Krasniqi: Skënderbeu, ndër figurat më të lavdishme të historisë shqiptare - Bota Sot
Krasniqi: Skënderbeu, ndër figurat më të lavdishme të historisë shqiptare

Kultura

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Krasniqi: Skënderbeu, ndër figurat më të lavdishme të historisë shqiptare

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:27
Konferenca e Federatës së Paqes Universale

(E plotësuar)- Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, u çmua lart në Konferencën e Federatës së Paqes Universale, e cila për temë kishte “Skënderbeu, Liria dhe Paqja”.

Historiani Jakup Krasniqi tha se nuk ka dyshim nga askush që Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është njëra nga figurat më të lavdishme të historisë sonë.

Krasniqi: Shekulli 20, shekull i Skënderbeut

“Për mua janë dy epoka të Skënderbeut. Epoka e Skënderbeut është  vetë epoka e tij 25-vjeçare, në shërbim të vendit të vet dhe në shërbim të  kombit dhe në shërbim të kulturës evropiane të asaj kohe. Shekulli 20 është shekulli i Skënderbeut. Vetëm në këtë periudhe populli shqiptar  është shtrirë  edhe horizontalisht si komb dhe me arsim dhe me dije. Unë dhe shekullin 20 e quaj shekullin e Skënderbeut,  sepse Skënderbeu ka hyrë vetëm në këtë kohë, si kujtesë kombëtare ka hyrë në çdo familje, në çdo shkollë te çdo njeri. Nuk besoj që ka pasur ndonjë njeri më ambasador i paqes se Skënderbeu. Të kërkosh luftë ka thënë Skënderbeu, është çmenduri, por t’i përgjigjesh asaj kur të tjerët ta imponojnë është urti. Mund të them, se e gjithë historia e popullit tonë është zhvilluar gati po në këto vija. Kurrë s’e kemi dashur luftën, por kur na është imponuar jemi përgjigjur p ër të qenë të lirë, të dinjitetshëm në vendin tonë”, tha Krasniqi.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është personaliteti më i madh i kombit shqiptar.

Minxhozi : Shpata e Skënderbeut ishte shumë më e vogël se mendja e tij e ndritur

“Skënderbeu nuk solli paqe vetëm në Shqipëri për 25 vjet. Por solli paqe dhe për një pjesë shumë të rëndësishme të Evropës perëndimore, Evropës demokratike, duke ndaluar hordhitë osmane turke, që të hidheshin në pjesën tjetër të Evropës. Solli paqe ne Shqipëri për 25 vjet, solli paqe, përparim dhe solli vazhdimësinë e zhvillimit të këtyre vendeve që përmenda më parë. Prandaj Skënderbeu gjithmonë do të kujtojmë se ka qene një figurë multidimensionale. Shpata e Skënderbeut  ka qene shumë më e vogël,  se mendja e tij e ndritur, për të çliruar vendin, për  të ruajtur paqen dhe stabilitetin e Shqipërisë në atë kohë“, tha ai.

Ndërsa Jack Corley, kryetar i Federatës së Paqes për Evropën lindore,  tregoi historinë se si është njoftuar për figurën e heroit të madh shqiptar. Ai tha se nuk është gjë e madhe ta duam mikun, por gjë e madhe është ta duash armikun.

Corley: Gjë e madhe është ta duam armikun, jo mikun

“Në çdo lloj vendi, duket se ata kanë heronjtë e tyre që janë armiqtë e një vendi tjetër. Kemi një shprehje që e përshkruan këtë që thotë mishi i dikujt është helmi i dikujt tjetër. Në njëfarë mënyre heronjtë e një kombi  janë armiqtë e një kombi tjetër. Atëherë si do të mund ne t’i zgjidhim problemet, nëse nuk i kapërcejmë dot këtë situatë. Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë Federata e Paqes Universale. Dua t’iu lë me këtë lloj reflektimi.  Në fakt, nuk është gjë e madhe ta duash mikun, por gjë e madhe është ta duash armikun dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë“, tha ai.  

Ndërsa Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, tha se ndjehet krenar që historia shqiptare ka krijuar vlera me rëndësi të dorës së parë për njerëzimin. Ai tha se në çdo vend Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës dhe u lartësua lart nga personalitete të larta të kohës.

Syla: Vepra e tij inspiroi breza të tërë

“Vepra e tij ka inspiruar brezat e tërë se vetëm të bashkuar dhe këmbëngulës do të mund t’i realizonim aspiratat kombëtare. Për nder të jetës dhe veprës së] tij heroike u thurën këngë në popull, u emëruan sheshe, rrugë e shkolla dhe u ngritën buste. Ai u bë frymëzim dhe me artin letrar. Jemi të lumtur dhe krenarë që historia shqiptare ka krijuar vlera  me rëndësi të dorës së parë për njerëzimin, prandaj dhe sot e kujtoj me pietet jetën dhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe bashkëluftëtareve të tij, duke mbetur gjithmonë i gjallë kujtimi për të”, tha ai.

Minxhozi: Skënderbeu ishte i pakonkurrueshëm në Ballkan

Historiani Jakup Krasniqi, në konferencën me temë ‘ Skënderbeu, Liria dhe Paqja’, duke folur për figurën e heroit tonë kombëtar, thotë se tani më nuk ka dyshim nga askush që Skënderbeu është njëra nga figurat më të lavdishme të historisë sonë.

“Për mua janë dy epoka të Skënderbeut:  ‘Epoka e Skënderbeut’ është epoka e tij 25 vjeçare në shërbim të vendit të vet dhe në shërbim të kulturës evropiane të asaj kohe. Shekulli XX është ‘shekulli i Skënderbeut’.  Vetëm në këtë periudhë populli shqiptar është shtrirë si komb dhe me arsim dhe dije. Unë dhe shekullin XX e quaj shekullin e Skënderbeut sepse si kujtesë kombëtare ka hyrë në çdo familje”, tha Krasniqi.

E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi , tha se Skënderbeu është personaliteti më i madh i kombit shqiptar i cili  gjithmonë në luftë dhe në paqe ka dhënë mesazhe paqe për gjithë brezat. Sipas Minxhozit, Gjergj Kastrioti,  është e vetmja figurë që nuk është anatemuar.

“Gjithë figurat e kombit me flamurin e Skënderbeut janë ulur në bisedime.. Ne jemi krenar që si Shqipëria dhe Kosova kanë shpallë vitin e Skënderbeut”, tha Minxhozi,

 Ai shtoi se në rajonin e Ballkanit Skënderbeu ka qenë i pakonkurrueshëm.

“Skënderbeu nuk solli paqe vetëm në Shqipëri por dhe për një pjesë të Evropës Perëndimore. Solli paqe ne Shqipëri për 25 vjet. Skënderbeu gjithmonë ka qene një figurë multidimensionale. Shpata e tij ka qenë shumë më e vogël se mendja e tij e ndritur”, tha Minxhozi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test