Ta kemi burrërinë për ta krijuar lumturinë

Kultura

Ta kemi burrërinë për ta krijuar lumturinë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 5 janar 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Të mirën për atdhe duhet kërkuar

Ne të gjallët me tërë qenien tonë

Që nderin kombit për t’ia shtuar

Kërkohet punë e ndershme gjithmonë.

 

Njerëz me vlera e guximtarë kemi, që janë për lakmi

Më atdheun tonë të dashur në zemër të Ballkanit

Që ia dinë vlerën luftës së fundit për liri

Dhe pasurisë së kësaj toke, që lakmitarët plasën prej marazit.

 

Që t’mos qeshet, por të mburret bota me ne

Për hapërimet tona të jemi më të përgatitur

Siç është shqipja e gatshme ta mbrojë të vetën fole

Ashtu duhet të jetë shqiptari me fuqinë e kalitur.

 

Diturinë si armë çdoherë e kemi pasur në këto troje

Që na ka bërë të jemi atdhetarë, trima e fisnikë

Vetëm se duhet ta bëjmë punën si bletët në zgjoje

Për ta ndriçuar rrugëtimintonë çdo ditë.

 

Në këtë rugëtim s’duhet të kemi dyshim

Kombit lumturia e jetës sa vjen e do t’i shtohet

Me punët që do të bëhen në bashkërendim

Terri prej dritës me shpejtësi do të largohet.

 

Në çdo pore të jetës kur si dielli të rrezatojmë

Jetë e lumtur do të krijohet në këto troje

Me hapa gjigantë drejt përparimit do të shkojmë

Kur të jemi të pajisur me këto virtyte njerëzore.

 

Ta kemi para, burrërinë e fisnikërinë

Për ta dashur e çmuar kombin dhe atdhenë

Ndaj njëri-tjetrit ta kemi kujdesinë

Si shqiponja që e ka për folenë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat