“Tre gjermanët e trashë” rikthehen në ekranin televiziv"

Kultura

“Tre gjermanët e trashë” rikthehen në ekranin televiziv"

Më: 6 mars 2018 Në ora: 15:24
Aktoret: Kushtrim Sheremetit, Fisnik Ademi dhe Lirak Çelaj,

Kasta e aktorëve të shfaqjes “Tre gjermanët e trashë”, janë bërë përsëri bashkë për të sjellë në ekranin televiziv sërish serialin e famshëm.

Nën direktivat e regjisorit Florent Mehmeti kjo shfaqje e cila ka vite që është shndërruar në produksion televiziv, do të sjellë episodet e saj të reja në Radio Televizion e Kosovës.

“Tre gjermanët e trashë” ka qenë dhe mbetet një nga serialet më të suksesshme televizive të Kosovës.

Episodet e reja do bëjnë së bashku aktorët Kushtrim Sheremetit, Fisnik Ademi dhe Lirak Çelaj, Adrian Morina, Arta Selimi. Lajmin për rifillimin e këtij seriali për KultPlus e ka konfirmuar vet regjisori Florent Mehmeti, i cili ka thënë se deri më tani edhe aktorët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë në përgatitje të nisjes së xhirimeve, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ju rikujtojm disa nga rolet: Naser Rafuna (Gania), Flutura Zeneli (Mimoza), Lirak Çelaj (Piteri), Ard Islami (Ukshini), Ardian Morina (Hekurani), Kushtrim Sheremeti (Hansi), Fisnik Ademi (Brigeli).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat