Disa nga pjesët më interesante të romanit “Psycho”, të Ilir Muharremit

Kultura

Disa nga pjesët më interesante të romanit “Psycho”, të Ilir Muharremit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:57
Kopertina e librit

Shteti ynë i shpallur historikisht si me popull më të vjetër e shtet më të ri nuk po filozofon në mënyrë të duhur. Shumë absurde ajo të jesh popull i vjetër e shteti më i ri. Dikush ka faj këtu. Faji është përbrenda zotëri, e jo për jashtë. Çfarë mendoni ju zotëri? Po bëhemi mendjekthjellët. Po i ikim propagandës dhe rrahjeve të gjoksit, po i kthehemi vërtetësisë, shkencës pra. Shqiptarët kurrë nuk e kanë dashur shkencën, edhe kurrë s’ka pas shkencëtarë shqiptarë. Gjithmonë realitetin e kanë parë me syze. Bota thotë: e tillë është e vërteta. Ne mund të diskutojmë pa pushim zotëri, por pas ca vitesh vetë koha do ta tregojë se kam të drejtë.

Disi më dukej se isha shumë i sinqertë. Lidhjet që kisha me gratë qenë normale, nuk përdorja dinakëri fare. I dashuroja shumë, pothuajse si në fillim të çdo lidhje, dukej sikur kurrë më parë nuk kisha dashuruar grua. Gjithmonë gratë më dukeshin shumë më të mira se vetja ime, andaj edhe i respektoja zotëri. I vendosja shumë lartë, por edhe i përdorja shumë. Çdo dashuri ishte e vërtetë mes nesh, kurse pjesa tjetër e jetës më dukej shumë e kotë. Zemrën e kam shumë të  butë, e lotin jo të lehtë. Në dashuri njeriu bëhet qengj, e harron luanin përbrenda vetes zotëri.

Më pëlqenin gratë të cilat shpejt i harroja. Në fillim isha shumë romantik, më vonë i trajtoja keq. Femrat shumë e duan interesin e pak dashurinë. Nëse i ke të gjithë, mund ta kesh femrën më të bukur në botë zotëri. Unë atë e kisha.     Përveç këtyre që i përjetoja në lidhje, doja edhe të lozja me dashurinë. Doja të shihja te femrat një pafajësi dhe argëtohesha me to, edhe në jetë i pëlqej shumë argëtimet. Dua sa më larg të më qëndrojë mërzia. Andaj, edhe dehem çdo ditë e çdo natë. Gratë kurrë nuk më mërzitnin. Do t’i kisha refuzuar njëzet takime me Taysonin,  Galileun apo Aristotelin, për një takim me ndonjë bukuroshe. Shumë herë me miq kur diskutonim për problemet e mëdha, unë e humbisja fillin sepse pranë kalonte një bukuroshe.

Ja çfarë më ndodhi një ditë në banesë me një dashnore:  Kur hymë brenda. Shkumë menjëherë te dhoma e fjetjes. U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte  çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”.  Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po.  “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar.

   Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjithë, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur.  Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti, pse nuk po zbret të të ndihmoj.

Pa atmosferë kasaphaneje, tortura, gjakderdhje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat