Organizimi i festivalit “Ylberi i Prishtinës” i kushtoi Prishtinës 50% më pak para

Kultura

Organizimi i festivalit “Ylberi i Prishtinës” i kushtoi Prishtinës 50% më pak para

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:43
Festivali

Organizimi i festivalit të fëmijëve në kryeqytet “Ylberi i Prishtinës 2017”, sivjet i ka kushtuar komunës së Prishtinës 50% më pak para, se në edicionet e kaluara.

Sipas drejtorit të kulturës, Besart Vllahinja, paratë janë kursyer falë planifikimit e menaxhimit racional të buxhetit si dhe falë angazhimit të më pak se 15 zyrtarëve e vullnetarëve të  drejtorisë me të cilën Vllahinja menaxhon.

Këtë vit në festivalin e fëmijëve  “Ylberi i Prishtinës” i cili zgjati për dy ditë, morën pjesë mbi 545 pjesmarrës nga ansamble të ndryshme të këngëve e valleve të vendit e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat