William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori

Kultura

William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:27
William Shakespeare

Mitbërja për Uilliam Shekspirit (William Shakespeare) është aq e zakonshme sa që ajo ka edhe një emër,“Bardolatri”. Dhe, ka qenë kështu shekuj me radhë: “Jubileu i Shekspirit” i vitit 1979 hodhi themelet për nocionin modern se ai ishte shkrimtari më i madh në anglisht i çdo kohe. Megjithatë, në kohën e tij, ishte konsideruar thjesht një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Ngaqë aq shumë i çmojmë vlerësimet tona ndaj talenteve të Shekspirit, ne priremi të krijojmë mite për jetën dhe veprën e tij për t’i justifikuar ato. Prapë, davaritja e këtyre miteve, çka janë përpjekur të bëjnë historikisht dijetarët më të mëdhenj 35 vitet e fundit, nuk do të thotë se është zvogëlim i Shekspirit dhe i vlerësimit tonë për të. Përkundrazi, ajo hap rrugë të reja për të kuptuar veprat e tij dhe marrëdhëniet e tyre me kulturën që i iu dha shtat atyre.

1. SHEKSPIRI NUK I KA SHKRUAR DRAMAT E SHEKSPIRIT

Filmi i Roland Emmerich “Anonymous”, i vitit 2011, i cili dramatizon teorinë se Erli i Oksfordit (Edward de Vere) ishte autor i veprave të Shekspirit, i ka dhënë jetë të freskët këtij miti kokëfortë. Edhe aktori i njohur shekspirian Derek Jacobi ka rënë pré e kësaj.

Shekspiri, megjithatë, ishte një dramaturg i njohur, aktor dhe bashkëpronar teatri. Përfoljet për një komplot të tillë të përpunuar – i cili do të përfshinte aktorë, shkrimtarë, printera, botues, shërbëtorë dhe fqinjë të panumërt – me siguri do të kishte dalë në sipërfaqe në 200 vitet para 1805, kur James Cowell gjoja regjistroi dyshimet e tij në një dorëshkrim të quajtur “Disa Reflektime mbi Jetën e Uilliam Shekspirit”. Në fakt, James Shapiro kohët e fundit ka argumentuar se krijimi i Cowellit ishte në vetvete një falsifikim i prodhuar diku pas viti 1840. Zbulimet e atëhershme të reja, duke përfshirë edhe të dhënat që Shekspiri vinte mënjanë grurë gjatë zisë, ndërsa të tjerët vuanin nga uria, diçka e neveritshme për Viktorianët që nderuan fisnikërinë të cilën e panë në punën e tij. Pra, ata vendosën të gjenin një tjetër autor, më fisnik se ai.

Në fakt, pothuajse i gjithë mohimi ndaj Shekspirit i ka rrënjët në besimin se madhështia e veprave nuk është reflektuar në atë që dimë për njeriun. Kjo ide mbështetet në një arsyetim të gabuar se mund të konstatojmë të vërtetën e karakterit të një personi nga fiksionet që ai ose ajo krijon, një ide e pabesueshme tani aq sa ishte ajo në epokën viktoriane (ose, për këtë rast, në epokën e Shekspirit). Ka shumë më tepër gjasa që shumë referenca të kohës së Shekspirit, si ajo e Francis Meresit më 1598, kanë kuptimin e asaj që ata thonë: se Shekspiri, aktor skene, pronar teatri dhe, po, grumbullues elbi, ishte një shkrimtar i njohur dhe i admiruar gjerësisht.

2. SHEKSPIRI KISHTE NJË FJALOR TË MADH UNIK

Një nga vëzhgimet më shpesh të përsëritura në lidhje me atë që bëri Shekspiri i madh është se ai zotëronte një fjalor të jashtëzakonshëm dhe një lehtësi të veçantë për të krijuar fjalë. Vlerësimet e gamës së fjalorit të Shekspirit nga 20,000 deri në 30,000 fjalë, në varësi se si ato janë numëruar (vlerësimet më të mëdha kanë tendencë për të numëruar numrat njëjës dhe shumës të fjalëve veç e veç). Deri pothuaj kohët e fundit, madje edhe dijetarët e shkëlqyer dhe me influencë si Stanley Wells e pranuan këtë mit. “Veprat e Shekspirit përdornin një fjalor jashtëzakonisht të madh,” shkroi Wells në vitin 2003, dhe “shumë nga këto fjalë ishin të reja për gjuhën.”

Kjo mund të tingëllojë si shumë, por pretendimet e “jashtëzakonshmërisë” kërkojnë kontekstin – i jashtëzakonshëm në krahasim me çfarë apo kë? Hugh Craig, një dijetar shekspirian ekspert në statistikat, kohët e fundit botoi një ese që analizon veprat e Shekspirit dhe ato të kolegëve të tij për të krahasuar sa të mëdhenj ishin fjalorët e shumicës së dramaturgëve të Rilindjes dhe sa fjalë kanë shpikur. Madhësia relative e fjalorit të Shekspirit u rendit pikërisht në mes – me John Webster në krye, Shekspiri në mes të Robert Greene e John lyly. Në mënyrë të ngjashme, në krahasim me Ben Jonsonin dhe Thomas Middletonin – të vetmit autorë korpusi i mbijetuar i të cilëve i afrohet Shekspirit në madhësi – Shekspiri ishte krejtësisht mesatar sa i përket se kush shpiku më shumë fjalë. Rezulton se reputacioni i Bardit për shumëllojshmërinë tronditëse gjuhësore dhe zgjuarsinë mbështetet në numrin e madh të shfaqjeve të tij që mbijetojnë sot – pothuajse dyfishi i çdo dramaturgu tjetër të kohës. Kjo falë përmbledhjes novatore të veprave të tij dramatike, të njohur si Folio e Parë, të përpiluara pas vdekjes në vitin 1623 nga ish-kolegët e tij dhe aktorë të tjerë, John Heminges dhe Henry Condell.

3. SHEKSPIRI ISHTE I PAARSIMUAR

First Folio përmban një poemë parathënie nga Jonsoni, rivali krijues dhe komercial i Shekspirit. Jonson e siguron dramaturgun e vdekur që reputacioni i tij artistik është i sigurt, “edhe pse dinte pak latinisht dhe më pak greqisht”. Ky koment, së bashku me faktin se Shekspiri nuk i ndoqi studimet universitare, është lexuar me nënkuptimin se Shekspiri ishte ose një autodidakt i shkëlqyer apo një mashtrim i njohur. Ai nuk ishte asnjëri nga këta. Megjithatë, ideja se Shekspiri kishte “pak ose aspak arsim” përsëritet pafundësisht nga dyshuesit e autorësisë e tij, dhe ai është përfshirë në listën e autodidaktëve të famshëm të Wikipedias.

Jonsonit, një neoclasicist njohur, latinishtja e Shekspirit mund t’i jetë dukur e pakët, por kjo nuk do të thotë se ai ishte i paarsimuar. Nëse arsimimi i tij ishte si ato të statusit të ngjashëm socio-ekonomik, Shekspiri mbase ndoqi Shkollën e Gramatikës së Lirë të mbretit në Stratford. Mjerisht, të dhënat e shkollës nuk kanë mbijetuar, por bazuar në regjistrat e shkollave të ngjashme, Shekspiri do të ketë studiuar gramatikë latine, retorikë dhe literaturë, tekste humaniste të Rilindjes dhe tekste klasike latine nga Ciceroni, Ovid, Seneka dhe Virgjili, ndër të tjera. Atij ndoshta do t’i jetë kërkuar të flasë latinisht në klasë, dhe të përkthente tekste latine në gjuhën angleze dhe pastaj përsëri në latinisht. Dramat e Shekspirit, veçanërisht “Dashuria e humbur ndaj punës” dhe “Gratë qejflie të Uindsorit” dramatizojnë jetën dhe mësimet e epokës së klasës së gjimnazit elizabetian, dhe vepra e tij gjithandej tregon një vetëdije të kurrikulumit të saj.

4. SHEKSPIRI ISHTE NJË ARTIST I VETMUAR

Ne zakonisht flasim për Shekspirin si një figurë e vetmuar (sigurisht kështu ne e antologjizojmë atë), madje edhe një me një veçori hyjnore, sipas argumentit me ndikim të Harold Bloomit se Shekspiri “shpiku [konceptin e] njeriut siç e njohim ne.”

Megjithatë, studiuesit kanë pranuar me kohë se bashkëpunimi ishte rregull në teatrin e hershëm modern, dhe jo përjashtim. Në të vërtetë, analiza gjuhësore e dramës nga Jonathan Hope sugjeron se Shekspiri ka bashkëpunuar me të paktën tre dramaturgë – John Fletcher, Thomas Middleton dhe George Wilkins – në së paku katër vepra: “Henry VIII” (ose “Gjithçka është e vërtetë”); “Dy kushërinj fisnikë”; “Timoni nga Athina”; dhe “Perikliu, princi i Tiros”.

Një arkiv botues i shekullit të XVII gjithashtu regjistron Shekspirin të ketë bashkëpunuar me Fletcherin në dramën e humbur “Cardenio”, bazuar në romanin e famshëm spanjoll “Don Kishoti”, nga Miguel de Cervantes. Në bazë të analizës stilistike dhe të shkrimit të dorës, shumë studiues gjithashtu besojnë se Shekspiri ka kontribuar disa faqe në një tjetër dramë, “Sir Thomas More”, e cila mbijeton në një dorëshkrim në pronësi të Bibliotekës Britanike. Përveç kësaj, si Simon Palfrey dhe Tiffany Stern kanë argumentuar se tekstet dramatike ishin rishikuar pak nga pak, bazuar në “pjesët” individuale të çdo aktori – fjalë për fjalë një pjesë e shkrimit. Produkti përfundimtar për këtë arsye do të ishte një bashkëpunim midis autorit, aktorit dhe profesionistëve të tjerë të përfshirë në prodhimin teatral.

5. POEZIA E DASHURISË E SHEKSPIRIT ËSHTË SHKRUAR PËR NJË GRUA

Filmi ftues i çmimit Oskar “Shakespeare in Love” portretizon Shekspirin duke i dërguar një gruaje aristokrate sonetet (tingëllimat) farfuritëse për t’ia shpallur dashurinë dhe admirimin e tij. Siç ka vënë në dukje Valerie Traub, megjithatë, filmi mbikëqyr faktin se 126 sonetet e para nga 154 sa ka Shekspiri ndoshta i drejtoheshin një të dashuri mashkull, “Z. WH “, të cilin botimi i parë i vitit 1609 e përmend si “frymëzuesi i vetëm i këtyre soneteve”. Në këto poezi janë disa nga vargjet më të famshme romantike në literaturën angleze, duke përfshirë: “Më lejo të mos pranoj pengesa ndaj martesës së mendjeve të vërteta” dhe, “A duhet të të krahasoj ty me një ditë vere?”

Në mënyrë interesante, Rilindja nuk i dha të njëjtin stigmatizim tërheqjes mashkull-mashkull të cilin gjeneratat e mëvonshme do t’ia jepnin. Në një ese me ndikim, Margreta de Grazia shkoi aq larg sa për të argumentuar se “skandali” origjinal i soneteve të Shekspirit ishin 28 poezitë drejtuar gruas pa emër të quajtur tradicionalisht “Zonja e Errët”. Lëkura e saj e errët, tha de Grazia, do të ketë qenë një pengesë shumë më e madhe për një romancë të pranueshme shoqërisht sesa gjinia e W.H.

E pranon dikush apo jo këtë hierarki të skandaleve, poezia e Shekspirit dëshmon për një kënaqësi dhe rehati erotike ndaj meshkujve çka e tejkalon atë shumë ndaj audiencës së tij të mëvonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat