Pafundësisht ju dua

Kultura

Pafundësisht ju dua

Nga: Jan Kosova Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Për çdo ditë diçka të re të shkruaj kam tentuar
Sikur bora e bardhë në dimër që bie fjolla fjolla
Pak gjurmë në poezi të lë, as nuk jam munduar
Por lutëm çdo ditë unë, të mos kem lënë njolla.

Për çço ditë diçka të re të shkruaj kam tentuar
Sikur shiu i lehtë në pranverë, që bie pika, pika
Të pushoj me poezinë sa herë e kam menduar
Por nuk më lejoj dashuria, e nuk më lejoj lirika.

Për çdo ditë diçka të re të shkruaj kam tentuar
është dashuria dardane që më frymëzon mua
Dhe më frymëzon malli për bjeshkën e bekuar
Bukuria e luleve të mia, që pafundësisht i dua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat