Disa fjalë mbi artin letrarë ose poetikë të Remzi Bajraktarit...

Kultura

Disa fjalë mbi artin letrarë ose poetikë të Remzi Bajraktarit...

Nga: Agron Shabani Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:14
Agron Shabani

Rima, melodia dhe alegoria e pashoqe e strofës, rrjeshtit ose vargut, gjaku dhe delli (damari) i njohur krijues dhe patriotik së bashku me ndjenjat, nuhatjet, përjetimet, tundimet, shpërthimet dhe kushtrimet e brendshme të gjakut të lartëpërmendur krijues dhe patriotik, palcës dhe limfës, si dhe ngritjet, projektimet ose mbindërtimet e njohura etike dhe estetike, janë elementët dhe instrumentët më të rëndësishme ose kryesore në artin letrarë ose poetikë të poetit ose krijuesit të talentuar shqiptarë nga Rahoveci i Kosovës, z.Remzi Bajraktari.

Ndërkaq, dhuntia, talenti, mjeshtëria, teknike, teoria, akribitetit, luciditeti, subtiliteti dhe njohuritë (dituritë) pothuajse antologjike ose enciklopedike mbi floren dhe fanunen e njohur shqiptare së bashku me edukatën, kulturën, disiplinën, rezonansen, përfomansen, emancipimin dhe përkushtimin e pashoq ndaj artit të shkruar letrarë ose poetikë: Sikur janë treguesit kryesor të thellësisë dhe hollësisë së mendimëve, persiatjeve, tundimëve, veprimëve ose reagimëve të ndërgjgjshme dhe profesionale të poetit Bajraktari. Në vazhdim të bien në sy tendencat ose pikësynimet e njohura filozofike ose metaestetik që kanë për qëllim shpalosjen, zbulimin dhe zbërthimin e shpirtit dhe 'botës së brendshme' të krijuesit ose artistit së bashku me intimitetin dhe autenticititetin e tij. Në vargjet letrare ose poetike të Remzi Bajraktarit, sigurisht se ka edhe motive dhe elemente të ndryshme romantizmi, erotizmi, emocionalizmi, ekspresionizmi, impresionizmi dhe të tjera.. të shpërfaqura ose manifestuara në forma dhe profile të ndryshme krijuese ose artistike të cilat mund të konsiderohen edhe një kthim tjetër i poetit në 'brendinë e vetvetës', respektivisht intimitetit, spontanitetit, individualitetit, autenticitetit dhe ekskluzivitet të tij krijues ose poetik. 

Se këndejmi, ku më pak e ku më shumë, të ngritura, projektuara ose mbindërtuara mbi parime, premisa, motive, simbole, elemete, ngjarje, figura, zhvillime, procese dhe fenomene të ndryshme natyrore, mbinatyrore, organike, kosmagorike, panteiste, gneseologjike, ontologjike, antologjike, enciklopedike, metafilozofike dhe të tjera: Vargjet letrare ose poetike të Remzi Bajraktarit të ngjajnë në 'orkestër' ose në një 'simfoni të shkëlqyer' krijuese ose artistike ku autori ( z.Bajraktari) si kompozitor dhe dirigjent i tyre kryesorë, lozë bukur dhe tepër mjeshtërisht me strofën, rrjeshtin ose vargun. Si të atilla çfarë janë, ato i identifikojnë, detektojnë (deshifrojnë), i shquajnë, artikulojnë dhe shoqërojnë njëkohësisht edhe marëdhëniet ose raportet e gjithëmbarëshme të Remzi Bajraktarit si 'ego', si njeri, si krujes, si letrarë, apo si poet me vet jetën, botën, artin, shpirtin, narrativitetin, akribitetin, luciditetitn, subtilitetin, intimitetin, subjektivitetin, objektivitetin, spontanitetin, identitetin, individualitetin, integritetin dhe ekskluzivitetin e tij krijues ose poetikë. Madje, pse (përse) jo edhe rezonansen, psikologjinë dhe filozofinë e tij krijuese ose artistike në kuptim e jetës si art dhe artit si filozofi.

Në vazhdim janë për t´u pëlqyer ose admiruar në sfond edhe materia (substanca) dhe struktura e njohur lineare dhe kompozicionale strofës dhe vargut së bashku me metaforat, adiaforat, diagramet, epigramet ose "pentagramet" e ndryshme letrare ose poetike të ngritura ose projektuara në formë tingujsh ose melodishë të brendshme ataraktive dhe inkarnative që e ushqejnë ose kënaqin shpirtin e lëxuesit të përkushtuar dhe profesionist. Është udha e shpirtit të njohur krijues ose artistik, ajo që i bën dritë edhe shpirtit të lëxuesit. 

Do shtuar në fund se në 'erosin' dhe 'etosin' letrarë ose poetikë të Remzi Bajraktarit, gjërat, çështjet ose apektet e njohura etike dhe metaestetike, janë të 'kryqzuara' ose 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në atë menyrë që ju nuk mund të ndukni ose këpusni asnjë lule të vetme nga 'kopshti i madh' i krijuesit ose artistit pa e trazuar ose shqetësuar yllin polar në horizontin ose universin e tij. Në rastin e poetit Remzi Bajraktari, strofat ose vargjet e tij, ndjekin po atë dritë e cila përpiqet të ndriçojë edhe më shumë se sa 'ansambli' ose 'baleti i yjeve' në qiellin ose universin e pafund. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat