Djemtë e “Shok-ut” festojnë pavarësinë duke provuar sporte ekstreme - Bota Sot
Djemtë e “Shok-ut” festojnë pavarësinë duke provuar sporte ekstreme

Kultura

E premte, 16 nëntor 2018

Djemtë e “Shok-ut” festojnë pavarësinë duke provuar sporte ekstreme

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:09
Aktori i filmit "Shok"

Lum Veseli është ngjitur për herë të parë në një lartësi të cilën gjithnjë e kishte fobi. Aktori Veseli i cili ka luajtur në filmin “Shok” e që kishte garuar për çmimin Oscar, bashkë me kolegun e tij Andi Bajgora kanë marr pjesë sot në Zip-line-trip aktivitet që është organizuar në bjeshkët e Rugovës për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Edhe Veseli edhe Bajgora thanë se për ta ky aktivitet ishte një përjetim i ri të cilin nuk e kanë provuar më parë.

Madje Veseli thotë se fobinë që gjithnjë e kishte pasur nga lartësia sot e ka mposhtur.

Veseli: E sfidova veten edhe në këtë sport

 “Pra, eksperienca e sotme  ka qenë e jashtëzakonshme. Është hera e parë që kam qenë në zip-line, unë kam frikë shumë nga lartësitë, si familje e kemi frikën prej lartësive, por, më në fund e sfidova veten”, tha Veseli për KosovaPress.

Aktori i ri nuk ka harruar që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ua urojë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Për shokun e tij nga filmi “Shok” Andi Bajgora kjo ishte një eksperiencë e re dhe është shprehur i kënaqur që ka qenë pjesë e këtij organizimi dhe që e ka përjetuar një sfidë të tillë

Bajgora: Eksperienca më e mirë

“Ka qenë eksperiencë e paharruar dhe mund të them njëra prej më të mirave që më ka ndodhur kohëve të fundit. Ka qenë shumë frikë, ftohtë dhe kënaqësi në të njëjtën kohë ... Të gjitha këto ia kanë vlejtur për një kënaqësi kaq të madhe... Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës”, tha Bajgora.

Organizimi i kësaj ngjarje është bërë nga këshilli Organizativ për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilët kanë paralajmëruar edhe aktivitete tjera deri më 17 shkurt.

Përveç Lum Veselit dhe Andi Bajgorës Zip-line-trip e kanë provuar edhe aktorët Donika Zeqiri, Florist Bajgora dhe Almir Suhodolli.

 Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës sot është organizuar edhe një vrapim prej 50 kilometrash nga Klina për në Gllogjan e deri në Koshare e cila është organizuar nga Shoqata e Vrapimit, që ndryshe është quajtur  “Vrapimi i Pavarësisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test