Kultura shqiptare gëzon mbështetje institucionale

Kultura

Kultura shqiptare gëzon mbështetje institucionale

Nga: Selam Sulejmani Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Selam Sulejmani

Kultura shqiptare në vendin tonë, pas shumë e shumë vitesh më në fund trajtohet institucionalisht. Publikimi i rezultateve për financimin e projekteve kulturore nga ministria përkatëse – Ministria e Kulturës e RM-së,  e dëshmon se 2018 -ta, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, do të jetë viti i realizimit të qindra projekteve kulturore shqiptare, të cilat gëzojnë tashmë  mbështetjen, financimin e shtetit – Ministrisë së Kulturës.

Shoqata jonë, Shoqata për kulturë “Tradita” dhe Klubi letrar “Metafora”, në programin vjetor kanë parashikuar realizimin e disa veprimtarive, shënimin e përvjetorëve të poetëve  dhe artistëve të njohur,  mbajtjen e  orëve letrare, organizimin e tribunave, debateve, konferencave shkencore, etj.

Mbështetja institucionale  e Ministrisë së Kulturës  për  edicionin V “Lidhja na bashkon” që do të mbahet  më 10 qershor 2018, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ndarja e Çmimit Kombëtar “Ali Vishko” (të themeluar nga shoqata jonë), për botimin e punimeve shkencore “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”, mundëson realizimin e  plotë dhe  të suksesshëm  të projekteve tona.

Ndaj, ne  anëtarët, veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës për kulturë “Tradita” , u shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë,  Valmir Azirit – Sekretarit shtetëror dhe anëtarëve shqiptarë të të gjitha komisioneve, të cilët me profesionalizimin e tyre përzgjodhën projektet tona letrare - artistike  që do të vihen në skenë për publikun vendas dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat