Intelektuali i lartë kulturorë ose politikë dhe 'opus magnusi' i tij...

Kultura

Intelektuali i lartë kulturorë ose politikë dhe 'opus magnusi' i tij...

Nga: Agron Shabani Më: 29 janar 2018 Në ora: 12:41
Agron Shabani

Siç dihet, kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur krijuese ose artistike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ia bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, edhe vlerat dhe aspiratat tona krijuese ose artistike. 

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të 'kapitalizmit të ri' evrolindorë ose ballkanikë të cilin nëinstancë të fundit e bashkon karakteri i "një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë politik, ushtarak, finansiar,  tregtar ose ekonomik" ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie "mono-dimensionale" për t´iu shërbyer "elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike" që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë. Në këtë rast, tërësia ështëfalse ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative-përballë autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë kulturore dhe politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.  

Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i saj real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe  ideologjisë sundimtare ose dominuese. 

Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politikë, kulturorë ose artistikë përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Njerëzit ose qytetarët shndërrohen në 'vegla pune', gjegjësisht, ne 'mekanizma' ose 'instrumente' mekanike, elektorale, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare pa fuqi, inovacion, krastivitet dhe motivacion për t´i levizur gjërat përpara.

Ndryshe nga kjo, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, artit, shkencës ose letërsisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Nëpërmjet kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin paradigmatikë të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globale ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, pritjeve, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektivitetit për të gjetur lidhjen midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë "opus magnus" ose "general intellect". Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare. 

Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënieje me praxis-in, bën të mundur integrimin e artit dhe kulturës në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike. 

Midis motiveve ose stimujve të të kritikës së artit dhe kulturës, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale ku ngritë, valorizohet, glorifikohet dhe afirmohet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e dobëta politike, sociale, ekonomike dhe të tjera të ekzistencës ose mbijetesës. 

Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës) të personit ose individit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politikë. 

Në këtë prizëm, për dallim të mediokritëve të ndryshëm 'pseudo' , 'quazi' ose kontrakulturorë dhe antipolitikë (lëxo: atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit, kulturës, politikës dhe diplomacisë), qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët "venë dorë në revole" sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e një shkenctari, pedagogu,  kruijuesi, artisti ose intelektuali kulminant, eminent ose prominent: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e 'vërtetë' ose "lavdi e madhe" e liderëve-shtetit dhe shtetit-parti. 

Në këtë kontekst të "suspektshëm" dhe tepër dubiozë, detyra  kryesore e një intelektuali dhe kritiku shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politikë i personit ose individit. Jo, por detyra e tij konsiston për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar të kulturës në funksion të palës kundërshtare "antropologjike" ose "antropolitike". Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës duhet t’i kundërvihen implikimeve konservatore të së parës.

Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut  me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale ose manuale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kohabitacionin ose dihotominë e preferuar në mes "industrinë kulturore" dhe "kulturës globale" ose "masive" ku përthithja dhe reduktimi i kulturës ose mono-dimensionalitetii i saj shihen si rrjedhojë e një administrimi të egër dhe negativë nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të përditshme (përgjithshme) të shtetit dhe shoqërisë së relativizuar, instrumentalizuar, manipuluar dhe konsumuar politikisht si dhe në çdo formë tjetër të mundshme. 

Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komercionalizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror dhe nacional, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. Dhe, sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, "zgjidhen", emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtëpersonale, familjare ose gjenealogjike si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj. 

Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politikë me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë "modelin" ose sistemin (regjimin) e mehershëm në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Serbisë dhe Kosovës, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me "reliktët", kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij. Në ketë vorbullë zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në Kosovë, serbi dhe gjithandej. Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, apo, për "profetë  të pazëvendësueshëm"! Jo. Por, bota ka nevojë për pyetje dhe të vërteta relative. 

Një person ose personalitet i lartë, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën." Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur "On Liberty" ("Për Lirinë").

Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose "protagonist" të ndryshëm që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë publik ose politikë. Në veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin  dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne vetën ose vetvetën tonë. Duke e vërë theksin në imponimet ose nënshtrimet tona ekstreme para faktorëve të jashtëm, duke i mohuar ose anashkaluar të kaluarën, historinë, traditat, kulturën, njeri tjetrin ose vetvetën tonë në emër të do farë "lebarilizimëve" ose "integrimëve" të ndryshme rajonale, kontinentale ose interkontinentale.

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë. 

"Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!" ( Fjodor Dostojevski në "Krimi dhe Denimi")

Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia. 

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe premtojnë në bazë të ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga jeta e ndodhur në mes "krimit dhe fasadës"! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë"!

"Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë." Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat