Krasniqi vjen me shfaqjen “Pa Mure”

Kultura

Krasniqi vjen me shfaqjen “Pa Mure”

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Shfaqja

(E plotësuar)- Nesër në Teatrin Kombëtar do të jepet premiera e shfaqjes së baletit “Pa Mure” nga koreografja Teuta Krasniqi.

Kjo shfaqje trajton një tematikë aktuale e cila prek sfidat e përditshme të qytetarëv e të Kosovës siç është liberalizimi i vizave, varfëria, papunësia etj.

Në një konferencë për media drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se kjo do të jetë një shfaqje e cila trajton temat që prekin jetën e shqiptarëve në përgjithësi dhe  pasqyron aktualitetin e kohës në të cilën po jetojnë qytetarët e Kosovës.    

Brahimaj: Pavarësia jonë po ndeshet në mure

 “Kjo temë prekë jetën e shqiptarëve faktikisht  në përgjithësi, por edhe tonën në veçanti të Kosovës, ku ne gjithmonë kemi qenë  të rrethuar, edhe të  udhëzuar nga të huajt, s’kemi qenë asnjëherë të lirë të vendosur as për  emancipim, as për shkollim, as për punë, as për asgjë, por gjithmonë është dashur dikush tjetër të na lejojë ose të na ndalojë ato kërkesat tona, kështu që faktikisht kjo ka  qenë prej kohës së turqëve e më herët, deri te ditët e sotit që e kemi njëfarë pavarësie, e cila prapë po has në mure”, tha Brahimaj.

Ai e vlerësoi  lart punën artistike dhe intelektuale të koreografes Teuta Krasniqi, duke e cilësuar atë si njërën prej koreografeve të para kosovare që ka arritur ta realizojë një projekt të tillë.

Në konferencë ka folur edhe koreografja e shfaqjes  Teuta Krasniqi, sipas së cilës  sfidat dhe izolimi të  përjetuara nga vetë  ajo dhe nga populli kosovar në përgjithësi janë motiv për ta realizuar një shfaqje të tillë.

Krasniqi: Kemi ngecur brenda mureve

 “Jam inspiruar prej gjërave që i kam kaluar edhe vet, siç dihet ne gjithmonë si popull kemi pasur vështirësi  qysh prej përpara, prejse e mbaj në mend veten gjithmonë kemi kaluar vështirësi të ndryshme edhe të gjitha këto sfida, unë i kam quajtur si MURE. Po, pastaj prapë ka ardhë një kohë kur ne e kemi fituar lirinë në njëfarë mënyre  edhe pavarësinë si shtet i pavarur, por prapë se prapë kemi ngecur brenda disa mureve  që nuk  po na lejojnë me lëvizë  lirshëm . Kështu që ky është një problem shumë i madh, që e kam hasur edhe vetë, që shpeshherë na  i kanë refuzuar edhe vizat, ose ndoshta kemi pasur ndonjë arsye më  të fortë për të zhvilluar diçka jashtë vendit  edhe nuk kemi mundur për shkak të këtij izolimi”, tha Krasniqi.

Edhe balerina Aulonë Nuhiu, u shpreh mjaft e kënaqur për bashkëpunimin me Krasniqin  duke e parë si diçka të realizuar mirë dhe duke shpresuar që publiku do e presë në të njëjtën mënyrë.

I pyetur se a mendohet që kjo shfaqje të njihet edhe jashtë vendit, duke e promovuar edhe atje, drejtori Brahimaj, tha se kjo shfaqje e meriton të njihet edhe jashtë Kosovës.

Kjo është shfaqja e parë e baletit që i prin sezonit të ri  për vitin 2018, e cila pritet të jetë premierë, nesër në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

“Pa mure”, shfaqja e baletit që pasqyron sfidat e popullit shqiptar

“Pa mure”, është premiera e baletit e koreografes Teuta Krasniqi, e cila do të shfaqet nesër dhe i prin sezonit të ri të Baletit Kombëtar të Kosovës në vitin 2018.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se kjo shfaqje baleti trajton një temë që prekë jetën e shqiptarëve në përgjithësi.

“Ne gjithmonë kemi qenë të rrethuar dhe të udhëzuar nga të huajt, nuk kemi qenë të lirë të vendosim as për shkollim, as për punë, por gjithmonë është dashur që dikush tjetër të na lejojë ose ndalojë kërkesat tona”, tha ai.

Brahimaj ka vlerësuar punën e koreografes Krasniqi,  duke e cilësuar si njërën prej koreografeve të para kosovare që realizon një projekt të tillë.

E ndërsa balerina dhe njëkohësisht koreografja e kësaj shfaqjeje, Teuta Krasniqi, ka shpalosur procesin e punës për këtë shfaqje, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që punuan në drejtim të realizimit të shfaqjes.

 “Jam inspiruar nga gjërat që i kam kaluar edhe vetë, të gjitha këto sfida i kam quajtur mure... mungesa e liberalizimit të vizave, izolimi që na është bërë në përgjithësi është tema e kësaj shfaqjeje”, tha ajo.

I pyetur se kjo shfaqje a do shfaqet edhe jashtë vendit, drejtori Brahimaj tha se kjo shfaqje e meriton të njihet edhe jashtë Kosovës. Premiera “Pa Mure”, do të shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat