Lorinë Arifi një yll i Luginës së Preshevës, që shkëlqeu në festivalin mbarëkombëtarë të këngës “Mollëkuqet”

Kultura

Lorinë Arifi një yll i Luginës së Preshevës, që shkëlqeu në festivalin mbarëkombëtarë të këngës “Mollëkuqet”

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:45
Festivali

Çmim ndërkombëtarë kanë pranuar vetëm katër pjesmarrës dhe e parja nga të gjitha, që u nderuar është Lorina nga Konçuli. Në juri ishin: Faton Isufi, Nazim Gagica, Toni Aleksovski, Anduena Tahiri, Ilirijana Boqaj, Albina Baermann, Izeir Hyda, Nehat ferati, Ilir Latifi dhe Vlorian Doda.

Sapo ka përfunduar, sot më 23 shtator, edicioni i katërt i Festivalit Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “Mollëkuqet”, që u mbajt në Vali Ranch në Gjilan. Në këtë festival performuan 32 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare. Drejtoreshë gjenerale dhe artistike ishte Prof.Arta Haziri Nuhiu, moderatore, e njohura, shumë e sukseshmja, aktorja e regjistorja e njohur nga Lugina e Preshevës, znj. Afeida Boriçi Mehmeti. Pjesë e stafit të Festivalit ishin edhe Elona Jakupi -Asitente dhe Përcjellse e Korit "Mollëkuqet", Donjeta Selimi-Përcjellëse e Korit "Mollëkuqet".

Image

Kësaj here, qershia mbi tortë e këtij festivali, ishte dhjetë vjeçarja nga Konçuli i Luginës së Preshevës, bukuroshja, Lorinë Arifi, e lindur më 20.02.2008 në Gjilan, është nxënëse e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Lorina, edhe pse jeton e vazhdon shkollën në Gjilan, ajo me zemër është në Konçul, atje ku i ka të parët e familjes. Siç dihet nga të gjithë banorët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë se, Lorina, vjenë nga një familje atdhetarësh, ku edhe babi i saj dha kontribut të madh në UÇPMB. Lorina, e këndoi këngën “Nuk do jetë njësoj” dhe përpos që mori duartoriktje të shumta nga të pranishmit, ajo e vërtetoi, se po vjenë sigurt në artin e muzikës. Ne kontaktuam edhe me prindin e kësaj talenteje, e cila si shtatë vjeçare kishte filluar të këndoj dhe z.Jeton Arifi, i cili jeton në Gjilan dhe i tëri shpirtërisht është në Konçul, por për arsye të njohura, ai nuk mundet të jetoj në vendin e të parëve, në ate vend, që luftoi për të parë ashtu siç e duan të gjithë, të tërën kuq e zi. Jeton Arifi, kuptohet si prindër, nuk mundi ti fsheh emocionet e tija dhe e puthi vajzën e tij në sy, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Image

Ky yll që po vjenë me hapa të sigurt në botën e artit muzikore, së shpejti do të filloj edhe shkollën e muzikës, ndërsa instrumenti i saj i preferuar është piano. Për herë të parë mori pjesë në Lyra Fest dhe në disa festivale të tjera. Ndërsa në këtë festival, ishte hera e parë, e cila mori pjesë dhe menjëherë ka pranuar edhe ftesa të tjera për të kënduar. Për Lorinën dhjetë vjeçare, ky çmim thotë shumë, se talenti i saj, u vlerësua dhe po shpresojmë shumë, se do ta shohim me plot tituj e padyshim edhe me këngë të bukura, ashtu sikurse është edhe vet. Ajo sonte kishte të veshur fustanin kuq e zi, duke dashur ti tregoj të gjithëve, se Lugina e Preshevës është e kuqe dhe ngjyra e bardhë është se ne jemi si popull paqësor, por e duam flamurin tonë kombëtar. Lorina siç na tha edhe neve, nuk i shpëton ditë, pa i folur prindi i saj për Konçulin, për Luginën e Preshevës, se si është ajo trevë, si ka qenë më herët dhe se si duhet të jetë. Lorina na tha, se sapo të rritet edhe pak, do ti këndoj edhe Konçulit e gjithë Luginë së Preshevës, sepse dëshira e saj e madhe është, që të shkoj me prindërit e saj, pra me gjithë familje në Konçul, atje në ate vend të bukur, në ate vend me plot gjelbërim. E përgëzojmë Lorinën dhe po besojmë shumë, se do të shkëlqej edhe herave të tjera si yll i Luginës së Preshevës edhe nëpër festivale të tjera. / Dahest Luma / Gjilan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat