Kultura nuk është në gjendje të mjerueshme, por “e lënë pas dore dhe pa përkujdesje”?!...

Kultura

Kultura nuk është në gjendje të mjerueshme, por “e lënë pas dore dhe pa përkujdesje”?!...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:22
Pjesëmarrësit e orës së madhe letrare “Abc Poetike” në shtëpinë muze të ura “Nëna Terezë” - Shkup

Mbi shtatëdhjetë poet e tubuar  në lokalet e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në Shkup - ku edhe është nënshkrua marrëveshja në mes NATOS dhe mbetjes tjetër të RSFJ- ës  pas bombardimeve mbi Serbin  u mbajt  Takimi poetik i krijimtarisë letrare - ku ishin të pranishëm poet, shkrimtar dhe dashamir tjerë të fjalës së shkruar nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë, të Shqipërisë, të Kosovës, të Malit të Zi, të diasporës  dhe të trojeve tjera stërgjyshore. Ky manifestim letrar u hap me interpretimin e himnit kombëtar. Këtu  poetet, shkrimtaret dhe të pranishmi tjerë  i deklamuan e poezitë dhe punimet e tyre letrare. Meritën për organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi letrar  i takon njeriu dhe poetit i cili  e la Zvicrën dhe u kthye në vendlindjen e tij në Shkup -  Sami Sherifi  dhe duke e parë gjendjen e lënë pas dore të kulturës shqiptare  dhe mungesën e organizimit të aktiviteteve  kulturore. Ky aktiviste i mirënjohur i veprimtarive letrare nuk qendrori duar kryq dhe pa vonua  në Shkup  e themeloi  klubin letrar , ,,Abc  poetik” . Nuk vonoi shumë  ai iu përvesh punës dhe së bashku  me miqtë e tij që e  adhuronin  fjalën e bukur shqipe si nipi tij - mjeku nga Norvegjia, Ramadan Kovaçi, Ramadan Sadiku, këngëtarin Tahir Seferi, Vullnet Sadiku, piktori. Afrim Shushku, poeti Kalosh Çeliku dhe shume  miq  dhe dashamir të tjerë  të fjalës së shkruar të cilët  me punën  e tyre  të madh iu bashkuan këtij vullnetari të kulturës shqiptare, duke e organizuar para dy vjetëve klubin letrar “Abc-ën  poetike” në fshatin Sfilare – të cilës iu  bashkuan poetët nga tërë hapësira gjithëkombëtare.  Në këtë manifestim letrar, Agim Deskun nga Peja - në kuadrin e 28 - Nëntor - Ditën e Flamurit.  u promovuan vëllimin  poetik  me titullin ,,Këngë Ilirishte’’,  për të cilin foli  Sami Sherifi i cili në fjalën e tij u deklamoi vargje poetike.

Image

Poetët dhe takimet e tyre - nuk njohin kufij’’

Pas vlerësimit në këtë manifestim letrar poet nderi  u shpallet  dëshmori Agim Bajrami, përkatësisht bashkëshortja e tij  Zarije  Bajrami e cila i takon  një të kaluar të ndritur  sinonimi  të rezistencës, lirisë dhe sakrificës që ne sot e jetojmë. Pas ndalimin e bombardimeve mbi Serbinë, në Bllacë  kampin e përqendrimit ku për të dytën herë ishin me shumë së gjysmë milioni refugjatë shqiptar të përndjekur nga Kosova që pritnin të dërgoheshin nëpër vende të sigurta të botës, dhe pikërisht këtu poeti Sami Sherifi mblodhi poetët nga e gjithë hapësira shqiptare  dhe diaspora ku deklamuan vargje mbresëlënëse poetike, ku  edhe u dhuruar  libra . Po këtë vit në kuadër të festave të çlirimit të Kaçanikut me rrethinë u  organizuan dhe organizohen  për çdo vjet takime poetik  me titullin ,,Poetët nuk njohin kufij’’, ku  edhe u shpall poet  nderi poeti nga Kosova  Rudi Berisha në emër të “Abc Poetike”. Në këtë manifestim letrar iu ndan mirënjohje poeti Agim Desku, për të cilin ishte një privilegj nga pjesëmarrës të shumtë. Vitin e kaluar ky klub letrar poet nderit e shpalli krijuesit e studiuesit të letërsisë shqipe Prend Buzhala  të cilin në emër të klubit çmimin e këtij klubit letrar  ia dorëzoi poeti Agim Desku  për këtë vit në sallën e shtëpie përkujtimore “Nëna Terezë në Shkup.

Poetet shqiptare me aktivitetet e tyre po bëjmë bashkimin shpirtëror të elitës intelektuale dhe poetike shqiptare

Me këtë rast  krijuesit dhe studiuesit  i letërsisë shqipe Prend Buzhalle  nga Klina për këtë vit u shpall  poet nderi. Po ashtu para të pranishmeve të këtij manifestimi letrar u prezantua libri i tij me poezi  të reja kushtua Nënës Terezë, e posa botuar me titullin "Çelna udhë" nga poetët shqiptar  dhe autori Ismet Krasniqit Lala. Në fjalën  e tij  kryetarit të klubit letrar  “Abc poetike”  Sami Sherifi  i përshëndeti të pranishmit  e këtij manifestimi letrar të cilëve në mes tjerash u tha  se kultivimi i kulturës, përkatësisht poezisë  nëpërmjet këtij manifestimi letra  - ne poetet shqiptare  po bëjmë bashkimin shpirtëror të elitës intelektuale  dhe poetike, atë që politikanët deri me sot nuk  ia arritur ti dali dot ta bëjnë - pasuan duartrokitjet  të gjate nga të pranishmëve, pastaj në vazhdim Sherifi duke i urua për mirëseardhjen poeteve në këtë manifestim letrar nga shumë treva të botës shqiptare dhe diaspora në mes tjerash ju tha se ju -  jeni patriotët më të mëdhenjtë të kombit që me veprimtarin e juaj të ngjeshur letrare  po punoni për  bashkimin shpirtëror  dhe të unitetit të fjalës poetike  me të cilën po e ngritin aty ku ajo ka dëshirë të jetoj mbi yje, pra ashtu siç është poezia hyjnore jeni edhe ju poetë hyjnor u shpreh para poeteve   Sami Sherifi, dhe në të njëjtën kohë i përshëndeti  të pranishmit në mënyrë shumë të veçantë dhe vëllazërore, sidomos ardhjen e tyre në këtë eveniment poetik dy bashkëshortet që fati i tyre tani është liria e Kosovës, poetet  Zarije Bajrami Zenuni dhe poetja nga Prizereni Xhyhere Vezaj Maqkaj, të cilave ia dhuruan nga një monografi për bashkëshortët e tyre që e kishin krijua për luftën heroike dhe rërën e tyre për liri dhe pavarësi e Kosovës.

Image

Organizatori i kësaj ore letrare  Sami Sherifi të pranishmeve  ua dhuroi nga një libra  dokumentar kushtua historikut  me titullin  "Fryma dhe rezistenca Terezinë dhe Humanizmit” të  bashkautorit  Prend Buzhales. Piktori Idriz Berisha, në emër të Klubit të Shkrimtarëve "Voreja Ujko" nga Klina u dhuroi një pikturë me portret të Nënës Terezë. Nga Klina i lexuan krijimet e tyre Gjon Gjergjaj, Idriz Berisha Xhixhi, Prend Buzhalai dhe Ismet Krasniqi.  Klubi Letrar '' Abc poetike” në bashkëpunim me SHK ''Koço Racin' në Shkup dhe në koordinim të aktivitetit e  Pegas Albania dhe  më përkrahjen  financiar të mjekut nga Norvegjia Ramadan Kovaçi poetit nga Peja Agim Desku ia  dhuroi dy vëllimet me te reja të tij ,,Anatemë e Pathënë ‘’ dhe ,,Universi. Manifestimi ndërlidhet me Ditën e Alfabetit e Festat e Nëntorit dhe pjesëmarrja  e këtij evenimenti ishte më shumë e pritur që do vinin poetët nga gjithë hapësira shqiptare, si nga Përmeti,Tirana, Durrësi,Kosova ,Presheva  e vendet tjera shtatëdhjetë poet  lexuan vargjet e tyre nga  qytetet e ndryshme të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat