“Poeti Hasan Selimi po e ka adet, dy çmime ndërkombëtare çdo vjet...”

Kultura

“Poeti Hasan Selimi po e ka adet, dy çmime ndërkombëtare çdo vjet...”

Nga: Ramiz LUSHAJ Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Çmime ndërkombëtare

Poeti i njohur HASAN SELIMI, me disa libra poetik “Hije Dheu” (2015), “Shpirtit i betohem” (2017), “Mite deri përtej” (2017), etj., dhe me dy çmime kombëtare në “Ora e Poezisë” në Shqipëri e “Promenadë mërgimtare” në Kosovë, mori pjesë për të dyten herë brenda një viti në dy konkurime poetike ndërkombëtare në Itali. Ai, edhe kësaj here, u paraqit me një poezi të tij, të pa publikuar ma herët e të një niveli cilësor.

Juria, me kryetar Dante MAFFIA – kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi e një nga poetët ma të mëdhenj të Italisë në të gjitha kohërat, dhe me antarë: Francesco Aronne, Griselda Doka, Franco Maurella, Gianni Mazzei, Marco Onofrio, Francesco Perri, Giovanni Pistoia e Francesco Tarantino, i dha një vlerësim të lartë.

Poeti Hasan Selimi u nderua me Çmimin prestigjioz "DËSHMIA E MERITËS" në Edicionin e IV-të të Konkursit Poetik "Terre Lontane" 2017.

Në përmbyllje të kësaj kronike e urimit tonë po i përshtati dy vargje të një kënge popullore historike të njohur: “Poeti Hasan Selimi po e ka adet / Dy çmime ndërkombëtare çdo vjet...”/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat