Një takim i papritur

Kultura

Një takim i papritur

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:53
Dibran Demaku

Nga gjumi e zgjoi një zhurmë në dritare.Hapi sytë.Matanë dritares përplasej një erë e forte.Një erë e përzier me borë ngrihej lart,pastaj,duke u përplasur për xhamat e dritares,binte poshtë.Kjo pamje e shqetësoi! E kuptoi se përjashta ishte ftohtë.Për një çast iu bë se ftohtësia depërtoi xhamat dhe hyri në dhomë.Ashtu siç ishte i shtrirë në shtrat ,iu bë se po mërdhinte.U mbulua edhe më mire me jorgan.Pastaj në mënyrë instiktive e hodhi jorganin anash dhe u ngrit.Filloi të vishej me shpejtësi.Në ato çaste iu kujtua se në qytetin P. kishte një mbledhje me rëndësi.Dhe ai duhej të merrte pjesë në atë mbledhje…

“Po kjo pike e zezë?”-ia bëri vetës.

“Si qenka prishur kështu koha?-pyeste vetën derisa vishej.Si do ta kaloj rrugën deri në qytetin P nëpër këtë kohë të ligë?Po nëse rruga është e zënë nga bora?”-mendonte, e në fytyrë i vërehej një lodhje e përzier me pikëllim bashkë.

Kur doli në oborr,njëherë mendoi se do të ishte mire që deri në qytetin P. të udhëtonte me autobus.Por menjëherë ndërroi mendje.Autobusi mund të vonohej,pasi kishte rënë shumë bore,e ai nuk do të mund të arrinte me kohë në mbledhje,por edhe mund të mërdhinte duke pritur…Ndezi automobilin,I cili lëshoi një zhurmë dhe duke rrëshqitur nëpër bore u nis.

Rruga ishte e mbuluar me bore dhe vende-vende ishin krijuar edhe ortekë.Ai e kuptoi këtë dhe nuk e ngiste automobilin gjithaq shpejt.Derisa mendonte këto,në një shenjë rruge, vërejti dy njerëz.Ishn një burrë dhe një grua.Gruaja mbante në duar një fëmijë,ndërsa burri kishte ndezur një cigare dhe në fytyrë I vërehej një nervozë e përzier me lodhje.Ai frenoi automobilin.Ata hynë pa zhurmë dhe pa asnjë fjalë.Fëmija filloi të qante,ndërsa e ëma mundohej ta qetësonte.Por ai kurrësesi të qetësohej.Kishte mërdhi derisa prisnin në bore,prandaj tash vetëm qante.E ëma edhe më tej përpiqej ta qetësonte duke ia vënë sisën në gojë.Pas shumë mundimesh të së ëmës,fëmija u qetësua.Edhe në zërin e së ëmës vërehej një shqetësim.

Për një çast vërejti burrin i cili ishte ulur në ndenjësen e parë përkrah tij dhe heshtte.Pastaj shikimin e ngriti në pasqyrën që sheh prapa.Dëshiroi ta vërente gruan tek i jepte gji fëmijës.Por në atë çast gruaja shikonte fëmijën,prandaj ai ia pa fytyrën vetëm në profil.Dëshiroi të ia shihte fytyrën të plotë.Që ta bënte gruan të shikonte drejt tij,ai frenoi për një çast.Gruaja ktheu shikimin dhe ai ia pa fytyrën e plotë.Iu bë se e njihte atë fytyrë, që nga hallet e jetës kishte filluar t`i zhdukej shkëlqimi i bukurisë.Vendosi ta shikonte sërish në pasqyrë.Vërejti sytë e gruas që i ishin drejtuar pikërisht atij.I njohu këta sy.Po,po këta ishin sytë e asaj…Tek po shihte ata sy që i ishin drejtuar,sikur e dëgjoi një zë që i kishte mbetur në kujtesë.”Vallë a është e mundur?A është e mundur të jetë kjo? Pas kaq vitesh ky takim i papritur!”-ia bënte pyetjet vetës dhe përseri e drejtoi shikimin në pasqyrë.I pa përseri ata sy dhe iu bë se ata ishin ngjitur në pasqyrë,ishin bërë njësh me të.

“Ti për mua je gjithçka në jetë e dashur…Ti je diell,ti je hënë“

„Ndërsa ti je ylber për mua,i dashur…Ti je dritë,tim ë je jetë…“

„Sytë e tu janë si një qiell i kaltër dhe pa asnjë re, e dashur… Sytë e tu janë një liqen i dashurisë në të cilin unënotoj me varkën e dashurisë…“

-Ptu,dreqi të marrtë!“-ia bëri ai automobilit,i cili rrëshqiti dhe vetëm pak iu desh të rrokullisej,sa ia ndërpreu fillin e atij ëndërrimi aq të bukur.

Burri përkrah tij nuk e prishi fare terezinë dhe,sikur të mos kishte ndodhur asgjë,shikonte rrugën të mbuluar me borë.Ndërsa gruaja shikonte vetëm atë.

Kaluan afër një qyteze.Bujrri iu lut që ta ndalte automobilin vetëm për pak çaste,sa të blinte ca gjëra në vetëshërbimin më të afërt.Ai e ndali automobilin dhe burri doli.Ata mbetën vetëm në automobil.Për disa çaste asnjëri nuk u dëgjua.Thua se në këtë heshtje mundoheshin të dëgjonin se athua çfarë thonin zemrat e tyre për këtë takim të papritur…Ajo vetëm lëshoi një ofshamë dhe në sy i buluan lotët.Ai vendosi që i pari të thente atë heshtje torturuese.

-Si je?e pyeti me një zë që i dridhej.

-Më mirë mos qofsha!iu përgjigj ajo duke i fshirë lotët.

-Vetë e pate fajin!-i tha ai.

-Jo, ti më le në baltë!-ia ktheu ajo.

-Ti atë ditë u nguroe dhe nuk e the asnjë fjalë dhe ata të ndanë nga unë!-ia ktheu ai me një pikëllim të thellë.

-Mjaft,mjaft,të lutem…Mos hap plagë të reja në këtë zemër të copëtuar! Ia ktheu ajo me një zë të përvajshëm.

-Fëmija është pjellë e dahurisë,apo…?

-Fëmija është pjellë e poshtërsisë sate.

-?!

-E poshtërsisë sime?!

-PO.Ti e fillove.Kjo krijesë e pafajshme filloi jetën nga një dashuri,për të parë botën nga një poshtërsi.

-Asgjë s`po të kuptoj, e dashur…

Mos më quaj ashtu!PO të isha „ e dashur“ do të më mbaje…Por ku e kisha fjalën? Ky f?mijë,është bimë jotja…

-Oh,mos të lutem,mos fol ashtu! Nuk mund të duroj të tilla fjalë!

-Të thash,mos hap plagë të reja!-ia ktheu ajo me rrëmbim.

-Por,unë nuk kam dashuruar më asnjëherë!- i tha dhe vazhdoi:As nuk jam martuar kurrë më…

-Ngushëllim ky I vogël për mua dhe për dashurinë tone!-ia ktheu ajo.

-Unë ende të ruaj në zemër!-i tha ai.

-Ndërsa unë jetoj me një tjetër,përkundër dëshirës sime!-i tha ajo.

-Tërë kohën,që nga ndarja jonë, të kam kërkuar dhe ja ky takim i papritur…

-Takim ogurzi!-e ndërpreu ajo.

-Kjo është poshtërsi.Edhe fëmija edhe ti duhet të më ktheheni!-tha ai me zë të ngritur.

-Mos u çirr se të dëgjojnë njerëzit.Tash gjithçka është e kotë.Kthim prapa nuk ka.

-Jeta me të,për ty është më e rëndë se vdekja!-i tha ai.

-Vetë ma dhurove një fat të këtillë-ia ktheu ajo.

-Por,mendo pak edhe për mua,për jetën time!

-Vonë,shumë vonë e kuptove gabimin.

-Por fëmija është imi,i bimës sime.

-Do ta rris unë dhe,kur të bëhet që të kuptojë,do t`ia tregoj të vërtetën e dashurisë sonë të pafat-i tha ajo.

-Ngushëllim tepër I vogël ky për mua-ia ktheuj ai.

-Drejtohu si duhet,të lutem…Burri imp o kthehet-i tha ajo dhe shikimin e përqëndroi te fëmija,ndërsa ca pika loësh i pikën mbi ballin e fëmijës…

Burri hyri në automobile dhe ata u nisën.Në qytezën tjetër gruaja me fëmijën dhe me burrin zbritën.Ai dëshiroi edhe një here të ia shihte fytyrën,por ajo nuk e ktheu fare shikimin nga ai.Ata u nisën në drejtim të kundërt.Ai I shikoi edhe për ca çaste dhe pastaj I pikëlluar vazhdoi rrugën për në qytetin P.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat