Rama njofton hapjen e ekspozitës “Urtësi sot e mot” të artistes nga Kosova Lala Meredith-Vula

Kultura

Rama njofton hapjen e ekspozitës “Urtësi sot e mot” të artistes nga Kosova Lala Meredith-Vula

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:25
Edi Rama

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama përmes postimit të tij të mëngjesit ka publikuar një video ku shfaqen pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” të artistes nga Kosova Lala Meredith-Vula.

Po ashtu, Rama ka njoftuar se kjo ekspozitë do të hapet sot në në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula, që çelet sot në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat