike,kulturore e të shoqërisë civile.

E gjej me vend të veçoj ish ministrin e Kulturës së Shqipërisë z Bujar Leskaj qe ktheu projektet tona në program shtetërorë në vitin 2006.

Sot pas 15 vitesh udhëtimi në të përpjetat e majemalit të kulturës shqipëtare, i cili duhet të theksojmë fort ,është një Everest shqipëtar, shohim me krenari se në këtë udhëtim të gjatë e të vështirë, na kanë shoqëruar e duartrokitur qindra-mijra shqipëtarë në të katër anët e trojeve etnike.

Ata kanë mbushur sheshet e qyteteve, stadiumet apo pallatet e sportit ku kemi organizuar aktivitetet të cilat janë kthyer natyrshëm në referendume qytetaro-artistike.
Kanë bërë qindra kilometra rrugë për të përcjellë e brohoritur, spektaklet artistike, festivalet kombëtare, koncertet tematiko-patriotike nga Saranda në Vermosh e Tuz, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Tetovë, Dibër të Madhe e Strugë, nga Tropoja në Plavë-Guci e Preshevë, nga Gjakova e Kradaku, në Deçan e Mal të Tomorit, nga Vlora në Prishtinë, nga Bylysi në Lezhë e Ulqin.

Ky është treguesi i pamohueshëm se shqipëtarët janë bartësit e trashëguesit e njërës nga kulturat më të lashta të Evropës, përmes së cilës duhet të krijojmë tashmë pas kombit kulturorë, ngrehinën e ëndërrave dhe të ardhmërisë tonë, shtetin komb.

E drejta historike, ajo ndërkombëtare, zhvillimet e sotme në Ballkan dhe Evropë, si dhe aleatët, e fuqishëm demokratik , përendimorë janë në anën tonë.
Unioni Artistik i Kombit Shqipëtarë i ka konceptuar veprimtaritë e veta si një stafetë apo më qartë si një pishtar olimpik -kulturorë, i cili ka udhëtuar pandërprerje nga jugu ne veri, nga lindja në përendim, në mbarë hapsirën etnike shqiptare.

Motoja jonë artistike "Një komb një kulturë", është filozofia përbashkuese e folkut, etnografisë, këngëve e valleve, fjalës poetike, muzikës së kultivuar, që sjellin një pasuri të paçmueshme të gjitha trevat shqipëtare.

Në skenat dhe festivalet tona janë krah për krah, xhamadani e fustanella, lahuta epike e kënga maja krahu, me polifoninë e Labërisë, vallja e shqipeve të Tropojës dhe kënget e kushtrimit ,me vallen Pirrike të Çamërisë,ninullat e Ulqinit me mallin e brengën për Plavë-Gucinë ,Mitrovicën e Preshevën ,por edhe thirrrja e fuqishme qytetaro-artistike për qendrim unik për to.

Tropoja si pikëpjekje e kulturave iliro-dardane është vendi ku Unioni organizon prej 15 vitesh Sofrën Dardane , të kthyer tashmë në Sofrën Iliro-Dardane ,e cila mbledh çdo vit mbi 1000 artistë nga të gjitha trojet etnike të shqiptarisë dhe nga diaspora.

Kjo sofër shtrohet në prehër të alpeve, ku prehen eposet e kreshnikëve, Mujit dhe Halilit e Gjergj Elez Alisë, shtrohet aty ku bashkohet Drini me Valbonën , pikërisht ku takon perenditë e Eskilit siç thoshte Edit Durhami.

Për 10 vjet me radhë kemi organizuar Festivalin e Këngës dhe Valles Çame në Sarandë, në brigjet e Jonit duke nderuar qytetin Kaonik, Epirin tonë të lashtë e Mbretin i tij Pirro.

Mijra njerzit e mbledhur ne vite jenë shndërruar në përkrahës dhe sensibilizues të Çështjes Çame.

Me marshimin në Qafë-Botë ata i kanë treguar Greqisë shoviniste jo vetëm vendosmërinë për tu kthyer në trojet stërgjyshërore, por se jemi pjesë e pandarë e një kombi 10 milionësh , i cili do të reagojë si një trup i vetëm.

Spektaklet e mëdha të realizuara në sheshin Skënderbej në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë titullur:
"Një Komb një qendrim" .

Ato janë mbeshtetur nga pjesëmarrja e qindramijra qytetarëve.

"Një komb një histori" në sheshin pavarsia në Vlorë ,me rastin e festës se pavarësisë ,ka qënë një tjetër spektakël tematiko patriotik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve,dhjetra mijra vetë.

"Një komb një kulturë" në pallatin e sportit në Ferizaj, ka shënuar një tjetër sukses të Unionit duke i dhuruar publikut të shumtë një natë magjike.

"Vllaznia nuk njeh kufij" në sheshin Skënderbej në Tiranë dhe në sheshin qendror në Shkodër ka sjellë një risi për kohën.

Unioni ka organizuar spektaklet 

"Engjelli që pushtoj qiejt"

"Toka e Qielli flasin shqip" në Tuz, në bashkëpunim me shoqatën Ded Gjo Luli, kushtuar Nënë Terezes.

Ai ka organizuar aktivitete të mëdha në përkujtim të figurave të shquara të Kombit Shqipëtar Ded Gjo Lulit e Isa Boletinit, Adem Jasharit e Azem Hajdarit, Prej 16 vitesh organizohet Sofra Shkodrane nga agjensia e spektakleve Jehona e Shkodrës.

Ka 10 vite që shoqata e qytetit metropol të kulturës ka mbështetjen e bashkëpunimin e Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar.

Shtetin e Arbërit si një ngjarje madhore të historisë tonë, me rastin e 800 vjetorit e kemi kujtuar duke organizuar një akademi përkujtimore ,në të cilën referuan figurat më të njohura të historisë e studimeve shqipëtare ,duke e shoqëruar këtë aktivitet me një spektakël artistiko -tematik, në kryeqendrën e Arbrit, në Krujën e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut) te titulluar;

" am Arbër 800 vjet Shtet"

Keshilli bashkiak i qytetit Krujës nderoj me titullin 

"Qytetar Nderi" Kryeministrin e Kosovës z Ramush Haradinaj, ndersa Unioni e nderoj z Hardinaj me tutullin
"Kalorës i Lirisë".

Tinguj dhe ritme shqipëtare është spektakli i organizuar në Dibër të Madhe dhe Strugë.

Spektakli "100 vjet për një ditë" organizuar në Tuz dhe Mitrovicë në vitin 2009 , me rastin e 1 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës evokon betejat legjendare për liri e pavarësi të këtyre trevave dhe të bijëvë të tyre legjendarë Ded Gjo Luli dhe Isa Boletini.

Simbolika e shembjes së Murit të Berlinit mes shqipëtarëve dhe bashkimi në një shtet komb, nën një flamurë e kulturë të vetme organizohet me moton;

"Përjetësisht s'na ndan me guri" në trekëndëshin patriotik Gjakovë -Tuz-Dibër e Madhe.

Patriakët e rapsodisë shqipëtare prej vitesh perkujtohen në Deçan me festivalin:

"Eshkë e djegur mbi Shkelzen"

Ky festival organizohet me dt 6 maj, që përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit( Skënderbeut) dhe me rënien heroike në kufirin mes trojeve shqipëtare te Gjeneral Luan Haradinajt.

Bashkepunimi me organizatorët e ketij festivali dhe mbeshtetja e Unionit ka qenë e përhershme dhe përfekte.

100 vjetori i Kuvendit të Junikut dhe 100 vjetori i Kuvendit të Shkupit janë shenuar me spektaklet madhështore te Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar në bashkëpunim me

Komunat e Junikut dhe të Çairit në Shkup të titulluar:

"Tinguj dhe ritme dardane"

100 vjetori i shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë është festuar me mdhështi në Tropojë dhe në Pejë me Moton;

"Një komb një histori".

Dardanët presin Dodonën është festivali i organizuar në Tropojë dhe ne Sarandë pas shpalljes së pavarsisë të Kosovës.

Shumë vite bashkëpunimi me sukses kemi patur me Komunën e Gjilanit në organizimin e spektaklit Flaka e Janarit kushtuar heronjëve Jusuf Gervalla , Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha.

Me Komunën e Vitisë në organizimin e festivalit

"Flakadani i Karadakut" kushtuar Deshmorit Njazi Azemi ( Komandant Mjekra) rënë në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave universale të vellezërve tanë atje.

"Ashti i Shqiptarisë" është spektakli i organizuar në Tiranë , kushtuar deshmorit të Atdheut komandantit të Njesitit Arbri, Tahir Sinanit i cili mori pjesë në luftë në Kosovë, Preshevë, Maqedoni.

Prej shume vitesh Unioni Artistik ka një bashkepunim perfekt me Komunen e Strugës në organizimin e festivalit;

"Këngë Jeho"

Me rastin e 10 vjetorit të luftës së UÇPMB-së dhe ne kujtim të jetës dhë veprës së Komandant Lleshit( Ritvan Qazimit) ,në bashkupunim me Komunën e Preshevës organizuam festivalin  e parë të këngës dhe valles shqipe.

Prej disa vitesh kemi kurorëzuar me sukses një bashkëpunim të frytshëm me shoqatën e Alpeve dhe shoqaten Maja e Karafilit në Plavë Guci duke realizuar spektaklin:

"Mirë se vini në Alpe" dhe dy edicione të festivalit kombëtar:

"Kënga dhe vallja shqipe na bashkon".

Me moton:

"Një Komb një Gjuhë, një flamurë, një Histori një Atdhe një Shtet"

Para disa vitesh në bashkëpunim me komunitetin musliman në Pallatin e Kongreseve në Tiranë për herë të parë organizuam ditëlindjen e mendjendriturit (Met-Madit) Profetit Muhamet.

Sëfundmi në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Malin Zot të Tomorit në kujtim të heroit të Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut dhe të Dodonës organizuam me dt 22 gusht koncertin tematiko-artistik:

"Froni i perendive".

Vitin tjetër ky koncert do të kthehet në festival kombëtar me të njëjtin titull.

Kalendari i aktiviteteve dhe gjeografia e tyre tregon se Unioni Artistik i Kombit shqipëtar tashmë është i shtrirë në tërë hapsirën etnike të Kombit tonë dhe në diasporë.

Më shumë se 150 shoqata, shoqeri kulturoro-artistike, grupe artistike, ansamble janë pjesë e këtij uragani artistik.

Pjesë e tij dhe aktiviteteve të organizuara nga ky institucion i rëndësishëm i kulturës kombëtare, janë emrat më të shquar të këngës dhe valles shhqipëtare, penat më të spikatura të Kombit tonë, artistë të veçantë të skenës dhe ekranit, muzukantë, kompozitorë, baletmaestra ,producentë të talentuar, regjizorë të njohur ,krijues të vyer të artit shqipëtarë.

Një numer i konsiderueshëm mjeshtash të mëdhenj kontribojnë në hartimin e projekteve të ketij laboratori artistik.

Misioni jonë në sherbim të Atdheut dhe për përmbushjen e kauzës tonë, e finalizimin e ëndrrës nacionale vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat