Kryeministër apo sulltan?!

Kultura

Kryeministër apo sulltan?!

Nga: Dibran Demaku Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 13:01
Dibran Demaku

Arrogant dhe i papërgjegjshëm

duket nuk është i ndërgjegjshëm

me instikte i kryen punët

dhe nuk shef më larg nga hundët!

 

Egoist trim i pa parë

për gjithçka futet në garë

të mos mbetët asnjëherë nën hije

për të gjitha punët na paska dije!

 

Sipas kryeministrit mendje-hollë

gazetarët i paskemi të pa shkollë

të pa shkollë mësuesit-arsimtarët

andaj të fikur i paskemi farët!

 

Punët i bën pa afate

shtetin e njeh si pronë private

me falje borxhesh e rritje rroge

kryeministër Ramushi-komandant toge!

 

Nuk e di fare ç`është hipoteka

i bën punët veç me teka

është kryeministër apo sulltan

ndaljani turrin mor aman!

 

Arrogant dhe i papërgjegjshëm

duket nuk është i ndërgjegjshëm

me instikte i kryen punët

dhe nuk shef më larg nga hundët!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat