Sa më mungon disponimi

Kultura

Sa më mungon disponimi

Nga: Haki Bunjaku Më: 16 shtator 2017 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Nuk po mund e thej monotoninë e vetmisë,pa ndërrue fjalë me njeri.Shumë kohë leximi e shkrimi e veçmas interneti më kanë mbajt njëfarë gjysmë disponimi.

Kurse tash disa të përdalur,të ndragët e të pacipë,me fyerje për komentet ma kanë gërdit internetin,por prapë nuk mundem pa të,si narkomani pa drogën.

Tash nuk kam ndonjë shkak që të ankohem.Bukë po.Ujë e nxeht po (bile eistee,sikur çeshmja kur çet).

Duhan e alkool nuk përdori.Shkruaj në vazhdimësi,por nuk mund i botoi (shkak financa).

Pakkush më viziton,ndërsa unë gati askënd dhe këtu ka rrezik të mblidhet lamshi i depresionit.

Rrethanat i kam të tila që nuk po mund kapërcej mbi to.

Të ishte ndonjë tutkun,ndoshta e kish zgjidh lamshin,ndërsa une shumë vështirë.

Telefon nuk mbaj e nuk thrras kund as nuk më thrret kush,pos dy motrat në eifon të grues.

Si preventivë,javën tjetër do ti drejtohem mjekut familjar e pastaj të shohim,çfarë mund të bëhet!

Për të vdekurit gjindën shtigje e për të gjallët pa si më vështirë!

Në veçanti mbrëmjet po më sjellin monotoni,që kur errësira po vendos muret e territ,as gjumi më ze dhe as nuk më lexohet e shkruhet.Po pres mos po kujtohet kush të ma dërgoi ndoj libër,që aty me të lexuar e pastaj me vlerësim ta kaloi kohën,pa e vra mendjen.

Doherë vinin mbesat e vogla më shpesh,kurse tash i ka përfshi shkolla dhe mund ti shoh vetëm kur shkoi atje.

Baburti e ka urrejt vetminë e shumë vonë e kuptova pse!

Thoshte,kur nisesha për qytet,po hajde more,mos humb!

Mbrëmjeve e priste autobusin në shesh të Desivojcës dhe kur nuk më takonte,mbante fiskëllimën si në bjeshkë (më tregonin ata që e kanë ndëgjuar).

Sa keq njeriu të mësojë vetëm nëpër gabime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat