”Papa Klementi XI Albani” në Suedi po bënë një punë shumë të vyer për të afirmuar vlerat e kulturës shqiptare

Kultura

”Papa Klementi XI Albani” në Suedi po bënë një punë shumë të vyer për të afirmuar vlerat e kulturës shqiptare

Nga: Fazli Muharremi-Tali Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:00
Zyhdi Dervishi

Fazli Muharremi-Tali: Arsyeja e bashkëpunimit me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi?

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi:  Unë këtë bashkëpunim e konsideroj si një nga vlerat me të vyera të punës sime profesionale shumë vjeçare. Kam punuar gjatë gjithë kohës në Universitetin e Tiranës, që kur kam mbaruar studimet, punoj kryesisht në fushën e sociologjisë, kulturës, të shkencës dhe të artit. kam botuar dhe libër për emigracionin shqiptar në Itali dhe unë njoh brengat, hallet shqetësimet që kanë emigrantët tanë nëpër botë, pak a shumë ato janë të njëjta. Njohja me kryetarin e kësaj shoqate z.Hysen Ibrahimi dhe nënkryetarin z.Bajram Muharremi ka qenë nëpërmjet Viron Kona një shkrimtar i talentuar i cili ka një korpus të tërë veprash, njohja që më duket rastësore por në thelbin e saj është substanciale sepse neve na bashkon një gje që është shumë e rëndësishme Shqipërinë për kombin shqiptar dhe për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan dhe më gjerë e ato janë librat, ne jemi njerëz të librave dhe Vironi ka meritën e vet që është si të thuash kumbari i kësaj lidhje që unë shpresoj të jetë afatgjatë sepse neve na bashkojnë librat të cilat janë të ndryshme kanë identitetin e vet, fushë studimesh, në fushë kulture, fushë arti, fushë letërsie, poezie e me radhë. Por ato kanë një bosht të përbashkët, si një fill i kuq si një shkrepëtinë shpirtërore i bashkon atdhedashuria, dashuria e madhe për afirmimin e kombit shqiptar që kombi shqiptar duhet zërë atë vend që i takon në arenën e luftës që bëhet sot për afirmim në shkallë botërore. Unë jam marr shumë me studimet e kulturës shqiptare dhe një vjeçari i tretë është një vjeçari i afirmimt të popullit shqiptar, një ndër tre popujt më të vjetër të botës, me shumë kontribute, një popull i cili ka dhënë shumë për të tjerët ka sakfrifikuar shumë por për hirë të së vërtetës ende nuk është afirmuar dhe nuk ka gjetur vendin që e meriton.

Unë e falenderoj shumë Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, sepse po bënë një punë shumë të vyer, një punë hyjnore për të afirmuar vlerat më të mira të kulturës shqiptare, vlerat më të vyera dhe shpirtrore të popullit shqiptar në Suedi dhe përmes Suedisë në një hapësirë shumë më të gjerë në Evropë dhe në botë.

Në këtë kuptim kjo shoqatë veçanërisht kryesia e saj dy zotërinjt z.Hysen Ibrahimi dhe z.Bajram Muharremi, për hirë të së vërtetës çdo organizatë që funksionon dhe që ne e njohim që ka funksionuar në të paktën 2700 vitet e fundit pesha kryesore bie mbi drejtuesit kryesor dhe këta të dy si drejtues kryesor të kësaj shoqate kanë mbajtur peshën kryesore. Unë mendoj se aktivitete të tilla, përkushtimi ndaj librit për tu pasqyruar vlerat e popullit shqiptar që janë të shumta dhe janë shumë të pasura e origjinale por fatkeqësisht jo të ekspozuara sa duhet dhe si duhet nëpër botimet akademike dhe serioze të vendeve të tjera të Evropës dhe më gjerë. Kjo shoqatë ka bërë një punë të mrekullueshme.

Unë kam ndjekur me shumë vëmendje punën e kësaj shoqate për të davaritur[3] paragjykimet e shumta të përhapura nga armiqtë e Shqipërisë të popullit Shqiptar në Suedi dhe vende të tjera të Evropës. Për gjoja vese të pandreqme të shqiptarëve si njerëz me gen konfliktual të pandreqshëm, si njerëz që u pëlqen lufta.  Në të vërtetë është bërë një përpjekje sistematike që viktimat të paraqiten si agresor. Shoqata ”Papa Klementi XI Albani” ka bërë një punë të mrekullueshme të detajuar me botime poetike, me botime studimore, publicistike dhe me shumë fakte për të evidentuar në jetën e përditshme për të demantuar paragjykimeve të tilla dhe për të afirmuar popullin shqiptar në Suedi.  

Ambasadorët e Republikës së Kosovës në Suedi ndërrohen shkojnë e vijnë por ata asesi nuk mund ta bëjnë punën që e ka bërë shoqata sepse letërsia artistike ka fuqinë magnetike të veçantë dhe atë rrezatim të fuqishëm që ka letërsia në botë nuk mund ta ketë asnjë politikan, asnjë diplomat në botë,  sado i zgjuar e sado atdhetar që të jetë. Prandaj ne duhet t’i nderojmë shumë këta burra dhe gra që kanë punuar me përkushtim sepse ata kanë bërë një punë të mrekullueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Duhet të theksojmë dhe urojmë që lufta me armë të jet kaluar. Ne shqiptarët kemi përjetuar një dramë të madhe gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit XX me luftëra të cilat na u imponuan.

Shqiptarët jemi një popull shumë paqedashës, por ju imponuan luftërat dhe lufta me sakrifica të mëdha.

Urojmë që lufta me armë të zëvendësohet me luftën e librave e cila është një luftë shumë fisnike, shumë e bukur, shumë fisnike dhe shumë e vështirë, ndoshta edhe më e vështirë se lufta me armë por që ne duhet ta përballojmë. Dhe unë mendoj se shoqata ”Papa Klementi XI Albani” është një avangard i kësaj përpjekje të madh të popullit shqiptar. Shoqatës i uroj mbarësi në aktivitetet e tjera më të shumta dhe më cilësore në të ardhmen.

Profesor, Ju e çmuat lartë punën e Shoqatës, por si i ndiet që sot jeni Anëtar Nderi i kësaj Shoqate?

Unë jam në një moshë që kam punuar shumë, jam lodhur shumë, kam punuar në shuëm fusha dhe me njerëz të ndryshëm, kam njohur nga afër personalitetet kryesore të kulturës shqiptare. Të them të drejtën unë e kam menduar veten gjithmonë si një mekanizëm që duhet t’i shërbej si një ushtar çështjes kombëtare. Natyrisht çdo nderim që më bëhet mua unë e konsideroj si obligim për ti shërbyer çështjes madhore të atdheut dhe në një farë mënyre duke më nderuar kryesia e kësaj shoqate, zotërinjtë Hysen Ibrahimi dhe Bajram Muharremi që kanë qenë në ballë të kësaj pune bashkë me z.Viron Kona që është nga Vlora (ky ka shumë dëshirë ta thekssoj se është nga Vlora e Flamurit e unë jam nga Kruja e Skënderbeut). Për hirë të vërtetës këto më kanë dhënë motiv për të punuar më shumë, aktivitete të përbashkëta, në mënyrë individuale dhe kolektive për çështjen e madhe të Shqipërisë.

Ne urojmë që mos të kemi kurrë luftë me armë në hapësirën shqiptare që populli shqiptar të mos derdhi kurrë më gjak por duhet të derdhim shumë djersë që të përkushtohemi maksimalisht me ndjeshmëri të lartë atdhetare, me profesionalizëm dhe me largpamësi për të zgjidhur sa më mirë problemet e mbetura ende të pazgjidhura të popullit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat