Mos i mallko vargjet e mia

Kultura

Mos i mallko vargjet e mia

Nga: Jan Kosova Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Unë shkruaj sot vargje për dashurinë,
Për kujtimet, mallin që më përvëlon
Vargje për mua, për Ty,  për lumturinë
Për gjithçka, që siç duam ne, nuk shkon

Se edhe unë si ti nuk jam pa mëkate
Mëkate kemi të gjithë, mbarë njerëzia
Prandaj bota është kështu, si është sot
Por s'mund të jenë fajtor vargjet e mia.

Më shaj mua, ty, shaje sot krejtë botën
Ose bëj diçka, lëviz, botën pak ndrysho
Mallko çdo gjë që ty të pengon përreth
Por vargjet e mia të lutem, mos i mallko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat