Parfumi shqiptar ndër 10 më shtrenjtët në botë

Kultura

Parfumi shqiptar ndër 10 më shtrenjtët në botë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:15
Parfumi

Ne bëjmë raki të mirë, por nuk e imagjinonim që mund të shquheshim ndonjëherë për parfume. Megjithatë një parfum shqiptar është renditur ndër 10 më të shtrentët në botë. Jo thjesht kaq. Nëse në renditjen e Forbes gjatë verës së vitit 2018 klasifikohet ndër 5 më të shtrenjtët atëherë do të kandidojë për "Fragrance Oscar Aëard 2018", shkruan Kultplus.

Parfumi shqiptar “Ilir” sapo është prezantuar dhe tashmë është në listën e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë, shkruan KultPlus. Çmimi i tij arrin vlerën prej 2 mijë eurove.

Jola Hasimi, krijuesja e këtij parfumi bashkë me Nertil Bojaj ka treguar për KultPlus për përkushtimin e tyre, deri në lançimin e kësaj arome të mrekullueshme. I lançuar nën brendin “JH”, Jola Hasimi ka shpjeguar se çdo gjë që mban logon e markës së tyre e nuk është thjesht një produkt. “Secili ka historinë e vet që prej subjektit e deri te diskutimi i idesë, zgjedhja e realizuesve, provat, e krejt në fund realizimi.

Sipas saj, si të gjitha markat, edhe “JH”, është dy vite përpara në kohë me produktet. “Sapo kishim lançuar parfumin “Shqipëria ime” dhe po mendonim për projektet e ardhshme, mundësitë, udhëtimet e punës…, ishte një moment thelbësor ku përpara famës së parfumit u gjetëm në vështiresi si çdokush, por Nertili është një mashkull me dinjitet dhe karakter të adhurueshëm, nuk ka më të tillë, hahahah, e në bisedë e sipër më tha “çdo gjë që mund sadopak të cënojë lirinë tonë, në çdo kuptim të saj e ka çmimin shumë të lartë dhe s'duhet paguar.“ Kjo ishte shprehja që më shërbeu si subjekt, dhe që patjetër përputhej me emrin që do të mbante parfumi “Ilir”.

Parfumi me emrin “Ilir”, është esencë e pastër vajore dhe karkaterizohet nga Ambra blu dhe Arabic oud ndër elementet e tij. “Aroma është unike, është një refleks olfativ lirie…”, ka thënë Jola, e cila më pas ka shtuar se për parfumet vajore, kërkohen shishe enkas, nuk mund të përdoret xham i thjeshtë.

“Free the scent vjen në një shishe tërësisht të punuar me dorë, ku për realizimin e vetëm njërës prej tyre duhen 6 ditë! Shishja fillon me procesin e fryrjes se kristalit me frymë për t'i dhënë forme sfere, krijohet dizenjoja e dëshiruar me prerje diamanti, dhe në fund kalon në rafinim, gdhendet logoja e markës në fund të saj dhe incizohet emri në krye”, ka thënë Jola, e cila ka shtuar se certifikimi i parfumit vjen i gdhendur në kuti.

“Të gjitha këto bëjnë që ky parfum të kushtojë 2 mijë euro. Çmimi vendoset nga studimi i produktit përfundimtar. Për parfumin janë punuar 2092 prova, ku prova 2090 eshte zgjedhur si provë përfundimtare për parfumin “Ilir”.

“Ne kishim shumë evente luksi private në UAE dhe menjëherë samiti i “fragrance foundation“ e dërgoi parfumin në Londër për të parë renditjen e tij! Parfumi ështe zyrtarisht pjesë e 10 parfumeve më të shtrenjtë në botë! Deri tani dimë se është i 7-i. Por renditja përfundimtare bëhet nga Forbes në verë të vitit 2018 dhe nëse parfumi është ndër 5 më të shtrenjtit, atëherë automatikisht kandidon në “Oscar Fragrance Award 2018””, ka thënë Jola.

Ajo në përfundim ka thënë se jo më kot marka “JH”, është vlerësuar si e para në Made in Italy, që vepron në gjithë botën.

“Natyrisht janë produkte që s'mund t’ia lejojë vetes kushdo, pikërisht synimi ynë, prandaj dhe mënyrat e prezantimit që zgjedh janë gjithmonë vende luksi dhe show-room private të elitës”, ka përfunduar Jola. Ajo, bashkë me parfumin “Ilir”, ka nxjerrë edhe produkte të tjera shumë të shtrenjta, të cilat tashmë janë prezantuar në Dubai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat