Bashkëbisedim familjar

Kultura

Bashkëbisedim familjar

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 tetor 2017 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Sapo u ndava me mikun tim gjykatës, u takova me Fejzon,i sapo ardhur nga Prishtina. U takuam , si gjithmonë,me ngrohtësi. Pa ulur tek një bar,i raportuan njëri - tjetrit për shëndetin, gëzimet dhe shqetësimet  familjare.

Çfarë halli pate, që ishe në gjykatë?- më pyet i shqetësuar, Fejzo, pa ardhur kafetë.

I tregova se gjykatësin e kam  shok fëmijëri dhe kishim kohë pa u parë. Meqë, ne shqiptarët, e kemi  më të lirë kohën për takime,në orarin e punës se jashtë saj,e lamë të takoheshim në gjykatë. Me emocione të freskëta, i rrëfeva se çfarë pashë e dëgjova në gjykatë, prandaj u hap biseda për martesën.

Për një çerek ore, gjykatësi, sëbashku me palët  në konflik, nënshkruan divorcet  për katër çifte shqiptare. Pas puthjeve në dy faqet, të sapo të divorcuarit, me gëzim, dilnin nga salla e gjygjit. Babai me vajzën dhe mami me djalin përdore,i zbrisnin  shkallaët, në cepat e ishfamiljes, se pse në mes gjendeshin fëmijët, të kapur për dore, që nuk e merrnin vesh pse babi me mamin u përballën  tek xhaxhi gjykatës. Kur i tregova mikut, se gjykatësi më tha, se numri i divorcave ka rënë, sepse trendi i kohës është bashkëjetesa, pra prishja e qelizës bazë të shoqërisë njerëzore, Fejzoja pataks.

Për ta qetësuar i tregova një biobarcoletë. Në konkurisn e gënjeshtrave, çmimin e parë e fitoi ai që tha: “Në tridhjetë vite martesë,nuk jam ngatërruar asnjëherë me gruan.”

I bëmë analizë se ku po shkon familja shqiptare. Debatuam për shkaqet e dhunës në familjë. Duke ndihmuar njëri-tjetrin në arsyetime, u munduam të vinim pikat mbi (i ), ndonëse jo të bindur tërësisht. Kërkuam ndihmë nga të mençurit e njerëzimit, çfarë kanë thënë për martesën.

 “Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët” -thotë Billy Graham

 “Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.”-Robert C. Dodds

-“Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur”.-Osho

- Fatmir, du me t’thanë nji fjjalë, se  e lodhëm boll kryt ,me thënje të dynjasë. Mos të mbesi hatri,se e  kam me çiltërsi!- ia miratoi me sy, që të vazhdojë.- Çfarë përcjellim ne nga medjat e juaja,shumë dhunë po  ka në familjet shqiptare. Troç! Ju, po i rrespektojke  gratë ma pak se ne! Unë kujtova se do mërziteshe, ndërsa ti po buzëqesh,- me thotë në kohën e  qetësisë,që nevoiten për arsyetim.

- Si prind, kur e shoh që djali është me emancipuar se unë,më bëhet zemra mal, prandaj po buzëqesh me sinqeritet,- i përgjigjem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat