Kënga “Duet më dallëndyshet” kënduar nga Mario Zaja fitues e festivalit për fëmijë “Fluturat 2017”

Kultura

Kënga “Duet më dallëndyshet” kënduar nga Mario Zaja fitues e festivalit për fëmijë “Fluturat 2017”

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 08:30
Fluturat 2017

Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, të hënën në mbrëmje u mbajt festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”.

Juria e festivalit: Xhylfidane Hoxha, Gazmend Kraja dhe Shefqet Hoxha – Sheki, çmimin e parë ia ndajë këngës “Duhet me dallëndyshet kënduar nga MArio Zja ndërsa e kompozuar nga Ylli Kalaja. Shpërblimin e parë e ndau ministri i Kulturës Kujtim Gashi.

Vendin e dytë juria ia ndau këngës “Kush e hëngri mjaltin e kënduar nga Emi Bakia ndërsa e kompozuar nga Artan Bakia.

Vendi i tretë iu nda këngës “Udha e re: e kënduar nga Ela Kazaz e kompozuar nga Reshit Ismet.

Image

Duheti më i mriz u vlerësua dueti Zana dhe Edon Ramadani, ndësra për paraqitje më të mriz skenike u vlerësua Kejixhi Bilalaj.

Gjithashtu u nda edhe shpërblimi i revistës “Fidani” për tekstin më të mirë. Kryeredaktori i Revistës “Fidani” Berat Batiu, “Penën e artë” ia ndau tekstit të këngës “Preniceshat” të autores Hatixhe Ademaj.

Në ndarje të çmimeve Gazmend Kraja shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e festivalit siç tha ai mirë të organizuar. Iu urojmë këtyre fëmijëve që kur të rriten t’i shohim nëpër festivale të mëdha” tha Kraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat