Haiku i parë

Kultura

Haiku i parë

Nga: TAHIR BEZHANI Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:59
TAHIR BEZHANI

Përqafoj pishën
Lagen flokët e zeza
Buzëqeshja vrapon...

Mali ndërron pamje
Sytë vesohen
Lumë lotësh...

Akulli   mashtron sytë
Dashuri shkrijnë  akullnajat
Me prushin e rinisë...

Shiu rreh xhamat
Plaga e vjetër dënes
Kush e ndal lotin tim...

Nuk më plas vapa
Tym vjellin mushkëritë
Nga helm i fjalës....

E shikoja mashtruesin
Kenaqësia e tij
Akull siberian…

Vrapoj pas hijeve
Më ndal buzëqeshja e rreme
Në buzët e shëmtuara...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat