Gani Lika i Mirditës dhe Sherif Begu i Vushtrrisë

Kultura

Gani Lika i Mirditës dhe Sherif Begu i Vushtrrisë

Nga: Neki Lulaj (Gjermani) Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Kopertina e librit

Fatbardhësisht letërsia e jonë po pasurohet edhe me romane të reja me bazamente historike. Shkrimtarët e vyer po e bejnë punën e historianëve tanë të cilëve kurrë nuk u ra ndermend që ta bejnë një vepër të ketillë. Duke u nxitur nga mendimi se historia na ka mësuar pak për zhvillimin e ngjarjeve me popujt fqinjë, e që kemi shumë gjëra të paditura, krijuesit tanë po i hapin dritaret e reja te kohës. Zhvillimet e ngjarjeve historike të ngjizura njëra pas tjetrës si mishi me kockën, e të përplasura me ngjarjet e dhimbshme jetësore në rrymën e tërbuar të shekujve, sigurisht që e kanë shtyrë autorin për t’i hyrë kësaj pune, sa të veshtirë por shumë të begatshme.

Popujt janë ata që kanë bërë historinë dhe kanë krijuar fizionominë e shëndetshme të kombit të tyre me luftërat për çlirim kombëtar dhe për ekzistencë sociale. Kanë qenë pushtetarët me apetite të sëmuara dhe klikat sunduese ata që kanë nxitur dhe vazhdojnë të nxisin përçarjet, urrejtjet dhe konfliktet për gllabërim teritoresh. Populli shqiptar, relativisht i vogël në numër dhe i lidhur për truallin e vet, me një histori të lavdishme luftërash për liri kombëtare kundër lloj-lloj invazionesh të huaja.

Romani i autorit Ibrahim Kadriu „Misioni rus“, me bazament historik dhee i bazuar edhe në shumë të vërteta, është një punë e gjatë studimore dhe një angazhim shpirtëror duke e përjetuar në shpirt Golgoten e egër të një gjenocidi të paparë që i është berë popullit shqiptar. Ky raoman, duke trajtuar një ngjarje historike të rrugës së shenjtë për mvetësi, po ecë nëpër tehun e shpatës, nëpër rrugët e gjakosura, nëpër cegma dëbore me lohë mjegulle, të cilën armiqtë tanë shekullorë e gjakosnin dhe ia ngushtonin rrugën drejtë lirisë. Argat të kësaj llahtarie ishin edhe bashkëudhetarët, pra patriotët mënjanë, dhe tradhtarët në anën tjetër. Andaj, ky roman, përmes rrefimit ndriçon rrugën e marshimit tonë dhe i zhvesh lakuriq disa udhëtarë „kombëtar”, si dhe ata me misione të posaçme antikombëtare.

Romani nisë rrëfimet me tërhjeqjen e osmanëve dhe me hyrjen e ushtrisë serbe nëpër tokat shqiptare, nga Kumanova, Shkupi, Suhareka, duke u vendosur në Prizren më 3 Nëntor 1912, e që ditën e parë te arritjes së tyre, kishte skena rrenqethëse kur ushtria si e tërbuar i hyri kontrollit të rreptë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, duke plaçkitur, duke maltertuar, arrestuar e vrarë rreth 400 shqiptarë. Përshkrimin e situatës kaotike e nisë gazetari i gazetës „Progres“ të Beogradit, Grigor Reziq, i cili shërbente si ushtar, por njëherit ishte edhe reporter i luftës që mbante ditar ngado që lëvizte me njësitin e tij. Për pushtimin e Kosovës e të Shqipërisë, Serbia kishte angazhuar 286 mijë trupa dhe 550 armë të rënda të sistemuara nëpër njisi të caktuara. Batalioni më i madh ishte nën komandën e gjeneralit famëkeq Bozhidar Jankoviq, i cili thoshte se Serbia po kthehet aty ku ishte para 700 vjetëve, dhe se me çdo kusht do ta sigurojë daljen në det.

Pas gjithë atyre torturave dhe kësaj masakre në Prizren, gjenerali Jankoviq me dhunë i kishte detyruar krerët e Prizrenit të nënshkruajnë një „Deklaratë Falënderimi“ mbretit serb P. Karagjorgjeviqit, për çlirimin e tyre pas 600 vjet nga pushteti osman, duke thënë se ju e dini se Prizreni është kryeqyteti i mbretrisë serbe! Këshilltar i gjeneralit Jankoviq dhe i gjithë ushtrisë serbe ishte oficeri rus Ruslan Nikollai. Pasi hoxha i Xhamisë Sinan Pasha në Prizren e thirri ezanin dhe doli para derës në prezencën e xhematit, oficeri rus iu ofrua dhe i foli diçka në vesh imamit Mulla Ademit, ndërsa ky iu drejtua xhematit: „Xhemat i nderuar! Ju mirëmbetshi, unë kaq e kisha dhe më duhet të kthehem prej nga kam ardhur!“ Ky imam kishte qen rus me emrin Kazmir Olenko, që kishte ardhur si imam në Prizren në vitin 1892, pas 20 vjet shërbimi në Prizren, kurse më vonë ka shërbyer si imam edhe në Tetovë e Ulqin.

Gazetari Reziq shkruan vazhdimisht për krimet e llahtarshme që bënte ushtria serbe kahdo që kalonte, duke vrarë shqiptarë në mënyrë barbare, pa marrë parasyshë moshën e gjininë, duke i ngulur fëmijët shqiptarë në huj e në bajoneta pushkësh, duke i kallë në zjarr, duke i hedhë në ujin e valë, duke plaçkitur e djegur dhe shkatërruar shtëpi, fashtra e qytete. Raportet e tij për këto krime, redaktorët i cenzuronin ose nuk i botonin fare, edhe ashtu ja kishin tërhequr vërejtjen që të kenë kujdes se çfarë po raportonte! Gazetari Reziq kishte mbledhur artikuj nga gazetat e huaja, të cilat shkruanin për masakrat serbe nga vjeshta 1912 deri në pranverën e vitit 1913, ku për masakra kishin shkruar Law Trocki dhe Leo Freundlich, ky i fundit austriak i cili e shkroi librin Golgota shqiptare. Kështu, gazetari Reziq kishte kryer shërbimin ushtarak dhe ishte kthyer në Beograd. Dtari i ishte vjedhur dhe për shkak të shënimeve që mbante, autori kërcënohej nga Dora e zezë për likudim. Ai kishte ra në sy dhe ishte i padëshiruar dhe kështu e caktojnë serish edhe për 3 muaj shtesë në shërbimin ushtarak.

Gajtë rrugëtimit nga Beogradi për ne Shku,  në vagonin ku ishte gazetari, hyjnë edhe tre bashkëudhëtarë me të cilët fillimisht nuk kishte dëshirë të bisedonte, por më vonë mësova se ishte Natasha Volova, e cila ishte emëruar mësuese në Prishtinë, dhe e cila fliste shqipen me plotë gabime, por që thoshte gjoja se jam me origjinë çerkeze. Udhëtari tjetër ishte mjek dhe shkonte në Dibër për të punuar, kurse bashkëudhëtari i tretë ishte një tuxhar gjedhesh. Mësova se e kishin shkëputur një vagon të fundit të trenit, i cili ishte i ngarkuar me armë të plaçkitura nga kryengritësit shqiptarë.

Më vonë u dëgjua një zhurmë e madhe. Dikush tha se plaçkitësit në kupe hynin njerëz te maskuar si arnautë me armë në dorë dhe urdhëronin që seicili pasagjer çka ka në xhepa t’i nxjerrin. Gazetari Reziq, një plaçkitësi në kupenë e vagonit të tyre i bie pas koke. A e humb kontrollin dhe që të tre e lidhin, dhe kur e kontolljonë, ia gjejnë në xhep letërnjoftimindhe dhe kuptojnë se ai dhe ata ishin serbë të maskuar, të cilët i merr xhandarrmeria. Në kupenë tjetër të vagonit, e kishin marrë me forcë Natasha Vollova, e cila kërkonte ndihmë. Bërtiste, si duket e dhunonin! Ajo sërish u kthye në kupenë ku e kishte valixhen me rroba, u ul në vendin e mëparmë. Kishte ulur kokën dhe i shkonin lotët pa ndalë. Mësuesja zbriti nga treni në Bujanovc për të udhëtuar për në Prishtinë. Treni fishkëllonte mbi shina. Tashmë kishte ra terri dhe jashtë dukej flakë e madhe. Digjeshin fshatrat e tëra të banuara me shqiptarë. Kosova ka tërhequr pushtues të ndryshë, që ju sulën që nga sheulli i katërt para Krishtit. Nga Shkupi unë vazhdova rrugën për në Ferizaj, dhe nga aty me një kamon arrita në Prizren, ku të nesërmen më duhej të udhëtoj për në Mirditë, në Kullën e Gani Likës.

Ushtria serbe kishte gjetur bashkëpunëtorë të devotshëm të cilët i strehonin oficerët rusë dhe serbë, si Gani Likën në Mirditë dhe Sherif Begun në Vushtri. Pra, në shtëpinë e tyre gjenin konak oficerët e ushtarët serbë dhe kështu ata ishin të mbrojtur nga ushtria për ca kohë sa ju nevojiteshin në Kullën e Gani Likës në Mirditë. Disa ditë kishte gjetur konak oficeri rus Ruslan Nikollaj, por edhe gazetari Reziq dhe shumë e shumë armiq të tjerë.

Një ditë, në Prizren, në dyqanin e argjentarit Sytki Guli, hyn një femër e bukur me ferexhe, e cila prezantohet me emrin Emine Brajari. Thotë se është çerkeze nga Stanovci i Vushtrrisë, e martuar, por burrin nuk e kishte qe dy vjet dhe se bashkëshorti i saj ka qenë i detyruar t’i bashkangjitet Armatës së III-të serbe, e komanduar nga gjenerali Bozhidar Janoviq, si dhe nga shefi i shtabit,  koloneli Dushan Peshiq. Ai ka qenë i mobilizuar. Kam dyshim se e kanë vrarë, por një ish-ushtar me të cilin jam takuar në Prishtinë, më ka thënë se gjoja e paskan zënë rob! Kam marrë vesh se në mesin e tyre paskan zënë edhe një femër ruse me gradë majori. Atë e paska marrë për grua një shqiptar në zë, që quhet Xhafer Bislimi. Ehe burrin tim e paskan zenë rob. Argjntari Sytki Guli dhe këpuctari, e lanë që ditën e nesërme ta gjejnë një njeri me pagesë që ta përcjellë Emine Brajarin deri në Mireditë.

Tatjana (Emine) ishte e veshur me ferexhe, e që niset nga Prizreni, e shoqëruar nga Sbastian Kola me kalin e tij. Dhe udhëtuan për në Mireditë në  konakun e Gani Likës. Aty mendonete se do ta gjente Nikollai Rusland. Në kullën e Gani Likës nuk e gjeti oficerin rus që mbante dy emra të rrejshëm shqiptar: njërin katolik, Zef Kristi, dhe tjetrin mysliman, Faruk Myftiu. Kulla e Gani Likës ishte çerdhe ku buanin ushtarë serb dhe njerëz të ndryshëm që i shërbenin okupatorit, edhe pse Gani Likës shpesh iu kishte tërhequr vërejtja nga kryyengritësit shqiptarë për shërbimet e tij, por ishte i pa dëgjuar. Edhe Emine Brajari me Sebastian Kolën gjetën konak në atë shtëpi. Bile ishte traditë e shqiptarëve që kur një i huaj troket te porta e është me grua, ju ka hapur dera pa kurrëfarë rezerve, edhe pse ishte kohë lufte.

Sebastian Kola zgjohet shumë herët në mëngjes dhe i thotë Gani Likës që ta pregadisin Eminen, duke u arsyetuar se ka rrugë të largët me një ambient të rrezikshëm! Eminen familja e Ganiut e kishte veshur me rrobat e vendit, duke mos ra në dyshim nga grupet e ndryshme se është e huaj, por vendore. Këta të dy filluan rrugëtimin për ne fshatin Guror, pa u larguar shumë nga Mirdita. Pasi verejtën një tym të zi, ku më vonë mësuan se kryengritësit shqiptarë kishin djegur shtëpinë e Gani Likës, duke vrarë eprorin serb Jozhe Galiq me një tog ushtarësh dhe pronarin e kullës e Gani Likën, por është çudi si kishin shpëtuar anëtarët tjerë të familjes dhe gazetari Grigor Reziq, për të cilin dyshonin se ka qenë bashkëpunëtor i kryengritësve të cilët i vrisnin serbët kudo që i hasnin, e sidomos ushtarët dhe xhandarët serbë.

Grigor Reziq ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kishte arritur në Shkup dhe kishte marrë trenin që qarkullonte në linjën Shkup-Beograd, i cili ishte diktuar dhe zënë peng nga policia ushtarake. Por falë gjeturisë së tij, oficerët e policisë ushtarake i kishte zënë gjumi, dhe ky kishte ikur nga kupeja e arrestit, dhe kishte kërcy nga treni për të shpëtuar. Kështu ishte strehuar te një mollis i cili i kishte treguar çka i ka ndodhur. Grigori me udhëzimet që i jep mullisi, kishte arritur të kalojë kufirin dhe të mberrijë te miku i tij, Leo Frondlich në Vienë.

Emine Brajari (apoTatjana Vollovna) dhe Sebastian Kola, pas peripetive të ndryshme dhe befasive që ua solli rruga, më në fund mbërrinë në fshatin Guror, ku e gjetën edhe shtëpinë ku banonte Nikollaj Rusland. Pasi e gjetën, Tatjana u nda veçmas në një bisdë të gjatë me oficerin Nikollain. Ajo sigurisht e informoi për krejt rrjedhat dhe peripetitë e udhëtimit. Sebastiani hezitoi të kthehej atë natë për në Prizren. Por oficeri rus që e përcolli derisa ra terri dhe hynë në pyllin e thellë dhe e vrau Sebstianin në mënyrë që mos t’i tregonte askujt se çka kishte parë e dëgjuar.

Nëpër të gjitha trojet shqiptatre zhvillohej luftë e madhe, vrasje, plaçkitje, ikje, djegje e çka jo tjetër! Ishte fundi i prillit. Në Lezhë ushtria serbe kishte organizuar një aheng gëzimi për rënien e Shkodrës në duart e malazezëve pas luftimeve te përgjakshme. Në atë aheng merrnin pjesë edhe oficeri rus Rusllan Nikollai dhe mësuesja Tatjana Vollovna. Nga era e rëndë e pijeve alkoholike dhe zhurma e madhe, Tatjana kishte dalë të freskohet në ajër të pastër. Në shtallën e kuajve dëgjohej një britmë për ndihmë. Një ushtar i dehur po përpiqej ta dhunonte një vajzë shqiptare. Tatjana në ato momente e kishte goditë ushtarin me një shufër hekuri. E kishte zgjidhur një kal dhe i kishte thënë ikë. Ajo i kishte thënë se e quajnë Elza. Të nesërmën kur e kishin gjetur ushtarin e vdekur dhe një kal të humbur, ishte alarmuar gjithë ushtria serbe gjoja se kryengritësit shqiptarë paskan bërë atë diversion.

Ruslani dhe Tatjana me një kamion ushtarak vajtën në Shkodër prej nga Ruslani vazhdon për në Cetinje, ndërsa Tatjana mbeti në Shkodër ku u njoftua me Edit Durham e cila ishte me një mision humanitar t’u ndihmonte refugjatëve dhe të plagosurve me ushqime dhe ilaçe dhe njerëzve të mbetur rrugëve të gjakosura të Shkodrës. Ajo e shprehte mllefin e urrejtjes kundër serbëve dhe rusëve pa e ditur se Tatjana është ruse. Edit Durham fliste për gjenocidin që shtetet ortodokse po bëjnë për t’i zhdukur shqiptarët të cilët në ato momente nuk po i mbronte askush.

Vetëm dy javë malazezët e mbajtën Shkodrën, deri më 22 mars të vitiit 1913, derisa në Londër u vendos që Shkodra t’u mbetet shqiptarëve, kurse në të njëjtën kohë autoritetet politike evropjane vendosin që Mali i Zi të marrë Pejën dhe Gjakovën. Pas ca ditësh qëndrimi në Shkodër, Edit Durham dhe Emine Brajari blejnë dy kuaj dhe i ngarkojnë thasët me gjëra të ndryshme e vendosin të udhëtojnë për në Reç, ku takojnë një grup refugjatësh në mesin e të cilëve ishte një djalë i plagosur. Meqë Emine Brajari merrte vesh nga medicina, ia pastroi plagën dhe ia dha ndihmën e parë. Natën e bënë në Anën e Malit, ku Emine Brajari u kujdes për të plagosurin dhe u dashurua në Mal Tamarën. Kështu që të nesërmen u nda prej Edit Durhamit dhe shkoi me djaloshin dhe nënën e tij që të jetojë në Tamara. (Isha këto ditë për një vizitë në qytezën e Malësisë së Madhe në Tamara, dhe çdo grua të moshuar qe kam parë, mendoja se ajo ishte Emine Brajari-N. L.)

Prej momentit të ndarjes në Shkodër, Ruslani dhe qendra kishin humbur lidhjet me Tatjanën. Ajo nuk bëhej më e gjallë. Sekretari i konsullatës ruse në Cetinje, Boris Topallov, fajësonte oficerin rus Rusllanin për zhdukjen pa gjurmë të Tatjanës. Rusllani shkon në Ulqin ku në Kalanë e Ulqininit e takon rastësisht Mulla Adnanin (ose Kazmir Olenkon) dhe në Kullën e Balshajve në Kala, pinë nga një çaj dhe bisedojnë gjatë për shumë detaje interesante të misionit të tyre. Pas ndarjes me Mulla Adnanin, Rusllani rrugëton nëpër tokat shqiptare dhe mbërrin në Vushtrri, ku një natë me shi e fërfëllazë kërkon shtëpinë e Sherif Begut, ku para tij ne atë shtëpi kishte banuar misionari tjetër rus, Valentin Sergejeviç. Ate e gjen dhe bënë konakun e parë, e të nesërmen me Sherif Begun vizitojnë Kalanë e shkatërruar dhe Urën e Gurit pa ujë.

Një vepër voluminoze me bazament historik

Në Vushtrri shiheshin kolona shqiptarësh të ngarguar ding pa shpresë, sepse kudo shkonin, iknin prej ushtrisë serbe. (Kjo ma kujton Golgotën e viteve 1999 në Kosovë dhe një grup refugjatesh duke ikur për në Shqipëri. Takohen me një flqinjë serb i cili i pyet: Kah po shkoni? Këta i përgjigjen: Për në Shqipëri. Të lumët ju që po shkoni dhe e di se keni me u kthye shumë shpejtë, por kur të ikim ne, më kurrë nuk kemi me u kthye në Kosovë. - N. Lulaj)

Sherif Begu i kishte ndihmuar spiunit rus Sergejeviç për ti derguar në Rusi 170 te rinjë shqiptarë me premtimin se atje do të gjenin punë dhe rehati. Njëkohësisht i kishte edhe 150 tjerë të regjistruar, të gatshëm për rrugë. Grupi i parë që kishin shkuar ne Rusi, nuk ishin lajmëruar asnjëherë dhe nuk ishin kthyer kurrë. Sergejeviç ja kishte premtuar një udhëtim në Rusi, me një qëndrim njëmujor për çka ishte i njoftuar edhe Rusllani. Kur e pyeti Sherifi se sa do të qëndroni në Vushtrri, ky iu përgjegj: Kah fundi i javës do te udhëtojmë bashkë dhe i shpjegon se atje do të kesh rast për ta vizituar Qendrën e shkollimit të misionarëve rus në Shën Petersburg, duke i premtuar se do t’i takonte edhe 170 shqiptarët e dërguar atje.

Image

Këta fillojnë rrugëtimin dhe mbërrinë në Rusi. Nga Sheif Begu ndahet menjëhere Rusllan Nikollai, me arsyetim se i është caktuar një punë tjetër dhe atë duhet ta shoqërojë njëfarë tatari që nuk dinte mirë të fliste shqip. Sherif Begu e ndjeu veten të lajthitur dhe të fajësuar. Ajo fajësi iu duk edhe më e madhe kur në Shën Petersburg nuk iu sigurua takimi me Valentin Sergejeviçin, me arsyetim se ai ishte në një rrugëtim të gjatë. Në kontaktin e parë me shoqëruesin e ri,  Sherif Begu kërkoi që t’i vizitojë të rinjtë shqiptarë, meqë vet ishte ndërmejtësues i dërgimit të tyre në Rusi. Por, pas një zvarritjeje, kishte marrë përgjigje se ata ishin përcjellur drejtë Siberisë dhe se është e pamundur vizita e tyre. I kishin thënë shkurt se atje nuk mund të shkonte. Ne një restorant organizojnë takimin e Sherifit me Evgenije Sarllatov, i cili i ofron shumë dhurata dhe një zarf të mbyllur, paksa te fryrë me kartmonedha dhe një shumë të madhe rublash për shërbimet që ky kishte bërë në favor të rusëve dhe të serbëve në Vushtrri.

Tatari e shoqëroi Sherifin që të vizitonin Qendrën e shkollimit të misionarëve rusë, ku u takua me 65 studentë rusë që po mësonin gjuhën shqipe për të kryer misione të ndryshme sekrete në viset shqiptare. Atje takoi grupe studentësh që mësonin arabisht, turqisht, greqisht, gjermanisht, italisht, anglisht, kinezisht, indisht. Në atë grup ishin edhe 7 femra që mësonin shqip, dhe kur i shifte të gjith këta, Sherif Begut i shkoi mendja se këtu kanë mësue shqipen edhe Ruslan Nikollai dhe Valentin Sergejeviçi, besa edhe tatari. Në mbrëmjen e dytë të qëndrimit në atë qendër, Sherifi vendosi ta ndërpresë programin në bazë të te cilit duhej të vizitonte Moskën, pastaj te kthehej në Shën Petersburg. Sherif Begu e përmendi vajzën e sëmurë me trauma, i përmendi edhe bijtë Bejtullahun dhe Selatinin që i kishte në Stamboll, dhe kishte interesim që te kthehej përmes Stambollit, me ç`rast të nesërmen mori konfirmimin e mundësisë së kthimit përmes Stambollit.

Gjatë kthimit pa grupe të mëdha refugjatësh nga Kosova dhe fushat e gjera të mbuluar me ta nën mëshirën e fatit. U ndal në Stamboll për t’i vizituar dy djemtë e tij të cilët studionin në Akademinë ushtarake, dhe takoi edhe profesorin e tyre, Irfan Dogllu, që ishte oficer i lartë. Në bisedë me të tregoi dyshimin për Misionin rus dhe kjo gjë e shqetësoi tej mase oficerin turk, i cili kishte raportuar menjëherë atje ku duhej, me ç`rast ishin formuuar komisione për identifikimin e njerëzve të huaj, të infiltruar në shërbime të ndryshme shtetërore e civile, dhe kishin vërtetuar se shumë ishin rusë të involvuar në misione civile dhe ushtarake në Kosovë dhe Shqipëri

Natën e parë kur Sherifi u kthye në Vushtrri, pas mesnate shtëpinë e tij e kaploi një zjarr i furishëm që e dogji krejt shtëpinë me gjithë Sherifin me të shoqen dhe vajzën që ishin mbrënda. Të parët që kishin mbërri në vendin e ngjarjes, ishin ushtarët serbë bashkë me misionarët rusë, Nikollai Rusland dhe Valentin Segejeviç. Kjo ishte një pjesë e skeletit të fabulës së romanit „Misioni Rus” të autorit Ibrahim Kadriu, e cila besoi se do të jua ngrisë kërshërinë për ta shfrytzuar këtë shans që ta lexoni me vëmendje librin. Unë përsonalisht e uroj nmga zemra autorin për këtë punë titanike që të ketë shëndet e mbarësi, ngase letërsisë shqipe ia ka dhuruar një vepër voluminoze me bazament historik, i bazuar në shumë të vërteta. Urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat