Mëkati dënohet

Kultura

Mëkati dënohet

Nga: Haki Bunjaku Më: 15 shtator 2017 Në ora: 20:51
Haki Bunjaku

Bëre gabim mike

mëkat bëre që hyre

në zemrën time

Po kjo nuk është sallë kulture

zemër sa një grusht që as të nxjerr në shi

as te mbajë brenda ngusht

Gjeje daljen sa ndizet kandili!

nuk po ta shënoi mëkat,

mirëpo vetëm gabim

mbase shpëton pa dënim

të dy kaq ngushtë s'mund rrimë

Gënjeshtër është:

Dy zemra një shpirt

*

Mike mos merr siklet

kupto realitetin njëherë

secili shpirt do zemrën e vet...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat