Ishte një bir i Shqipërisë - Bota Sot
Ishte një bir i Shqipërisë

Kultura

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ishte një bir i Shqipërisë

Nga: Zymer Mehani Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Kush e ka menduar

Se mbi supin tënd
Mermeri do të bije

Kush e ka besuar
Se prej shpatës sate
Liria do të vije

Kush nuk ka shpresuar
Se trimit fati i prin
Kryeheroi im

Kush e ka ëndërruar
Se Ty zemër-burrë
Shtati t'kthehet n'gur

Sot o Kryetrim
E jotja shtatore

E ruan sypatrembur
Këtë tokë arbërore

Vogëlushët po  pyesin
-Ç bën Gjergji në shtatore
E unë atyre u përgjigjem
-Po e ruan tokën stërgjyshore
Ata brohorasin njëzërit:
-Lavdi Skënderbeut
E unë me gaz ua them:
-Ju jeni shpresa e atdheut

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test