E vërteta!?

Kultura

E vërteta!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:01
Fatmir Lohja

Agroni, gazetari i redaksisë humoristike, u urdhërua  të shkonte urgjent te  kryeredaktori.Roja,nga eksperienca e vet , e nuhaste se takimit nuk i vinte aromë e mirë.Me emocione,trokiti në derën e kryeredaktorit. Në dorë mbante një çantë të madhe.Në atë biçim dollap portabël, çfarë nuk mbante brënda!? Nuk bëhej fjalë vetëm për paisjet e punës; nga diktofoni e  deri te  stilolapsat me ngjyra  edhe letër ,në formate të ndryshëm.Si i kujdesshëm,për udhëtimet ,në një xhep  gjendeshin paisjet e tualetit mëngjezor,për mirëmbajtjen orale,të fytyrës,të flokëve, ….Në një aneks paisje për mirëmbajtjen e uniformës, si: gjilpëra të madhësive të ndryshme,pejra të trashë e të hollë,në koloritet larush, deri  edhe gishtëz për të mos u qukur.Hapësirën më të madhe e zinin materialet për t’i bërë qejfin gojës.Faqore , të  madhësive të ndryshëm,të mbushura me alkool, sipas kërkesave të intervistuarëve, dhe konserva sipas shijeve të veta.Nuk mungonte edhe kafia e pjekur si kokërr, edhe e bluar.

Me të dëgjuar miratimin nga brënda,e hapi derën me shumë emocione. Shefin, hije rëndë ,e gjeti të vetmuar ,të ulur   në postin e punës.Ai e skanoj djalin,me qetësi olimpike, nga balli deri te këpucët.Për nga pamia nuk ka pasur  vërejtje që kur e rekrutoj në punë.Një 25 vjeçar  me; trendin e kohës; gjatësi mesatare; flokë gështënje,as i bukur, e as i shëmtuar,as i shëndoshur, e as lelejlek.Dyshime kishte për profesionalizmin e tij.Ende nuk ishte bindur nëse ka dell    humoristik .

Djali e shihte shefin  me emocione frenues .I dukej kuqs me flokë e lëkurë.Me shikimin,me vetullën e djathtë të ngritur lart,i jepte përshtypjen se e përçmonte bukurmirë.Nuk e kuptonte distancimin e tij.Në moshë,rreth  një dekadë,  kishin diferencë .

Kam një javë që nuk ju kam parë.Ku je sorollatur këto kohë?- ju drejtua vartësit ,me ton aspak miqësor.
Sipas porosisë suaj, kam gjezdisur në kërkim të gjetjes  të vërtetës,- u përgjigj  redaktori me zë të ulët.- Fakti :” Që një fshatar,në fillim të pranverës,ka mbushur dëng me fasule kazanin e rakisë dhe me drutë,që i kanë tepruar nga dimri, ka zier sa fasule i janë gjendur në konak , konfirmohet nga shumë banor.Pranohet edhe arsyetimi,si nga fëmijët, edhe  shkencëtarët,se  pas dhjetë ditëve,kazani ka eksploduar ,nga acideti i fasulëve,duke shkatërruar vetveten , dhe njëkohësisht ka bërë dëme materiale për rreth, deri në qymez.Fatmirësisht nuk ka pasur  pasoja     në njerëz, edhe në bagëtitë e shtëpisë.
Këtë fakt ta kam dhënë unë, - e ndërpreu shefi.- Të kam urdhëruar të identifikosh fshatin dhe qytetarin?
Zoti shef! Keni pak devijim,në shprehje.
Çfarë kam gabim?
Në fshat nuk banojnë qytetarët,por vetëm katundarët,-  dhe redaktori e shihte shefin me syrin pishë,i bindur se e kishte zënë në gabim.

Shefi u step.Me zor e mbante veten nga të qeshurat.Vendi i punës i thërriste, që të mbante sa më shumë seriozitet.

-Kur u bërë t’i adolishent të më korigjosh mua?- u holl në sulm,për të ruajtur seriozitetin .

- A jemi në gjurmët e faktit?Një të vertetë,si drita e diellit,ju rikujtova.

Shefi,e çoi vetullën e djathtë më lart.Agroni  e mori vesh qartë mesazhin,se një rrebësh e priste më pas.E mblodhi mendjen.Më shumë se largim nga puna ,shefi nuk kishte në dorë.”Nuk jam as i pari,e as i fundit,që flakëm në rrugë.” - e qetësoi shpirtin bukurmirë.

Pse u vërdallose një jave? Çfarë më di ti mua?Si ta merr mëndja se do të paguaj  edhe pagë, dhe shpenzime udhëtimit e djeta,për kohën e humbur ?Thirri kaptinës,o mjeran?
I kam thirrë ,dhe i kam rënë kokës me grushta.Po më lë  të flas,po të rrëfej çfarë pune kam bërë, për të gjetur të vërtetën.
Deli zot vetes!- e urdhëroi shefi.

Agroni  e nisi rrëfimin,si tregojnë gjyshet, përrallat,në netët e gjata të dimrit ,pranë sobave, që bubullojnë nga drutë e shumtë,dhe marrin zjarr  menjëherë, sepse amviset i kanë    tharë me kujdes.

 Në një ditë vjeshte ,me shi,me mjete  të rastit, u nisa për në destinacion,për të zbuluar faktin ,se në cilin fshat dhe cili katundar e ka bërë gjëmën?Ec e ec,por udhëtimi nuk kishte të sosur.Rruga e keqe,dhe furgoni i vjetër,më shqetësonin në vazhdimësi. Për të kursyer kohën e çmuar, gjatë udhëtimit, mendjen e futa në punë intensive.Hartova një strategji.I bëra gati pyetjet,duke u mbështetur në folklorin kombëtar,kryesisht në zgjuarsitë e Qerosit, famoz.

Pyetjet që  hartova për katundarin.Pse e bëri veprimin,nga dembelizmi,apo nga padituria?Ai  ishte  vendas, apo  jabanxhi.Po të jetë rasti i dytë,a e ka   bërë me qëllimin e keq  veprimin,për të ofenduar fshatin,nga mos pritja e mirë,apo aq mënd ka pasur qyqari?Për katundin i shkruajta  pyetjet ,për të marrë informacione sa më të shumtë për traditat,zgjuarsinë,….. Në  errësirë, mëse fundi  , arrita  në kryeqëndren e krahinës, ku më ishte dhënë informacioni fillestar,nga ju zoti kryredaktor.

Atë natë,  u strehova  në një bujtinë,nga më të lirat në krahinë,me qëllimin e mirë, për të mos rritur në mënyrë  artificjale shpenzimet e gazetës.Prenotova për një natë,i bindur ,se të nesërmen do të mbaroja punë shpejt.Sa ka mbyllur sytë kukuvajka,që vajtonte mbi oxhak,aq kam mbyllur sytë edhe unë.Në një ode të madhe, atë natë,bujtëm dhjetë veta,secili i ndryshëm nga shoqi  shoqi,si ;në moshë; në teka;në shkollim; në zgjuarsi;…..Unë ndryshoja nga ata,se isha i vetmi qytetar.Ky fakt i ndezi të flisnin pa rradhë.Kur kënduan gjelat e parë,dola ,me bindjen ,se më mirë do të flë jashtë, se në të tillë qymezë,pavarësisht nga gjendja ime financiare e momentit.

Klienti i parë u futa në një lokal pranë bujtinës.Duke kruar sytë, si unë, pronari i lokalit, mëse  fundi ma solli  kafenë ,mbi tavolinë.Meqë as miza nuk dëgjohej,ia shtrova pyetjet të ngratit,për të nxjerrë diçka.Në fakt, Dulla,pronari i lokalit,u tjetërsua në fytyr nga gëzimi.Pasi m’i mori gjeneracionet me seriozitet, u ul te karriga përballë,i armatosur me humorin karakteristik të zonës.

E pranoi menjëherë,se e  paska pas dëgjuar ngjarien.Se i gjithë qyteti qeshet, kur e kujtojnë.Në rrëfimin humoristik   vinte në lojë dembelizimin dhe paditurinë e fshatarëve,në kontrast me kapadaillëkun e tyre.Sipas tij,vetëm ata që nuk e dinin ngjarien,binin viktimë në lidhje  krushqije me  ata.Ka fakte sa të duash, që ka fshatar, si i përshkruante ai,por nuk është e vërtetë, se janë të gjithë të tillë. Njoh   fshatar, që janë shkencëtar,profesor, ushtarak të lartë,bisnesmen të suksesshem ….. ,madje edhe poetë modernistë.

Kur e pyeta ,se në cilin fshat ka ndodhur ngjaria,i turbulloi ujrat.Nuk e pranonte në asnjë mënyrë,që budallallëku, të ketë ndodhur në krahinën e tyre. Ndonëse e kisha thadruar në tru,nxorra bllokun e shënimeve,dhe lexova emrin e fshatit, që më ishte dhënë në redaksi.U ngrit nga karriga, sikur t’i kishin hyrë pleshtat në trup.E pranonte, që në krahinën e tyre ekzistone, një fshat, me emrin Drizë, por kjo,për atë, nuk do të thonte  asgjë,sepse në Shqipëri, ka fshatra të shumtë,me këtë emër,thjeshtë se janë të rrethuar nga drizat.Meqë ju rrit puna, dhe nuk kishte më nge, të qëndronte me mua,me çonte klientë të ndryshëm në tavolinë,duke më prezantuar  si mikun më të mirë.

Erdhën e ikën buzagaz, të; rinj; burra ; pleq; qytatar; katundar; punëtor; bjerrakohës. E pranonin ngjarien të gjithë,por se ka ndodhur në krahinën e tyre,e hidhnin poshtë, deri edhe me nervozizëm.Ma turbulluan kokën me argumenta të ndryshëm.Fshatra me emrat; drizë,goricë; kuç;gur ,në ngjyra të ndryshëm; na paska anëkend atdheut tonë të dashur.U errësua, dhe nuk e përcaktuam fshatin.Për identifikimin e  katundarit, nuk m’u hap asnjë shteg .Me ndihmen e Dullës, me çmim të arsyeshëm ,zura dhomë më vete, në një hotel të vogël.

Të nesërmën në qytet, isha bërë i njohur, si miku i Dullës. Qytetarët ndjenin   respekt për tregtarin.Edhe në ditën e dytë e  njëjta mesele.E njihnin ngjarien.Qeshnin me zë të lartë,por  e degdisnin sa më larg krahinës së tyre.Në darkë, kur i bëra rezumenë ditës,mendja nuk ma rrokte diçka.Ngjaria e gjithdishme, ndërsa largësia e tejskajshme!?Më patriotët, e degdisnin ngjarien në Greqi, Serbi,Bullgari, …, duke pretenduar se kishin fakte të pamohushëm, për ato që thonin.

Zoti shef!Pse me tundonte gjetja e së vërtetës,ngula këmbë si mushka, për eksporimin e   saj.Ajo më xixëllonte te sytë.Sapo i avitesha më fikej në çast.Kur i hiqja shpresat, më xixëllonte në krah tjetër.Ky pasion, më bëri të vërdallisëm, në atë krahinë, pesë ditë pa ndërprerje.

Ditën e tretë ,sipas informacionit që mora në redaksi,i vendosur, arrita   në Drizë. Në fshat,humori ngrihej   mbi dembelizmin e qytetarë,që rrinë tërë ditën në klube,duke pritur datën e shpërblimit të ndihmës ekonomike.Ka fakte,  që bjerrakohës qytetari gjen kudo,por nuk është e vërtetë, që të gjithë qytetarët janë dembelë,se mjer ai komb.Pasi më rrejtën, e me kacarrejten, tërë paraditën, pasdite më nisën për në  Goricë.Goricarët,në darkë, më adresuan te  katundet  e gurëve me ngjyra.

Pra, në ditën e katërt u vërdallosa në gurë; zi; bardhë; kuq;…..,secili më larg se tjetri.Darka me kapi në katundin Gurblu.Në agim,i zoti i shtëpisë,a nga mërzitja, që më kishin  adresuar në fshatin e tij,apo se i ktheu ca gota me raki kumbulle,të zier dy herë,më tregoi diçka.Malësorët i cilësojnë fusharakët,si mjeranë.Si të bie një legen shi,edhe  kur nuk  bie tre ditë rreshje,ata,sipas tyre, nisen turra-vrap  për të kërkuar  lëmoshë në zyrat e shtetit. Për qytetarët, kanë konceptin, se edhe po ju ra hunda në tokë,nga kapadaillëku nuk ulen ta marrin. A ka fakte për të dy rastet? Fatkeqësisht ka,por nuk është i vërtetë përgjithësimi i tyre.Kjo qe arsyeja  që edhe e besoja ,por edhe nuk  bindesha.Dyshoja,se nga mëria, midis katundeve, e tridhoi  atë informacion.

Në ditën e pestë u riktheva në Drizë.Meqë e pashë se më pritën si herën e parë,nuk e zgjata më investigimin.Sapo dola në rrugën nacionale,me auto-stop, hipa në  një autobuz,dhe mbrëmë, vonë, arrita në shtëpi shendosh e mirë,por i lodhur deri në palcë.

Agronit ju duk se kryeredaktori po dremiste.I dyzuar, nuk dinte si të vepronte.”Të qendronte, apo të ikte!?”

Pra,për një jave,të vërtetën nuk e zbulove !- e sulmoi shefi ,pasi u përqëndrua.
Nuk janë shumë.Dy ditë janë udhëtim ,për të shkuar, e për të ardhur.Pa këto,dy ditë djetë shtohen.Siç ju raportova kam shetitur në ; mal mbi mal; fushë e nën fushë;gërxhe më gërxhe;gurë më gurë;pyllë  më pyllë,për të zbuluar  kodosh, të  vërtetën.
Nuk e zbulove?Po ta kishe zbuluar ,do të flisnim ndryshe .Po atë çantë pse e mban me vete, kudo?
Janë dy arsye objektive,që e kushtëzojnë mbajtjen e saj.E para,është nga kushtet specifike të punës.Në çdo mëngjez,nuk e di se ku do të më degdisin,për të gjetur të vërtetën.E dyta,meqë paga dhe djetat ,janë minimale,mallrat në çantë, m’i ulin bukurmirë kostot e ndënjes larg shtëpisë.
Kushtet e punës vetë i ke pranuar.
Çanta më nxorri faqebardhë edhe në këtë rast.Për dy ditë djetë mora paradhënje ,shkuan katër.Ato para,me vështirësi më mbyllën shpenzimet e fjetjes.Çfare pata në çantë, kam ngrënë e pirë.Edhe bujaria e vëndasve,që më gostisnin me të mirat materiale të pronës private, më kanë ndihmuar bajagi.
Nuk jam i kënaqur me ju, për dy arsye.E para,nuk e zbulove të vertetën.E dyta,dhe më kryesorja, je vërdallosur kot.
Jam lodhur zoti shef.I kam shetitur në këmbë gjithë ato katunde.
“I pazgjuari ka këmbë,por nuk ka mënd.”- thotë gurra popullore.- Ne paguajmë gazetarët  dhe jo alpinistët.
Për t’i ngrirë faktet,si “krushqit qefli”, kam shkruar këtë tregim,- dhe gazetari nxorri nga çanta, zarin e fundit,për të mbrojtur vendin e punës.

Djali  çuditej me veprimet e shefit.Ai ,i mori letrat në dorë ,sikur po prekte një gjë të neveritshme. E nisi leximin me shikim indiferent.U përqendrua.Filloi edhe të zgërdhihej,dhe Agroni mori  shpresë.Sakaq, i  ndrydhi  vetullat me nervozizëm,rioshi mendoj se kaq e pat kjo punë.Ndërsa gazetari qendronte ngriju -shkriju,mesë fundmi,shefi e mbaroi leximin.

Ke humor të sinqertë,sidomos kur vë në lojë vetveten,- e nisi shefi me buzëqeshje.- Kur merresh me mua,nuk ke aspak humor,- dhe shefi I tkurri vetullat.- Këtë tregim do ta botojmë,pasi ta redaktojmë- ,u shpreh me siguri.
Nuk pranoj të ma sakatoni,- u shpreh djali me guxim.
Nuk do ta prek shumë,se nuk ka nevojë.Të jeshë i bindur,që minimalja, përsonazhi kryeredaktor,do të zëvendësohet me përgjegjës  redaksije, ndryshe,ta jap me siguri matematikore,nuk botohet.
Do t’i vijë keq ,si ju,shefit tim,- u përgjigj gazetari, në dilemë.

Agroni,me pasion rinor ,donte që tregimi t’i botohej,por nuk i pëlqente  të bine nga shiu në breshër.T’i bënte  qejfin  kryeredaktorit,dhe ta mërziste  shefin direkt, i dukej paburrëri.

-Tregimin do ta botoj ,dhe kjo punë mori fund.Do ta emërtojmë një përsonazh,por jo kryeredaktor- ju përgjigj shefi,se i pëlqeu burrëria e djalit.-Në tregim del , se e ke zbuluar të vërtetën,mua me thua jo.A ka një mungesë sinqeriteti në mes?

-Ndoshta po,por edhe jo.Jam i bindur ,se kam zbuluar shumë fakte ,që më çojnë në zbulimin e   gjysëm të vërtetave,-u përgjigj djali me sinqeritet,sa e befasoi shefin.

- Fshehjen e të vërtetës, për vendngjarien,e kuptoj deri diku,ndonëse më vjen keq për mjegullimin  e saj.Po emrin e autorit pse nuk e tregon ?

- Autobuzi, që po kthehesha për në shtëpi,ishte i linjës interurbane,që nisej nga qyteza e krahinës,për tej asaj ku eksplorova,për në Tiranë.Për pasagjerët,nuk kishte aspak interes fshati ku ka ndodhur ngjaria,se ishin të bindur se e gjithë krahina në fjalë janë dembelë,të pazgjuar e shpirt këqij.Ngjaries i binjakëzonin këtë variant.Të gjithë, ishin në një mendje,që një nga djemtë e tyre ka lillur krushqi në atë krahinë. Përsonazhet  kanë qënë fare  të rinj.Janë njohur në aksionet e dikurshme të rinise socialiste. Kanë rënë në dashuri marrëzore,si gjithë të rinjët.Nga paragjykimet provinciale,prindërit e palëve,në fillim,kanë qënë kundra kësaj dashurie. Djali,ishte i  vogli, në nëntë fëmijë, ndërsa vajza e vetme në shtëpi.Me ndermjetësimin e “levave” të partisë ,dasmat u bënë në të dy krahët,me kushtin që  dhëndëri të  futej  kollovar .Për mua, këto fakte, janë të besueshëm ,sepse, gjendja ekonomike në shtëpinë e vajzës ka qënë  më e mirë, dhe ligjet e kohës e pranonin transferimin,nga një vend në tjetrin,në të tilla kushte specifike.Dhëndërin na e paskan  trajtuar shumë keq edhe katundi ,edhe krushqija.Në shpjegimet e këtij fakti ,fillon mjegullimi i emrit të autorit.

Mbronin me krenari krahinore  ,idenë se dhëndëri na paska pasqyruar zgjuarsinë  e vendlindjes,që në prezantim.Kur janë ulur rreth  sofrës,e vërteta e përbashkët  është, se  i kanë dhënë një lugë më të vogël se të tjerëve.Pse është bërë ky diferencim,ka variante  të ndryshëm,si; nuk kanë pasur në ato momente gjendje të  lugëve të mëdha; ju është dukur si fëmijë;nuk u mbushte syrin për  punëtor;për t’i provuar zgjuarsinë; për t’i treguar se nuk e pëlqenin krushqinë; ….. Në sahanin e përbashkët, të gjithë ndjeknin ritmin e të ushqyerit, një kafshatë bukë dhe një lugë çorbë,ndërsa djali bukën e shoqëronte me dy lugë.” Në krahinën  tuaj,të vdekurit i varrosni një nga një, apo dy e nga dy?– e gërget dikush.” Kur nuk ka vende dhe janë të vegjël,i fusim edhe dy e nga dy.”-i përgjigjet, duke vazhduar të njëjtin avaz.Pas përgjigjes, të pranishmit,në heshtje ,shinin njëri -tjetrin dhe djalin.” Në katundin tënd,a ka më të zgjuar se ti?-e pyet vjehrri,pas një farë kohë.” Të zgjuarit i lashë në shtëpitë e tyre.Unë, marroku, jam këtu.’- dhe ka  vazhduar të hajë,se kishte uri rinore.Për ta izoluar nga vendasit,nga shkaqet ,që rreshtova  më sipër, në mëngjez e çonin në pyell për dru.Në mesditë,deri në darkë vonë, e fusnin në punë të zinte groshët dhe rakinë.I ka ardhur shpirti për të dalë.Si hakmarrje,ndaj fshatit,ka bërë veprimin, që di e tërë opinioni.

- Po ata si e kanë ngrënë?

- I ka gënjyer, se për një muaj do të shkonte te prinderit, se kishte marrë vesh, se babain e ka të sëmurë.Me justifikim e mosqënjës në shtëpi,ju ka sygjeruar  veprimin,duke  marrë miratimin e dembelave,prezent.

- Në rrefimin tuaj ,nuk e shoh arsyen e fshehjes së  emrit?

- Duro shef!Deri tani të kam treguar variantin,ku pasagjerët ishin të një mendimi.Nëse me lejoni të vazhdoj, do të dëgjoni  ku ndaheshin palët kundërshtare!

- Vazhdo!

-Pra, pasagjerët,  binin në konsensus ,që replika e mesipërme   dhe mallkimi, i më poshtëm,i  bërë nga djali ,sapo ka dalë në qafë të malit :

“Kudo shkojshi,o faqezi,

Do të përballeni,me këtë marrëzi.”

është në mbështetje të traditës,që karakterizon zgjuarsinë natyrore, në krahinë.

 Në përcaktimin  emrit të djalit,dhe fisit të tij ,shamatë u bë aq e madhe, sa shoferi ndaloi autobuzin,se e shihte të pamundur vozitjen.Për djalin dhe fisin e tij , që mbronin me bindje shumica e pasagjerëve,opozitarët e hidhnin poshtë me nervozizëm,me arsyetimin se;djali,në fjalë, ka lindur në krahinën e tyre,por prindërit e tij nuk janë autokton.Me siguri matematikore, nga zona që kanë migruar në fshatin ,historia nuk njeh në rracë të tyre  ndonjë të zgjuar.Këtu fillonte konflikti anatgonsit.Jepeshin shtatë emra djemsh,nga shtatë fise të ndryshëm,si autor të ngjaries.Për të siguruar epërsi ,në mbrojtjen e ideve përsonale, ngjarja zhvendosej nga koha e Ali Pash Tepelenës, deri në fundin e shekullit,që lamë pas. Qëndruam  bukurmirë, deri sa u qetësuan gjakrat e udhëtarëve, por edhe të  shoferit. Ai më veçoi si shkaktar të zallamahisë.Nuk  më pranonte që të hipja  në autobus.Me lutjet e mia dhe të pasagjerëve,ai më ripranoi,me kushtin, që në rrugën e mbetur, të mos artikuloja  asnjë tingull të vetëm.Pranova ,se gjendeshim ne mes maleve,ku thonë, se  ujqit janë të uritur.

- Publicistika nuk është si letërsija,ku autorët fantazojnë, për të fshehur të vërtetën. Ajo kërkon  të vërtetën e pastërt .Ky është misioni i saj.Ta kam dhënë porosinë,që në ditën e parë të punës,- këmbëngulte shefi.

-E vërteta sociale  dhe njohja e saj, nga njerëzimi, gjithmonë, kanë qëne në antagonizëm,sa edhe filozofët,në mijëra vite,nuk e kanë zbërthyer në detaje ,  psenë  e këtij konflikti.Të vertetat shkencore,një ditë, e zënë kryevendin, pavarësisht nga stërkëmbësat që ju fusin kundërshtarët,ndërsa të vertetat sociale, me kalimin e kohës mjegullzohen,deri në harresë.Fatkeqësisht,të tilla harresa,historia e njerëzimit ka shumë.Në faltoret e parlamentëve, kinse në mbrojtje të qytetarëve dhe të nxjerrjes së të  vertetave,palët kundërshtare acarohen deri edhe në rrahje.Pse ky fakt i rëndomtë,kudo? Shkencëtarët,për të nxjerrë në dritë të vertetat shkencore,punojnë në laboratore me qetësi absolute dhe me përqendrim maksimalKëto ditë,në vërdallosjet e  mija ,më duket se e gjeta përgjigjen e pyetjes që shtrova më sipër,e cila ma kishte pushtuar trurin,si rezultat e pyetjeve të shumta të lexuesve tanë, të dashur.

- E cila është ajo?- nuk ju durua shefit.

- Nxehja, e deputeteve të nderuar, vjen   sepse janë të dyzuar   në cilësimin e dy  të vërtetave,pra të vetave, dhe të kundërshtarit.Të vërtetat e kundërshtarit i duan cullak,ndërsa të vetat kërkojnë t’i mbyllin me shtatë dryna.Ky konflikt është edhe në ngjarien që po analizojmë. Rrëfyesit , “janë në dy skajet e një litari” si ,për vendndodhjen, edhe autorsinë.Eshtë, mëse e vërtetë,që çifti , nuk është parë më,në ato krahina.Me be e rrufe,mbi gurë, dikush thotë ,se djali; është në Londër,në Vankuver,në Sidnej,në burg, …….., me pasuri;i varfër,milionër, madje  deri sheik,me gjëndje civile ; i pamartuar,i martuar me të; bardhë; zezë; kuqe; verdhë, me gjëndje familjare, prind, me fëmijë nga një deri më nëntë kolopuçë.Të tilla informacione jepen edhe për nusën,për hesap të saj.Me një fjalë, fatet e çiftit janë ndarë skaj më skaj të glogit.Cilën të vërtetë,të besojmë?Kur zbritëm nga autobuzi,këtu në Tiranë,një bashkëmoshatar,u nda nga pasagjerët e tjerë dhe vazhduam të ecnim ,sëbashku,për në shtëpi.Të pakonfirmuara, më tregoi,se çifti, bashkëjeton në Romë,dhe kanë tre fëmijë,secili më i bukur se tjetri. Në ndarije,të dyve, na e donte zëmra,që ky të ishte kryelajmi.Zoti shef!Në këtë aventurë,ndonëse u stërlodha,mësova diçka,që e kam thadruar në tru.

-Na trego, se çfarë  paske skalitur në rradakën tënde?- e pyeti shefi me vetullën lart.

- Do ta mbaj si busull orientimi,sa të jem gjallë, në taktikat e mija hulumtuese. Miti, i marrëzive kolektive,nuk duhet kërkuar në qëndër të krijimit të tij,por në periferi,nëse do  ta zbulosh të vërtetën cullak.Ndryshe,do të sillesh në shkretëtira  informimi, si  unë ,naivi,duke rrezikuar edhe vendin e punës.

-Shko! - I dha urdhër shefi, buzëgaz.

-Të shkoj  në shtëpi, apo në punë?- i doli pyetja e çiltër Agronit.

-Eja të shkojmë bashkë te shefi yt.! – dhe kryeredaktori, me dorën në qafë të djalit, dolën nga zyra  ,për të  takuar   eprorin direkt,të Agronit.

Në koridor e bënë një kompromis,për të mos t’ia treguar të vërtetën askujt.Meqë pronari, më shumë sheh shpenzimet për udhëtim e djeta ,të përsonelit,se sa cilësinë e gazetës,ranë në dakortësi,që tregimi i Agronit,do  të botohej me pseudonim.Tinëzisht,në honorarin  tregimit,do të futeshin  edhe diferenca e   shpenzimeve për djetat.Agroni e pranoi si pragmatist marrëveshjen, ndonëse dëshira ia kishte të dilte me autorësi.Pronari nuk u jep asnjë qindarkë redaktorëve,për botimet artistike,ndërsa për të jashtmit e lëshon dorën  më lehtë, kinse për qëllime strategjike si  afatshkurtër, edhe  afatgjatë!?

Fatmir Lohja

Tiranë,më 24.02.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat