Shuhet artistja e merituar e artit skenik e Kinomatografik

Kultura

Shuhet artistja e merituar e artit skenik e Kinomatografik

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:40
Hajrije Rondo

Hajrije Rondo,në moshën 66 vjeçare

( një mars 1951 -09 shtator 2017)

      = Në Delvinë=

Zatën,aktrimi nuk është mjeshtri,por është talent i lindur,është ndjeshmëri,senzibilitet dhe aftësi për ta përshtatur vetën në rrole e situata të ndryshme,të cilat më parë i përpunon në shpirt e pastaj i demonstron në skenë.

Do të thotë,situatat,ngjarjet i mban brenda vetës,derisa në provë të shohë se janë përpununuar mirë e pajtueshëm me rastin.

Unë e kam përcjellur aktrimin brilant të Hajrije Rondos në dy raste.

Një kur luan rrolin e nënës,kur djalin (dhëndrrin) ia vrasin reaksionarët,ditën kur krushqit po ia sillnin nusën.

Kjo storje markante skenike më ka mbetur thellë në mendje,ku artistja e mirënjohur,Hajrije Rondo luajti rrolin e nënës së goditur nga vrasja e djalit,mu në momentin kur duhej ta priste nusën,e handakosur,e mëvrejtur,krejt meit që as drejtimin smund e mban.

Edhe pse e dija që është lojë skenike,prapë duke shikuar nënën (Hajrije Rondo) krejt të hallakatur e shpërpushur,nuk mund i mbajta lotët.

Drama kishte kontrastin shumë të thekësuar:vrasja e dhëndrrit në dasmë,kur po i sillnin nusën në shtëpi,ndërsa artistja me lojën brilante,dramës i dha ngrohtësi e përjetim të natyrshëm.

Në rastin tjetër,me artistin Ndre Nika luanin si burrë e grua,të konfliktuar,gjëja se burri kishte nda shtratin me të renë (nusën e djalit) dhe ajo kishte ngelur shtatzën.

Ishte çartur keq,që burrin e bëri gati të pëlcas,depresiv dhe asesi nuk ia pranonte arsyetime.

Vetëm dridhej,mërrolej e rënkonte,sikur u kishte rën zija në shtëpi,bashkë me turpin që nuk lahet.

Artistë e artiste nga Shqipëria më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë,sepse aktrojnë bukur.Kanë talent artisti,mbase edhe kanë bër shkollë të tillë dhe se regjisorët janë të përsosur.

Saherë e kam shikuar filmin "Epoka para gjyqit" dhe prapë kam merak që ta shiqoj.

Nuk më intereson ngjarja,ajo mbetet sekundare,por më intereson interpretimi,loja-aktrimi.

Kjo,ngase dy vjet kam punuar dhe jam shoqëruar me regjisorin e filmit,tash të ndjerë,Fetah Mehmeti.

Më thoshte kam luajtur mbi 80 rrole në dramë,ku një rast më ka prek keq dhe për shumë ditë më ka nxjerr nga takti i normalës.Ishte rasti kur duhej ta preja nënën...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat