I çmuar në interpretimin e ngjarjeve të mëdha historike ...

Kultura

I çmuar në interpretimin e ngjarjeve të mëdha historike ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 09:19
Ballina e librit me të ri të shkrimtarit të 23 veprave letrare Sabri Maxhunit me titullin “Njëjtësimet”

Të gjithë  shpirtrat e shitura të “shqiptarëve” që punuan dhe po punojnë  të krijojnë një ishull izolimi në Kosove më qëllim qe ura në mes shqiptareve dhe Brukselit të kontrollohet nga Serbia. Kjo nuk do të mund te ndodhe,  pasi Kosova një here e përgjithmonë është futur ne kanalet e agjendave madhore të Uashingtonit dhe Brukselit dhe asnjë  forcë nuk do të mundet ta ndryshon  kahet e historisë  me te re te shqiptareve në Ballkan!

Në mesin e njëzet e një titujve të librave të botuar deri me tani - këto ditë doli nga shtypi dhe u promovua libri i shkrimtarit Sabri Maxhunit-Novosellës me titullin “Njëjtësimet”. Në fjalën e redaktorit të librit Ahmet Morines  në mes tjerash thuhet se: “Kjo vepër letrare në brendinë e saj  përfshinë një interpretim i drejtë dhe ori­gjinal të ngjarjeve, ndodhive e raporteve historike që nga kohërat e hershme e deri në ditët e sotme të cilat ka një karakter, jo vetëm historik por edhe domethënie filozofike për mënyrën se si iu është qasur dukurive të caktuara për­gjatë historisë. Kjo është vlera e interpretimit të drej­të të ngjarjeve, përgjithësisht rrjedhave historike, domethënieve dhe interpretimeve i drejtë dhe shkencor, sepse historia njëherë ka ndodhur dhe ajo nuk mund të rishkru­het  ashtu siç ka ndodhur, por kuptimi i saj i drejtë  varet nga interpretimi i atyre ngjarjeve dhe rretha­nave që  kanë ndodhur. Në këtë libër, temat thelbësore janë njëjtësimi  si dukuri që u bëhet ngjarjeve, ndodhive, rrethanave e personaliteteve të ndryshme në periudha të caktuara histo­rike.

Pra, trajtimi, vlerësimi apo interpre­ti­mi, sidomos i faktorëve të ndry­shëm  kanë ndikuar në rrjedhat historike të popullit shqiptar, pa i marrë për bazë ndryshimet esenciale të faktorëve rretha­nor të cilat kanë shkaktua dëme të mëdha, për­gjithë­sisht, në mentalitetin e popullit shqiptarë në kuptimin e drejtë të rrjedhave historike nëpër të cilat ka kaluar. Autori i librit Sabriu me këmbë­ngulësi insiston në interpretimin e drejtë të të gjitha  ngjarjeve historike për t’i kuptuar drejtë përfitimet dhe pasojat e mundshme të atyre ngjarjeve. Ai  në librit e ti përshkruan një histori të tërë të prin­cipatave shqiptare në mesjetën e hershme në mënyrë që të kuptohet më lehtë dallimi në mes tyre.

Image
?Një grup shqiptaresh në mbrojtjen trojeve stërgjyshore nga forcat e pushtuesve shekullor

 

Historia njëherë ka ndodhur dhe ajo nuk mund të rishkru­het  ashtu siç ka ndodhur

Fërki­mi apo më mirë ta themi aleanca e principatave shqiptare që zotëroheshin nga princat e ritit ortodoks me fqinjët  sllavo-grek, kishte ndikuar shumë të mentaliteti i tyre sa nuk mund ta da­llonin dot rrezikun real që i kërcënohej etni­kumit shqiptar. Përkundrazi, veprimet e tyre shkonin aq larg sa ishin në gjendje të luftonin për jetë a vdekje me Principatën e Arbrit, të udhëhequr nga Topiajt vetëm pse këta ishin  rit  katolik dhe ndryshe prej tyre, i vlerësonin rrethanat shoqërore e politike të kohës.

Dallimi në mes veprimeve dhe anga­zhi­­me­ve të këtyre principatave është ref­lek­tuar deri në ditët e sotme sepse që nga ajo kohë, vlerësimet në rolin e fuqive të shumta pushtuese të tokave shqiptare janë shumë të ndryshme.

Push­timi i pjesës më të madhe të  tokave shqiptare nga ana e Perandorisë Osma­ne ka bërë që të ruhet substanca e etnisë Ilir-arbërore-shqiptare nga influenca e popujve fqinj sllavo-greko-ortodoks. Këta të fundit, në ato vise shqiptare ku kanë do­minuar dhe kanë arritur që popullatën me etnia shqiptare, të ritit ortodoks, e  asimilime tërësisht edhe sot e kësaj dite  nuk ka arritur që ta njoh etninë e saj, për shkak të pen­ge­save të mëdha që i janë bërë si­do­mos nga religjioni ortodoks, e përfaqësuar nga sllavo-grekët.

Etnia shqiptare, e ritit ortodoks, e  asimiluar edhe sot e kësaj dite  nuk ka arritur të ta njoh etninë e vet ?!

Është edhe një paradoks i llojit të vet të  shqiptarët nuk kemi asnjë hero le­gjendar – kryetrim, para luftës së lavdi­shme të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës me komandantin legjendar Adem Jasharin,  kundër pushtuesve  fqinjëve  sllavo-greko-ortodoksë. Të gjithë krye heronjtë e popullit shqiptarë, historianët e linjës sllavo-greke i kanë nxjerrë nga luftërat e zhvilluara kundër pu­shtuesve jashtë ballkanikë, sidomos kun­dër Perandorisë Osmane, edhe pse nuk po del që kjo perandori ka qenë armiku i ynë më i egër, në raport me fqinjët shove.

Një Komponentë e veçantë është pas­qy­ruar në këtë libër, me një analizë të mirëfilltë të raporteve në mes faktorëve po­li­tikë bërës të ish Jugosllavisë që i mbante nën okupim territoret shqiptare, Kosovën me viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Nëse analizohen pak më me vëmendje të gjitha të dhënat që na janë prezantuar në këtë libër, dallimi në mes klanit jugosllav të ritit katolik që përbëhej nga kroatët dhe sllovenët dhe Klanit jugosllav të ritit or­to­doks ishte shumë i madh  të cilët në strategjitë e tyre programore kishin të programuar  shfarosjen e shqiptarëve, kurse qëllimi i jugo­slla­vëve katolikë kroatëve dhe sllovenëve ish­te krijimi i shteteve të pavarura të kro­a­tëve dhe sllovenëve. Ndërsa qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve mund të themi se ishte mi­qësor, ngase ata donin ndarjen e Jugo­slla­visë e nga kjo shqiptarët të përfitonin aq sa do mund të përfitonin. Këto dy klane që i përmendëm pakëz më parë, edhe pse  shihet  se po punonin për një shtet unik, ata në të vërtetë, secili në for­mën e e vetë angazhoheshin për qëllime tjera. Klani i ritit ortodoks serbët, mala­zezët dhe maqedonasit është përpjekur që ta ruaj këtë shtet kreatorë, në mënyrë që ta shtrijë ndikimin dhe sundimin e vet në tërë territorin e këtij shteti, gjë që nuk do mund të bëhej pa i shtypur popujt tjerë, ndërsa Klani i ritit katolik  kroatët dhe sllovenët përpiqej që me angazhime legale, por edhe me metoda të fshehta, ta decentralizonte pushtetin qendror duke u dhënë të drejta edhe komuniteteve të ndryshme, që nuk ishin jugosllav deri në autonomi të plotë, siç ishte rasti me Kosovën dhe Vojvodinën. Bazat e decentralizimit të ish mbretërisë Jugosllave ishin vënë qysh në Mbledhjen e Parë të AVNOJ-it. Nga armiqësitë e këtyre dy klaneve, apo më mirë me thënë nga fër­kimet e tyre, përfituan shqiptarët në radhë të parë,  me caktimin e Kosovës si  Provincë autonome në kuadër të Repu­bli­kës së Serbisë, e më vonë me një autonomi substanciale të përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, ku përveç tjerash,  ish Krahina So­cialiste Autonome ishte pjesë konstituive të ish Federatës Jugosllave.                   

Klani jugosllav katolik kroatët dhe sllo­­venët nëpërmes mbështetjes së të drej­tave të shqiptarëve dhe të tjerëve, synonin që ta dobësonin Republikën e Serbisë, në mënyrë që rasti i parë që do u jepej, të nda­heshin prej saj, ndërsa klani jugosllav or­to­doks kishte rezerva të mëdha për të drejtat më të mëdha për shqiptarët e të tje­rët, nga­se kështu dobësohej uniteti i ish Repu­blikës së Serbisë në radhë të parë, por edhe i Jugosllavisë si tërësi, ku synonin të do­minonin plotësisht.

Sidoqoftë, libri i botuar të shkrimtari Sabri Maxhunit  është një kontribut  i  çmuar  në interpretimin e drejtë të ngjarjeve të mëdha historike, dhe të  dukurive të ndryshme që kanë qenë objekt i vlerësimeve të histo­rianëve, sociologëve dhe filozofëve kombëtar e ndërkombëtarë që kanë të bëjnë me çështjet të caktuara historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat