Një koleksion i poezive të papara nga Lou Reed do të publikohet për herë të parë në prill, shkruan Far Out Magazine.
Në datën që i bie të jetë ditëlindja e 76 e muzikantit të ndjerë amerikan, Lou Reed Archive njoftoi për publikimin e librit të parë të vet të titulluar “Do Angels Need Haircuts”, që përbëhet nga poezitë e tij të pabotuara nga 1970-1971.
Libri ishte shkruar pak pasi që Reed ishte larguar nga bendi legjendar “The Velvet Underground”.
Dy nga këto poezi, “Ne jemi populli” dhe “Buzëkuqi” janë tashmë në dispozicion në ueb-sajtin SoundCloud.