Plagë dashurie

Kultura

Plagë dashurie

Nga: Jan Kosova Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Koha thonë gjithmonë shëron plagët

Për mua koha asgjë nuk ndryshon
Ka Zemra plagë me kohën nuk flaket
Edhe një shekullë jete nuk e sheron.

Vazhdoj të jetoj unë me plagët e mia
Me mallin për vendin që zoti e bekoj
Dhe më mban kënga, më mban poezia
Dashuria për Ty, që kurrë nuk ndryshoj.

Lëre hënen le t“ndriçojë

Si një varkë e boshatisur,
që pa adresë në det lundron,
Si një fshat krejtë I braktisur,
ku oxhaku më nuk tymon,
si oqean i qetë pa valë,
i humbur thellë në kujtime,
si një zog me krah të thyer,
ashtu ka mbetur zemra ime.
Vuajtjen shpirtit t”ja lehtësoj
me ndihmo ti o zot
lëre hënen le t”ndriçojë
nata le të zgjatet sot
të paktën në ëndërr ta kujtoj
po s”e pash nuk duroj dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat