Shuhet aktori i njohur shqiptar!

Kultura

Shuhet aktori i njohur shqiptar!

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:30
Lisenko Malaj

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj.

Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali. Linsenko ka lindur në vitit 1952 në qytetin e Vlorës. Një nga rolet më të spikatura ë Lisenkos ishte ai i Lonit në kinokomedine muzikore Karnavalet (1980) dhe më pas role me rëndesi në filmat Shpresa (1988) dhe Shpella e piratëve (1990).

Gjithashtu spikati edhe si regjisor i ri me të dhëna premtuese, të cilat u dëshmuan fillimisht në dokumentarin e tij të parë “Pranvera dy hapa pranë” (1985), fitues i çmimit të tretë në Festivalin VI të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe filmin e parë artistik “Tri ditë nga një jetë” (1986), për të mbërritur në filmin dramatik “Misioni përtej detit”, ku sillet një subjekt interesant nga koha e luftës, zbulimi dhe arrestimi i një tradhtari të arratisur në shtetin fqinj të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat